Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë e ka nisur ditën me një postim në adresë të shqiptarëve që kërkojnë të pajisen me një vizë emigruese drejt SHBA-ve.
Ambasada shkruan në rrjetin social se ata që janë aplikues të vizës duhet të dërgojnë dokumentat duke i ngarkuar në llogarinë e tyre, e më pas dy javë përpara takimit me përfaqësuesit e ambasadës, do duhet të dërgojnë me postë dokumentet origjinale në sektorin konsullor.
Për më tepër lexoni postimin e Ambasadës së SHBA-ve:
Jeni aplikant për vizë imigruese?
Për shumicën e kategorive të vizave, NVC do t’ju kërkojë t”ia dërgoni dokumentet elektronikisht (të cilat gjenden këtu ???? http://nvc.state.gov/) duke i ngarkuar ato në llogarinë tuaj ???? https://bit.ly/2Fv0GHE
Dy javë përpara takimit tuaj, ju duhet të dërgoni me postë të shpejtë dokumentet origjinale (https://bit.ly/2DXPLHW) në Sektorin Konsullor