fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 16 February, 2019 21:29 Zaev: Mbështesim edhe ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi, por në vendin tonë s’do të ndodhë një gjë e tillë
  • 16 February, 2019 21:26 FSK-ja parakalon për herë të parë si Ushtri për festën e 11 vjetorit të Pavarësisë
  • 16 February, 2019 21:15 Jahjaga i flet Ivanka Trumpit për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë
  • 16 February, 2019 21:12 “11 vjet pauzë”, ironizohet me llogon e 11-vjetorit
  • 16 February, 2019 21:09 New York-u mbulohet me flamuj të Kosovës
  • 16 February, 2019 20:55 Ministri britanik: Nuk do ta braktisim Ballkanin..
  • 16 February, 2019 20:51 Ky është mesazhi i obeliskut “NEWBORN” në 11 vjetorin e Pavarësisë
  • 16 February, 2019 20:48 Specialja bën veprim të pazakontë, tërheq ‘urdhrin’ për ish-komandantin e UÇK’së
  • 16 February, 2019 20:45 Biden kërkon unitet për dialogun
  • 16 February, 2019 20:42 Haradinaj kërkon përkrahjen e SHBA-sa për konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
Balaj: Telekomi s’ka gjasa të falimentoj, kriza do të tejkalohet (VIDEO)
25 October, 2018

Është fare e lehtë që Telekomi i Kosovës,  të dal nga kriza në të cilën gjendet dhe se tashmë ka filluar një strategji e uljes së qirave dhe shkurtimit të marketingut. Kështu të paktën beson kryetari i Sindikatës së Telekomit të Kosovës Lamih Balaj.

 

Balaj:Telekomi s'ka gjasa të falimentoj, kriza do të tejkalohet

Balaj:Telekomi s'ka gjasa të falimentoj, kriza do të tejkalohetLamih Balaj

Gepostet von informatat.com am Donnerstag, 25. Oktober 2018

Balaj në një intervistë për Informatat.com thotë se ata si sindikatë, janë të shqetësuar me gjendjen në Telekom, por se kjo kompani megjithëse gjendet në një gjendje jo të mirë, ajo nuk mund të falimentoj.

“Telekomi nuk po falimenton. Telekomi nuk është një kompani e cila falimenton. Është një kompani e cila i ka mbi 2300 punëtor të punësuar. I mban 2300 familje, i ka dhënë milionat Republikës së Kosovës, është tatim pagues me i rregullt në Administratën Tatimore të Kosovës edhe nuk falimenton. Sepse me falimentu Telekomi i Kosovës, falimenton vetë Republika e Kosovës. Sepse të gjitha institucionet shtetërore, janë të lidhura me Telekomin e Kosovës”, thotë ai.

Ndërsa pohon se gjendja jo e mirë në Telekom, ka ardhur si pasojë e konkurrencës jo lojale në treg. Nërkaq beson që kësaj çështje mund t’i japin zgjidhje, vetëm organet e drejtësisë.

“Unë besoj se Telekomit jolojaliteti, konkurrenca jo lojale në treg e operatoreve të ndryshëm, e ka pru në këtë gjendje. Sidomos atë që e kemi thënë në vazhdimësi e operatorit tonë virtual Z mobile, e cila ka punuar jo në mënyrë të rregullt dhe këtu është fajtor shteti, sidomos është Autoriteti Rregullativ, i cili është dashur me kohë me pa se çfarë është duke ndodhur. Sepse nuk ka askund në botë që një kompani e cila shet produkte për ty, të dal në treg dhe t’i zbres çmimet me lirë se sa ti. Do të thotë se është një punë e pështjelltë, të cilës mund t’i japin zgjidhje vetëm organet e drejtësisë”, ka thënë ai.

Ndërkaq thekson se në shkatërrimin e Telekomit, janë të involvuar njerëzit e institucioneve shtetërore.

“Është dikasteri i zhvillimit ekonomik ai i cili është dashur të jep përgjegjësi para opinionit publik, para Qeverisë, para Parlamentit. Sepse ai është dikaster i cili e udhëheq Telekomin e Kosovës. Aty e ka bordin  e ka menaxhmentin dhe përgjegjësi duhet të jep ai. Sigurisht është edhe faktori njeri, por atë faktorin njeri duhet me ndal dikush. Kush ia ka dhënë kompetencat atij faktori njeri. Kush e ka pru deri te ajo, kush ka lejuar të nënshkruhen ato kontrata, të cilat na kanë dëmtuar neve në vazhdimësi…Pak a shumë janë të involvuar sigurisht edhe njerëzit e institucioneve shtetërore në shkatërrimin e Telekomit”, thotë ai..

Balaj po ashtu pohon se shumë shpejt, do të duhej të hyjë në fuqi  kodi 383, e jo të shtyhet ne afat të pacaktuar, sepse këto mjete derdhen në xhirollogari të dikujt.

“Ne e dimë që kemi paguar miliona euro Monako Telekomit për shfrytëzim të 377. Ndërsa nëse hyn në fuqi 383 unë po u them nga kodi ndërkombëtar Telekomi do t’i shpëtoj dikund 20 milion të hyra gjatë vitit. Një mënyrë tjetër e strategjisë është ajo që investimet kapitale të përqendrohen ne avancimin e teknikes së re”, ka thënë ai./Informatat.com/

 

Lexo të ngjajshme

Vetëvendosja sot tenton shkarkimin e Dërgutit
Kurti: Shqipëria dhe Kosova, të ndërtojnë BE-në brenda vetes
SBAShK me ‘ultimatum’ për Qeverinë, paralajmëron grevë në...
Kërkohet pension jetësor për familjet e personave që vdesin në vendin ...
Haradinaj e kualifikon si borxh ndaj dëshmorëve mbrojtjen e kufijve pr...
Edhe ministri Tahiri shprehet kundër projektligjit për pagat
Isa Mustafa deklaron se ende ka nevojë për rehabilitim
VV: Qeveri e skandaleve e cila degradoi ekonominë e vendit
Supermenët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike
Topalli kërkon votimin e mocionit për evitimin e pritjeve të gjata të ...
Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizim
A po e shkelë Kosova marrëveshjen e CEFTA-s?
« Previous Post
Next Post »
Opinione
Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!
14 February, 2019 13:43

Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!

Soros: “BE duket si Bashkimi Sovjetik në 1991, në prag kolapsi”
14 February, 2019 13:41

Soros: “BE duket si Bashkimi Sovjetik në 1991, në prag kolapsi”

Lifestyle
Këto janë arsyet pse disa njerëz e kanë më të vështirë të gjejnë dashurinë
15 February, 2019

Këto janë arsyet pse disa njerëz e kanë më të vështirë të gjejnë dashurinë

Ka disa persona që për një arsye apo një tjetër e kanë shumë të vështirë të gjejnë dashurinë, ose dhe

Lajmet e fundit
  • Zaev: Mbështesim edhe ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi, por në vendin tonë s’do të ndodhë një gjë e tillë 16 February, 2019
  • FSK-ja parakalon për herë të parë si Ushtri për festën e 11 vjetorit të Pavarësisë 16 February, 2019
  • Haradinaj s’ndryshon qëndrim për taksën, thotë se Serbia nuk duhet ta kushtëzojë dialogun 16 February, 2019
  • Jahjaga i flet Ivanka Trumpit për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë 16 February, 2019
  • “11 vjet pauzë”, ironizohet me llogon e 11-vjetorit 16 February, 2019
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 49 306 308
Impresum
Scroll to top