fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 19 February, 2019 17:54 Bilall Sherifi i bën një propozim LDK-së për të hyrë në Qeveri
  • 19 February, 2019 17:51 Këshilli Atlantik: Zgjidhje për Kosovën, sipas modelit Greqi-Maqedoni Veriore
  • 19 February, 2019 17:27 Gjashtë muaj burgim e 500 euro gjobë për gruan që ndihmoi të bijën dhe mbesën në prostitucion
  • 19 February, 2019 17:24 Vuçiq: Kosova ka një mbështetje të fshehtë për taksën, në Amerikë dhe në Evropë
  • 19 February, 2019 17:06 Hasmëria Elshani-Kelmendi në Pejë, biseda private zbulon se u dërguan njerëz të kryejnë vrasje me pagesë
  • 19 February, 2019 16:55 Lluka ndan mirënjohje për minatorët e Trepçës
  • 19 February, 2019 16:49 “U qyqe”, ishte reagimi i Haradinaj kur pyetet për Halil Matoshin
  • 19 February, 2019 16:33 Berisha në Kroaci, pro thellimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë
  • 19 February, 2019 16:29 Komisioni hetimor s’ka kujt t’ia paraqesë raportin për dëbimin e shtetasve turq
  • 19 February, 2019 16:19 Vetëvendosje kundër një qeverie gjithëpërfshirëse, thotë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
Bekim Jashari: Vendi ka nevojë për parti të tjera
2 November, 2018

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, tha se të gjithë atyre që u kemi dhënë votën dhe nuk kanë përmbushur premtimet është koha që tu japim ndëshkimin e merituar.

Sipas tij nëse është nevojë për të bërë parti të re, ai do e shqyrtojë.

Jashari bëri me dije se shpejt nuk do të ketë parti. “Nuk frikësohem nga askush. Mbetet të shihet. E kam thënë publikisht se as PDK-së dhe as partive tjera nuk do të i bashkohem. Nuk do ta ngjyrosë as emrin tim e as të familjes time. Ka nevojë për parti të tjera”, deklaroi ai.

“Ka pasur zëra që familja Jashari të mos kyçet, ne jemi njëjtë si qytetarë. Pse të mos interesohemi si familjen Jashari që kanë dhënë 20 anëtarë të familjes për Kosovë. Kërkesat e nevojat e qytetarëve janë këtu ku jam. As para luftës, as gjatë luftës dhe pas luftës nuk mund të na imponojë se çka të bëjmë. Është situatë e njëjtë sikur para një viti për pakënaqësitë e qytetarëve të vendit për situatën aktuale”, tha ai. “Është koha për të punuar e ndërtuar këtë vend, ky vend ka nevojë për punë. Skenderaj ka nevojë për fabrika. Rinia sot bisedon si me ik prej Kosove, sot është për keqardhje që rinia të diplomuar, sot don me ik prej vendit, ata janë të pa punë. Ka njerëz me mastarë, e me doktoraturë që janë të pa punë. Duhet të bëhet shumë punë që të ndërtojmë këtë vend me zhvillim ekonomik. Ne duhet të krijojmë vende punë. Situata është krijuar e atillë e kemi arritur në këtë punë të gjithë bashkërisht. Ne jemi ata që i kemi dhënë votës politikës. Mundemi t’i ndëshkojnë me votë, nëse sot i votojmë ata, pasnesër nuk duhet të u japim prapë votën”, tha Jashari në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Për ndëshkimin që duhet të u japim politikanëve, sipas tij qytetarët e Kosovës duhet të mendojnë. “Ka mbaruar koha të thirremi vetëm në ta kaluarë, është koha që të jetësojmë amanetin e dëshmorëve, kjo arrihet me punë. Dëshmorët janë harruar”, tha Jashari. Ai ka folur edhe për funksionimin e Komunës së Skenderaj. Sipas tij në Skenderaj ka shumë probleme.

Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari ka vlerësuar se ka raporte shumë të mira me nivelin qendror të PDK-së, por jo me atë lokal. “Të jam i sinqertë, këtu me degën e Skenderajt nuk i kemi mirë raportet. Besoj se do të tejkalohen me kalimin e kohës. Edhe ata e kanë vështirë të pajtohen se 20 vite pas luftës këtu të mos e kenë këtë komunë. Ka individ që nuk po pajtohen duke i nisur me kryetarin e Degës. Me kryetarin Degës Sami Lushtakun kam raporte të mira private. Duhet të kuptojnë të gjithë se Bekimi nuk ka hyrë këtu për inate, por port të mirën e vendit”, tha Jashari.

Për liderin PDK-së, Kadri Veseli dhe mundësinë që ai të kyçet në pajtim në Skenderaj, Jashari vlerësoi se ai ka pak të vështirës. “Këtu në Drenicë është pak më ndryshe, nuk ka përfunduar koha e komandantëve, por duhet të përfundoj koha e keqpërdorimin e komandantëve dhe uniformën e luftës së UÇK-së”, tha ai.

Kurse për idenë e korrigjimit të kufirit ndërmjet Kosovës e Serbisë, të ideuar nga Hashim Thaçi, i pari i Skenderajt tha se Kosova ka derdhur shumë gjak. Sipas tij të gjithë duhet së bashku të bisedojmë dhe të përmbyllim problemin me Serbinë. “Populli në dy anë, në Kosovë e Serbi janë lodhur nga politika. Nuk ka shqiptarë që nuk e don Preshevën”, tha ai. Sipas tij presidenti duhet të sqaroj këtë ide. “Nëse nuk ka arritje të marrëveshjes, duhet të ketë edhe referendum”, pohoi ai.

Lexo të ngjajshme

Kryesia e LDK-së bën homazhe në Prekaz dhe viziton Familjen Jashari
Jovanoviq: Korrigjimi i kufijve kërcënon sigurinë në Ballkan
Kurti: Haradinaj i frikësohet Thaçit, e di se ai ia rrezikon karrigen ...
Dy degë të kësaj partie do t’i bashkohen protestës së VV-së
Veseli uron Engel për postin në Kongresin Amerikan
Gashi: Bashkëpunimi ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor ngushton ...
Kuvendi mban seancë plenare
USAID-i vazhdon mbështetjen për Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë...
Kështu duket veriu i Mitrovicës, pak orë para ardhjes së Vuçiqit
Sot në KS të OKB-së debat për Ushtrinë e Kosovës
Nesër “flet”diaspora në Kuvendin e Kosovës
pistat ku po dyshohet të jenë policët e zhdukur nga dje (FOTO)
« Previous Post
Next Post »
Opinione
Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!
14 February, 2019 13:43

Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!

Soros: “BE duket si Bashkimi Sovjetik në 1991, në prag kolapsi”
14 February, 2019 13:41

Soros: “BE duket si Bashkimi Sovjetik në 1991, në prag kolapsi”

Lifestyle
Gjendet diamanti i rrallë 300 milionë vjeçar, është në formë zemre
19 February, 2019

Gjendet diamanti i rrallë 300 milionë vjeçar, është në formë zemre

Një diamant i rrallë në formë zemre është zbuluar në Rusi. Diamanti u gjet në fund të muajit janar në

Lajmet e fundit
  • Bilall Sherifi i bën një propozim LDK-së për të hyrë në Qeveri 19 February, 2019
  • Këshilli Atlantik: Zgjidhje për Kosovën, sipas modelit Greqi-Maqedoni Veriore 19 February, 2019
  • Mos i qëndroni afër shporetit të druve, mund t’ua shkaktojë këtë sëmundje mendore 19 February, 2019
  • Tahiri: Ligji për Qeverinë duhet t’i zvogëloj ministritë 19 February, 2019
  • Kosova do të hapë ambasada në Tajlandë, Bangladesh, Kolumbi dhe Ganë 19 February, 2019
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 49 306 308
Impresum
Scroll to top