Me dy golat e tij në stadiumin Cornella-El Prat mbrëmë, sulmuesi francez ka arritur në shënimin e 207 golave duke u barazuar me legjendën e klubit spanjoll, meksikanin Hugo Sanchez.
Karim Benzema është hyrë në histori të Real Madridit me dy golat e tij mbrëmë kundër Espanyolit. Sulmuesi francez tani ka shënuar 207 gola në fanellën e Real Madridid dhe është barazuar më sulmuesin e gjashtë më të mirë në histori të klubit, meksikanin Hugo Sanchez. Lojtarët që janë para Benzemës janë: Puskas (242 goals), Santillana (290), Di Stéfano (307), Raúl (323) dhe Cristiano Ronaldo (450).
Benzema luajti njërën prej ndeshjeve të tij më të mirë në fanellë të Real Madridit mbrëmë në kryeqytetin katalunas. Ai jo vetëm që shënoi dy herë por ishte zemra kreative e skuadrës së Solarit ku kompletoi 54 pasime, statistika më e lartë e pasimeve të tij prej që ka ardhur në Spanjë. Shokët e tij të skuadrës u ngutën për ta lavdëruar paraqitjen e sulmuesit me Lucas Vazquez që ishte i pari ku tha: “Benzema është numri 9 më i mirë në botë”, transmeton GazetaExpress. Lojtari i lindur në Lyon deri me tani ka shënuar 15 herë në të gjitha garat dhe është vetëm dy gola më pak se Cristiano në Juventus që ka shënuar 17. “Larimi është një lojtarë jashtëzakonisht bujar pasi që luajti për ne edhe pse kishte një dhimbje të madhe në gishtin e tij”, tha pas ndeshjes trajneri i Madridit, Santi Solari.
Real Madridi me në fund ka gjetur ritmin e tyre këtë sezon me Vinicius që me paraqitjet e fundit bashkë me Benzeman kanë rritur shkallën dhe besimin përgjatë hirarkisë së Santiago Bernabeu, pasi që më parë ishin indiferent. #Bezema ishte një thurje që u bë trend mbrëmë në Spanjë dhe ishte e katërta në botë në rrjetin social Tëitter. Mënyra e lojës së Benzemas dhe kjo lojë e tij vjen në një kohë të duhur, para dy ndeshjeve shumë kruciale të Los Blancos kundër Ajaxit në shkurt.