Projektligji për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme po diskutohet në Seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.
Deputeti Hajdar Beqaj nga PDK tha se për këtë projektligj nuk është diskutuar fare në Komisionin për Legjislacion, i cili ka kryetare deputeten e VV-së, Albulena Haxhiu.
“Në komision për legjislacion nuk ka pas ndonjë vullnet me diskutu për këtë projekt ligj, kryetarja me gjet në koridor shkresa i shtin në rend dite”, ka thënë Beqaj.
Më tej, ai ka thënë se në këtë projektligj qeveria nuk ka bërë shumë ndryshime.
” Nuk ka ndonjë ndryshim esencial në ligj. Risitë e këtij ligji është ndryshimi i rokonstrukturuar i dhomës së posaçme, është shuar komptenca e kryetarit të dhomës së posacme, duke ia kaluar gjithë kompetencat kryetarit të gjykatës”, ka thënë Beqaj.