Vrasja e Oliver Ivanovicit dhe moszbardhja e këtij rasti nxiti komentime ne Beograd e Prishtinë.
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se autoritetet e Prishtinës duhet të përgjigjen në pyetjen se kush e vrau Oliver Ivanoviqin për shkak se ata janë duke e hetuar rastin, transmeton Informatat.com.
Sipas tij, hetimet po kryhen në Prishtinë dhe llogari duhet të kërkohet vetëm nga organet e Prishtinës dhe gjithashtu nga BE-ja.
Sa i përket deklaratës së zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj se Beogradi nuk po bashkëpunon në hetim dhe po e fsheh përgjigjen se kush e ka vrarë Ivanoviqin, Daçiq ka thënë për mediat e Beogradit se ai është larguar nga paraburgimi para vrasjes në të cilën ‘e vendosën shqiptarët e Kosovës’.
Hoxhaj dje deklaroi se vrasja e Ivanoviqit ka rrënjët në politikën destruktive të Serbisë dhe përgjigjet për të fshihen në Beograd, duke i reaguar kështu ministrit të Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq i cili akuzoi institucionet kosovare për mosbashkëpunim rreth ndriçimit të këtij rasti.
Oliver Ivanovic u vra më 15 janar 2018 para selisë së tij në Mitrovicë./Informatat.com/