fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 16 February, 2019 21:29 Zaev: Mbështesim edhe ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi, por në vendin tonë s’do të ndodhë një gjë e tillë
  • 16 February, 2019 21:26 FSK-ja parakalon për herë të parë si Ushtri për festën e 11 vjetorit të Pavarësisë
  • 16 February, 2019 21:15 Jahjaga i flet Ivanka Trumpit për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë
  • 16 February, 2019 21:12 “11 vjet pauzë”, ironizohet me llogon e 11-vjetorit
  • 16 February, 2019 21:09 New York-u mbulohet me flamuj të Kosovës
  • 16 February, 2019 20:55 Ministri britanik: Nuk do ta braktisim Ballkanin..
  • 16 February, 2019 20:51 Ky është mesazhi i obeliskut “NEWBORN” në 11 vjetorin e Pavarësisë
  • 16 February, 2019 20:48 Specialja bën veprim të pazakontë, tërheq ‘urdhrin’ për ish-komandantin e UÇK’së
  • 16 February, 2019 20:45 Biden kërkon unitet për dialogun
  • 16 February, 2019 20:42 Haradinaj kërkon përkrahjen e SHBA-sa për konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
Delegacioni i Kosovës në Beograd kërkon 1648 personat e zhdukur
27 October, 2018

Sot, në Beograd, nën organizimin dhe udhëheqjen e Fabien Bourdier-koordinator rajonal i KNKK-së (Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq), u mbajt sesioni i 48-të në mes Delegacionit të Republikës së Kosovës dhe Delegacionit të Serbisë, për çështjen e personave të zhdukur.

Në emër të përfaqësuesve të familjeve nga Krusha e Madhe ka folur Selami Hoti, i cili kërkoj ndriçimin sa më të shpejtë të fatit dhe vendndodhjes edhe të 1648 personave të zhdukur të tjerë.

“Për të parë nga afër zhvillimet e takimeve, por edhe për të dhënë kontributin tonë si familjarë, meqë pa dyshim që rezultatet e deritanishme sado të pakta që janë, nuk do të ishin edhe pa angazhimin e vazhdueshëm të familjeve. Megjithatë së bashku me ftesën, iu na keni dhënë edhe përgjegjësi shtesë ndaj mijëra familjeve që edhe pas 20 viteve, presim përgjigje për fatin e më të dashurve të tyre, presin rezultate edhe nga ky takim”, u shpreh ai, përcjellë Indeksonline.

Hoti tregoj se fshati prej nga vjen është pikërisht vendi nga vjen veprimtari, Ukshin Hoti fati i të cilit nuk dihet ende.

“Unë vij nga Krusha e Madhe, fshat i të madhit Ushkin Hoti, jo rastësisht e potencova profesorin me që përkunder përpjekjeve dhe përgjigjeve deklarative që nga viti 2005, që kur ka filluar të funksionoi ky mekanizëm, ende nuk dihet asgjë për fatin dhe vendndodhjen e tij. Mungesa e përgjigjes për profesorin Hoti, jo vetëm që vazhdon të rëndoi gjendjen e familjes Krushiane, por edhe mbarë popullit të Kosovës. Por është edhe një venitje për familarët e përsonave të tjerë të zhdukur, sepse nuk arrihet të mësohet për Hotin, duke i ditur me emra dhe mbiemra përgjegjësit, apo personat zyrtarë të Burgut të Dubravës, ata që qëndrojnë pas rrëmbimit të zhdukjes së tij”.

Hoti në emër të familjarëve të përsonave të zhdukur ka kërkuar nga institucionet e Serbisë, që të jenë më bashkëpunues dhe mbi të gjitha kërkoi që Bashkësia Ndërkombëtare të shtojë trysninë ndaj autoritarëve.

“Është obligimi ynë që të kërkojmë një të drejtë elementare, është pjesë e jetë sonë të përditrshme, është oblirigm i juaji të na përgjigjeni. Është obligim i ndërkombëtarëve që të na përkrahë dhe në këtë rast po apostrofojë se; krimet gjatë luftës në rrëmbimin e popullatës civile për së gjalli dhe si dhe rrëmbimi i kufomave të varrosura për ta sanuar terrenin, respektivisht humbjen e gjurmëve të krimit, është kryer në kundërshtim me dispozitat e një varg aktesh ndërkombëtare. Në përmbledhje të kërkesave të familjarëve ne edhe sot ashtu si dje s’po kërkojmë asgjë më shumë se sat ë mësojmë për fatin e më të dashurve dhe drejtësi si dhe të dënohen ata që kanë kryer këto akte makabre”,përfundoi Hoti në Beograd.

Ky organizim u bë nën angazhimin e z.Ibrahim Makolli-Kryetar i Delegacionit të Kosovës, z. Prenkë Gjetaj-Kryetar i Komisionit për Persona të Zhdukur, z.Kushtrim Gara- Udhëheqës i Njësisë së Komisionit, z. Arsim Gërxhaliu-Drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore, dhe z.Sali Muhaxheri-familjarë dhe bashkëpjesëmarrës në prezantimin e kërkesave të famileve në këtë takim.

 

Lexo të ngjajshme

Vuçiq kërkon garanci nga BE për marrëveshjen me Kosovën
Qeveria deklarohet për ultimatumin e Amerikës për heqjen e taksës
Janjiq: Provokimet e shqiptarëve, për të amortizuar para publikut dësh...
Shtohet numri i personave që heqin dorë nga nënshtetësia e Kosovës...
Britania: Thirrjet për rihartimin e kufijve, destabilizuese
“Danas”: Plani për ‘ridefinim’ të kufirit mes Serbisë e Kosovës ekzist...
Selimi për PSD-në: S’mund të flasin në emër të votuesve të braktisur...
Gjermania frenon azilkërkuesit
Bytyqi: Bashkëpunimi me IOWA po fuqizohet çdo ditë
Dënimet nuk e ndalin flamurin shqiptar në Luginë
Liderët e partive politike nuk i bashkon më as shoqëria civile
Ja pse marrin kredi kosovarët në Zvicër
« Previous Post
Next Post »
Opinione
Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!
14 February, 2019 13:43

Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!

Soros: “BE duket si Bashkimi Sovjetik në 1991, në prag kolapsi”
14 February, 2019 13:41

Soros: “BE duket si Bashkimi Sovjetik në 1991, në prag kolapsi”

Lifestyle
Këto janë arsyet pse disa njerëz e kanë më të vështirë të gjejnë dashurinë
15 February, 2019

Këto janë arsyet pse disa njerëz e kanë më të vështirë të gjejnë dashurinë

Ka disa persona që për një arsye apo një tjetër e kanë shumë të vështirë të gjejnë dashurinë, ose dhe

Lajmet e fundit
  • Zaev: Mbështesim edhe ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi, por në vendin tonë s’do të ndodhë një gjë e tillë 16 February, 2019
  • FSK-ja parakalon për herë të parë si Ushtri për festën e 11 vjetorit të Pavarësisë 16 February, 2019
  • Haradinaj s’ndryshon qëndrim për taksën, thotë se Serbia nuk duhet ta kushtëzojë dialogun 16 February, 2019
  • Jahjaga i flet Ivanka Trumpit për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë 16 February, 2019
  • “11 vjet pauzë”, ironizohet me llogon e 11-vjetorit 16 February, 2019
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 49 306 308
Impresum
Scroll to top