fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 19 February, 2019 17:54 Bilall Sherifi i bën një propozim LDK-së për të hyrë në Qeveri
  • 19 February, 2019 17:51 Këshilli Atlantik: Zgjidhje për Kosovën, sipas modelit Greqi-Maqedoni Veriore
  • 19 February, 2019 17:27 Gjashtë muaj burgim e 500 euro gjobë për gruan që ndihmoi të bijën dhe mbesën në prostitucion
  • 19 February, 2019 17:24 Vuçiq: Kosova ka një mbështetje të fshehtë për taksën, në Amerikë dhe në Evropë
  • 19 February, 2019 17:06 Hasmëria Elshani-Kelmendi në Pejë, biseda private zbulon se u dërguan njerëz të kryejnë vrasje me pagesë
  • 19 February, 2019 16:55 Lluka ndan mirënjohje për minatorët e Trepçës
  • 19 February, 2019 16:49 “U qyqe”, ishte reagimi i Haradinaj kur pyetet për Halil Matoshin
  • 19 February, 2019 16:33 Berisha në Kroaci, pro thellimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë
  • 19 February, 2019 16:29 Komisioni hetimor s’ka kujt t’ia paraqesë raportin për dëbimin e shtetasve turq
  • 19 February, 2019 16:19 Vetëvendosje kundër një qeverie gjithëpërfshirëse, thotë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
Dy të vdekur në Klinikën Infektive nga gripi sezonal
22 January, 2019

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, dy pacientë në Klinikën Infektive, kanë vdekur si pasojë e prekjes nga gripi Influenca A.

“Sot më 22.01.2019 nga Klinika Infektive janë raportuar dy raste vdekjesh me Influenca A, një prej tyre me subtipin AH1pdm09. Pacientet kanë pasur sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator dhe nuk ka qenë të vaksinuar me vaksinën e gripit sezonal”, thotë IKSHP-ja në njoftimin për media.

Ky institut thotë se është duke e përcjellë me vëmendje ecurinë epidemiologjike të gripit sezonal në tërë territorin e Kosovës duke intensifikuar punën në terren.

Nga 1 tetori 2018 deri sot, në IKSHP thonë se janë raportuar gjithsej 18.736 raste të dyshimta në grip, 3.233 raste me infeksione respiratore akute dhe 19 raste me infeksione të rënda respiratore akute.

Rastet raportohen nga të gjitha komunat e Kosovës. Numri më i madh i rasteve raportohet nga komunat Prishtinë, Prizren dhe Podujevë, por asnjëra nuk e kalon pragun epidemik.

Gjatë javës së 2-të (07.01.2019-13.01.2019) janë raportuar 1.617 raste ILI dhe 319 raste ARI dhe 3 raste SARI.

“Në laboratorët e Qendrës kombëtare të gripit – IKSHPK janë testuar gjithsej 127 mostra të dyshimta në grip, prej tyre 19 raste rezultojnë pozitive në Influencën tip A. Nga 19 raste pozitive në 3 mostra është bërë subtipizimi dhe i takojnë subtipit AH1pdm09”, thotë IKSHP-ja.

Në Klinikën Infektive, Klinikën e Pediatrisë dhe spitalet rajonale gjatë 24 orëve të fundit janë hospitalizuar 7 raste me Dg. Bronchopneumonia (ARI).

“Instituti Kombëtar tashmë ka dhënë rekomandime të duhura profesionale, që qytetarët të kenë kujdes dhe të mos dalin gjatë në ambiente të ftohta, të mos qëndrojnë në lokale të mbyllura me dendësi të madhe të njerëzve, dhe të përdorim sa më shumë lëngje të nxehta dhe vitamina. Ministria e Shëndetësisë tashmë ka siguruar sasi të mjaftueshme të vaksinave që nga 1 tetori 2018 dhe janë distribuuar nga IKSHPK në çdo QKMF në Kosovë andaj qytetarët e moshuar dhe me sëmundje kronike rekomandohen që të vaksinohen”, thotë IKSHP-ja.

Aktualisht situata epidemiologjike është nën kontroll sa i përket gripit sezonal, por me gjendjen aktuale klimatologjike që po mbretëron në Kosovë, ekziston mundësia e rritjes së rasteve./Koha/

Lexo të ngjajshme

Minatorët paralajmërojnë grevë të përgjithshme
Vuçiq: nëse arrihet marrëveshja me Kosovën, serbët do të kenë më shumë...
Thaçi: Me intervenimin e NATO-s, Kosova hyri në epokë historike
Makolli: Tryeza e VV-së humbje kohe (VIDEO)
Deklarata e Pavarësisë sivjet viziton 7 qendrat kryesore të Kosovës...
Punëtorët e Postës pa paga, ‘fajtore Qeveria’
“Haradinaj është ushtrues detyre i kryeministrit”
Sërish tërmet në Tiranë
Ministria e Zhvillimit Rajonal harxhoi 4336 euro për 5 telefona mobilë...
Edhe Ischinger kundër ndryshimit të kufijve: Mos e hapni kutinë e Pand...
Funksionimi i jashtëligjshëm i detektivëve privatë në Kosovë
Sot Kryesia vendos për debatin rreth turqëve të ekstraduar
« Previous Post
Next Post »
Opinione
Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!
14 February, 2019 13:43

Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!

Soros: “BE duket si Bashkimi Sovjetik në 1991, në prag kolapsi”
14 February, 2019 13:41

Soros: “BE duket si Bashkimi Sovjetik në 1991, në prag kolapsi”

Lifestyle
Gjendet diamanti i rrallë 300 milionë vjeçar, është në formë zemre
19 February, 2019

Gjendet diamanti i rrallë 300 milionë vjeçar, është në formë zemre

Një diamant i rrallë në formë zemre është zbuluar në Rusi. Diamanti u gjet në fund të muajit janar në

Lajmet e fundit
  • Bilall Sherifi i bën një propozim LDK-së për të hyrë në Qeveri 19 February, 2019
  • Këshilli Atlantik: Zgjidhje për Kosovën, sipas modelit Greqi-Maqedoni Veriore 19 February, 2019
  • Mos i qëndroni afër shporetit të druve, mund t’ua shkaktojë këtë sëmundje mendore 19 February, 2019
  • Tahiri: Ligji për Qeverinë duhet t’i zvogëloj ministritë 19 February, 2019
  • Kosova do të hapë ambasada në Tajlandë, Bangladesh, Kolumbi dhe Ganë 19 February, 2019
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 49 306 308
Impresum
Scroll to top