fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 16 February, 2019 21:29 Zaev: Mbështesim edhe ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi, por në vendin tonë s’do të ndodhë një gjë e tillë
  • 16 February, 2019 21:26 FSK-ja parakalon për herë të parë si Ushtri për festën e 11 vjetorit të Pavarësisë
  • 16 February, 2019 21:15 Jahjaga i flet Ivanka Trumpit për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë
  • 16 February, 2019 21:12 “11 vjet pauzë”, ironizohet me llogon e 11-vjetorit
  • 16 February, 2019 21:09 New York-u mbulohet me flamuj të Kosovës
  • 16 February, 2019 20:55 Ministri britanik: Nuk do ta braktisim Ballkanin..
  • 16 February, 2019 20:51 Ky është mesazhi i obeliskut “NEWBORN” në 11 vjetorin e Pavarësisë
  • 16 February, 2019 20:48 Specialja bën veprim të pazakontë, tërheq ‘urdhrin’ për ish-komandantin e UÇK’së
  • 16 February, 2019 20:45 Biden kërkon unitet për dialogun
  • 16 February, 2019 20:42 Haradinaj kërkon përkrahjen e SHBA-sa për konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
Edhe LDK me fjalë të mëdha, zëdhënësi i saj thotë se nuk e votojnë buxhetin
29 January, 2019

Kryeministri Haradinaj beson se LDK do t’ia votojë buxhetin, ndërsa partia e Isa Mustafës e quan “maskaradë” projektligjin që shefi i Qeverisë planifikon ta nxjerr në votim në një seancë të jashtëzakonshme javën e ardhshme.

Kryeministri Ramush Haradinaj mban shpresa se Lidhja Demokratike do ta votojë projektligjin për buxhetin. Mirëpo, LDK deklarohet prerazi kundër votimit të tij.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se koalicioni qeverisës po bën pazare me Partinë Socialdemokrate, duke shfrytëzuar buxhetin e shtetit, dhe se janë kategorikisht kundër votimit të projektligjit, duke e cilësuar si maskaradë situatën e krijuar.

“LDK nuk e voton buxhetin. Fatkeqësisht, koalicioni PAN po e përdor buxhetin e qytetarëve për pazare politike me PSD-në, vetëm e vetëm për të qëndruar në pushtet. Me këto pazare politike vetëm sa zgjatet agonia institucionale që ka kapluar vendin. LDK-ja nuk bëhet pjesë e kësaj maskarade, e cila duhet marrë fund sa më parë”, thënë Mustafa, duke cituar qëndrimin e shprehur më parë nga shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti.

Mustafa thotë se LDK pret që Qeveria të bie sa më shpejt, në mënyrë që, sic shprehet ai, të ndalen dëmet që po i shkakton.

E, kryeminsitri Haradinaj beson se opozita do ta ndihmojnë miratimin e projektligjit të buxhetit për vitin 2019.

Ai, përvec se thotë që buxhetin do t’ia votojë PSD’ja sepse kësaj të fundit po ia plotëson kushtet e vëna, beson që edhe LDK ka arsye që do ta cojnë në votimin e projektligjit.

“Besoj po, do të jetë edhe LDK-ja. Ata kanë arsye tjera për shkak se deputetët e tyre kanë propozuar amandamente për temat që i kanë me rëndësi, ose për komunat ku qeverisë LDK”, ka thënë Haradinaj në një intervistë për syri.net.

“Besoj se do ta votoj LDK’ja buxheti, është reale. Ata e bëjnë për amandamentet e veta, nuk e bëjnë për shkak të qeverisë, të Aleancës apo timin si kryeministër”, ka shtuar kreu i Qeverisë.

Haradinaj ka thënë se të enjten e ardhme planifikon që të miratohet projektligji i buxhetit me një seancë të jashtëzakonshme që rikthen deputetët në Kuvend pas një pauze të gjatë.

Projektligji i buxhetit është votuar në parim me 21 dhjetor nga koalicioni qeverisës dhe PSD-ja./GazetaExpress/

 

Lexo të ngjajshme

Veseli takon sot Florence Mangin
“S’ka plan për Kosovën, palët të dalin vetë me propozime”...
Garda e Vjetër e LDK’së disiplinon të rinjtë e partisë
Thaçi kërkon mbështetje për dialogun
Limaj: Mbledhja e dy qeverive shqiptare, pikënisje e ndryshimit të bas...
Haradinaj për vdekjen e Bushit: Kosova sapo humbi një mik të madh
Veseli: Miqësia Kosovë-ShBA do të jetë e përjetshme
Kroacia, kundër korrigjimit të kufirit
Shpërthen kanalizimi, kaos në Prishtinë (VIDEO)
Edhe sot tërmet në Gjirin e Lalzit
Qalaj dhe zëvendëskomandanti i KFOR-it në largim, flasin për gjendjen ...
Haradinaj: Kanada do të vazhdojë mbështetjen e Kosovës në fuqizimin e ...
« Previous Post
Next Post »
Opinione
Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!
14 February, 2019 13:43

Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!

Soros: “BE duket si Bashkimi Sovjetik në 1991, në prag kolapsi”
14 February, 2019 13:41

Soros: “BE duket si Bashkimi Sovjetik në 1991, në prag kolapsi”

Lifestyle
Këto janë arsyet pse disa njerëz e kanë më të vështirë të gjejnë dashurinë
15 February, 2019

Këto janë arsyet pse disa njerëz e kanë më të vështirë të gjejnë dashurinë

Ka disa persona që për një arsye apo një tjetër e kanë shumë të vështirë të gjejnë dashurinë, ose dhe

Lajmet e fundit
  • Zaev: Mbështesim edhe ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi, por në vendin tonë s’do të ndodhë një gjë e tillë 16 February, 2019
  • FSK-ja parakalon për herë të parë si Ushtri për festën e 11 vjetorit të Pavarësisë 16 February, 2019
  • Haradinaj s’ndryshon qëndrim për taksën, thotë se Serbia nuk duhet ta kushtëzojë dialogun 16 February, 2019
  • Jahjaga i flet Ivanka Trumpit për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë 16 February, 2019
  • “11 vjet pauzë”, ironizohet me llogon e 11-vjetorit 16 February, 2019
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 49 306 308
Impresum
Scroll to top