fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 21 February, 2019 17:56 Reçica: Papunësia nuk zbutet nëse s’bëhet një plan nacional nga Qeveria
  • 21 February, 2019 17:41 Disa zona të Suharekës marrin flakë
  • 21 February, 2019 17:40 Kundërshtohet dokumenti i ZRRE-së që parasheh dyfishim të çmimit të energjisë
  • 21 February, 2019 17:34 Brahimaj pas ftesës së Speciales për Kuçin: Nga më të mirët jemi – s’dyshoj në luftën dhe fitoren tënde
  • 21 February, 2019 17:06 RrGK falënderon deputetët për mbështetje buxhetore viktimave të dhunës
  • 21 February, 2019 17:04 Kosova ka bërë një punë e madhe në menaxhimin e migrimit
  • 21 February, 2019 17:01 Tahiri: Gjykata Komerciale jetike për të bërit biznes në Kosovë
  • 21 February, 2019 16:54 Universiteti i Prizrenit dhe Telekomi i Kosovës lidhin marrëveshje
  • 21 February, 2019 16:35 Fero dënohet me burg dhe gjobë për posedim të marihuanës
  • 21 February, 2019 16:31 Pacolli: Nuk i prishim punët me SHBA-në
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
Flet pjesëtari serb, tregon se për çfarë arsye u largua nga FSK-ja
5 July, 2018

Rreth 20 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb kanë paraqitur në mënyrë kolektive kërkesat për ta braktisur FSK-në. Që të gjithë, janë nga rajoni i Gjilanit.

Ata nuk e pëlqejnë të flasin për mediat, disa thonë se vendimin e kanë marrë për arsye personale, e të tjerë thonë se këtë e kanë bërë “për Serbinë”.

Njëri prej tyre, identiteti i të cilit është i njohur për Radion Evropa e Lirë dhe i cili për arsye personale insistoi që të flasë në kushte anonimiteti, tha se bëhet fjalë për një vendim kolektiv të pjesëtarëve serbë të FSK-së nga kjo anë që ta braktisin këtë forcë, andaj, sipas tij, edhe ai nuk ka mundur të vendosë ndryshe.

“Të gjithë e braktisën, m’u desh edhe mua që ta bëj këtë. Në kufi, nuk na lejojnë që të kalojmë në Serbi, kështu që u desh ta bëjmë këtë”, tha ky pjesëtar serb që sapo kishte vendosur ta braktisë FSK-në.

Ai tha se me vite ishte pjesëtar i FSK-së dhe se asnjëherë nuk kishte pasur ndonjë problem dhe se rregullisht ka pranuar pagën, kurse tash thotë se nuk e di as vetë se si do t’ia bëjë që të fitojë para për të jetuar.

“Vërtet, nuk e di se si do të bëhet tash. Nuk kemi ku tjetër që të punojmë, nuk kemi zgjidhje. Nuk ishte dëshira jonë që ta braktisim. Nuk kemi pasur kurrfarë probleme. Na është dashur ta braktisim, por kemi familje”, tha ai.

Forca e Sigurisë së Kosovës është një forcë shumetnike, e uniformuar dhe e pajisur me armatim të lehtë. FSK-ja është themeluar në vitin 2009, sipas Planit Gjithëpërfshirës për Statusin e Kosovës, të presidentit Marti Ahtisaari, në bazë të së cilit ishte shpallur pavarësia e Kosovës. FSK-ja numëron më shumë se 2000 pjesëtarë, prej të cilëve 200 u përkasin komuniteteve pakicë, kurse 100 janë nga komuniteti serb.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar duke i cilësuar presionet e Beogradit ndaj pjesëtarëve serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si të pakuptimta dhe krim ndaj qytetarëve të Kosovës.

“Ky presion është i pakuptimtë, është i dalë kohe sepse këto metoda kanë ndodhur diku para dhjetë vjetësh dhe jemi të habitur nga kjo qasje. Është shumë e padrejtë, sepse dikush po ushtron krim ndaj këtyre qytetarëve të Kosovës, nga këtyre të rinjve dhe të rejave, ndaj familjeve të tyre”, ka deklaruar Haradinaj pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Sigurisë.

“Është kundër konventave, është kundër të drejtave të njeriut, është kundër sigurisë së këtyre qytetarëve, e ne si Kosovë kemi vepruar me kohë, kemi ndërmarrë veprime, si në planin e jashtëm ashtu dhe të brendshëm që të sqarohet ky veprim i papranueshëm”, tha Haradinaj.

Presionet e Serbisë ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së janë shpeshtuar në muajt e fundit, fillimisht me paraburgimet në vendkalimet kufitare me Serbinë, e më pas edhe me deklaratat e autoriteteve serbe se atyre iu kërcënohet dënimi deri me 10 vjet, për shkak të pjesëmarrjes në formacionet e huaja të armatosura.

Janë shënuar edhe disa raste të sulmeve me koktej molotovi ndaj pronës së këtyre pjesëtarëve.

Lexo të ngjajshme

Pacolli: Nuk i prishim punët me SHBA-në
Dodik: Serbia është faktori më i rëndësishëm i stabilitetit dhe siguri...
Kisiq: Ndarja e Kosovës ndan Vojvodinën, Sanxhakun …
Haradinaj arsyeton mos përcjelljen e Ligjit për FAK-un
Sot shënohet 12 vjetori i protestës së 10 shkurtit
SBASHK: Nëse nuk përmbushen kërkesat tona, do të ketë paralizë totale ...
Mimoza Kusari-Lila merr mesazhe kërcënuese (FOTO)
Gjuriq: Çfarëdo që fitojmë, do të jetë më shumë se sa që kemi tash në ...
Sherifi: Taksa ndaj mallrave serbe obligim shtetëror, heqja e saj do t...
Lajiq: Nëse Kosova nuk e heq taksën, Serbia do të pësojë dëm afatgjatë...
Gjuriq për dialogun: Refuzimi nga ana e Prishtinës, i rrezikshëm
Emigranti nga Kosova, hero në Austri, shpëtoi fëmijën në oxhak
« Previous Post
Next Post »
Opinione
Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!
14 February, 2019 13:43

Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!

Soros: “BE duket si Bashkimi Sovjetik në 1991, në prag kolapsi”
14 February, 2019 13:41

Soros: “BE duket si Bashkimi Sovjetik në 1991, në prag kolapsi”

Lifestyle
Dëshironi të humbni peshë? Mjafton të ndizni televizorin
21 February, 2019

Dëshironi të humbni peshë? Mjafton të ndizni televizorin

Në rast të mungesës së disponimit, si dhe dëshpërimit për të humbur peshë, juve do iu mjaftonte të ndeznit televizorin.

Lajmet e fundit
  • Reçica: Papunësia nuk zbutet nëse s’bëhet një plan nacional nga Qeveria 21 February, 2019
  • Një muaj paraburgim të miturit për vrasjen në Ferizaj 21 February, 2019
  • DASH, thirrje opozitës të mos dorëzojë mandatet 21 February, 2019
  • Mustafa tregon qëndrimin përfundimtar të LDK-së për marrëveshjen me Serbinë 21 February, 2019
  • Disa zona të Suharekës marrin flakë 21 February, 2019
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 49 306 308
Impresum
Scroll to top