fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 16 February, 2019 21:29 Zaev: Mbështesim edhe ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi, por në vendin tonë s’do të ndodhë një gjë e tillë
  • 16 February, 2019 21:26 FSK-ja parakalon për herë të parë si Ushtri për festën e 11 vjetorit të Pavarësisë
  • 16 February, 2019 21:15 Jahjaga i flet Ivanka Trumpit për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë
  • 16 February, 2019 21:12 “11 vjet pauzë”, ironizohet me llogon e 11-vjetorit
  • 16 February, 2019 21:09 New York-u mbulohet me flamuj të Kosovës
  • 16 February, 2019 20:55 Ministri britanik: Nuk do ta braktisim Ballkanin..
  • 16 February, 2019 20:51 Ky është mesazhi i obeliskut “NEWBORN” në 11 vjetorin e Pavarësisë
  • 16 February, 2019 20:48 Specialja bën veprim të pazakontë, tërheq ‘urdhrin’ për ish-komandantin e UÇK’së
  • 16 February, 2019 20:45 Biden kërkon unitet për dialogun
  • 16 February, 2019 20:42 Haradinaj kërkon përkrahjen e SHBA-sa për konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
Gjermania konfirmon mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën
29 October, 2018

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka pritur në takim  shefin e stafit të Forcave të Armatosura të Gjermanisë, gjeneralin Eberhard Zorn. Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj e ka njoftuar gjeneralin Zorn për prioritetet e Qeverisë, zhvillimet politike në vend, forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, procesin e transformimit të FSK-së në ushtri, duke kërkuar nga shteti gjerman që edhe më tutje të jetë mbështetës i të gjitha proceseve të mëdha, shkruan Informatat.com.

“Kontributi i shtetit gjerman dhënë Kosovës në të gjitha etapat, e në veçanti në çështjen e sigurisë përmes trupave të KFOR-it gjermanë, ka luajtur rol vendimtar në çlirimin dhe tani në krijimin e stabilitetit dhe të ambientit të sigurt për qytetarët e vendit. Andaj, në emër të qeverisë dhe popullit të Kosovës falënderoj secilin ushtar gjerman që ka dhënë kontributin e tij duke shërbyer në misionin paqeruajtës në Kosovë”, ka thënë Haradinaj.

Duke e falënderuar shtetin gjerman për kontributin e gjithanshëm në shtetndërtimin e Kosovës, kryeministri Haradinaj tha se mbështetja e Gjermanisë është e domosdoshme edhe më tutje, në shumë procese të rëndësishme nëpër të cilat po kalon Kosova.

“Marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë janë në nivel të shkëlqyer që nga kohërat më të vështira. Ndërsa, tani jemi duke punuar që ky bashkëpunim të jetë i frytshëm edhe në zhvillimin ekonomik dhe fusha tjera të interesit të përbashkët”, tha kryeministri Haradinaj, duke marrë si shembull të mirë shndërrimin e kampit ushtarak gjerman në Park Inovativ dhe Trajnues.

Shefi i stafit të Forcave të Armatosura të Gjermanisë, gjenerali Eberhard Zorn, vlerësoi të arriturat në Kosovë në fushën e sigurisë dhe krijimin e një ambienti të qetë për të gjithë qytetarët, duke konfirmuar mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën.

Në shenjë falënderimi, Kryeministri  Haradinaj e nderoi gjeneralin Eberhard Zorn me medaljen e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.

Në takim ishin të pranishëm edhe ministri i Forcës së Sigurisë, Rrustem Berisha, ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, si dhe komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama.

 

 

Lexo të ngjajshme

Agim Shahinit i vërtetohet dënimi me burgim për mashtrim
KQZ pret që me rishikim të buxhetit të mundësohet pagesa e komisionerë...
Prokuroria po mbledh informacione për ndarjen e 53 milionëve për ‘Bech...
Basha: Rama e Vuçiç, sponsorë të planit të shkëmbimit të territoreve m...
Qëndrimi i Rusisë karshi Kosovës, flet zyrtarja ruse
Ministri i njofton qytetarët për rrëshqitjet e mundshme në rrugën N 2,...
Kocijançiç tregon se çka do të bisedohet nesër në Bruksel
LIBE rekomandon liberalizimin e vizave për Kosovën
Sejdiu: Serbia po organizon ndarjen e Kosovës
Milaim Zeka sot në gjyq, akuzohet për mashtrim e pastrim të parave
Braktisën Albin Kurtin për Kaqusha Jasharin, detaje
Tri ditë kërkime, asnjë informatë për dy policët e zhdukur
« Previous Post
Next Post »
Opinione
Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!
14 February, 2019 13:43

Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!

Soros: “BE duket si Bashkimi Sovjetik në 1991, në prag kolapsi”
14 February, 2019 13:41

Soros: “BE duket si Bashkimi Sovjetik në 1991, në prag kolapsi”

Lifestyle
Këto janë arsyet pse disa njerëz e kanë më të vështirë të gjejnë dashurinë
15 February, 2019

Këto janë arsyet pse disa njerëz e kanë më të vështirë të gjejnë dashurinë

Ka disa persona që për një arsye apo një tjetër e kanë shumë të vështirë të gjejnë dashurinë, ose dhe

Lajmet e fundit
  • Zaev: Mbështesim edhe ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi, por në vendin tonë s’do të ndodhë një gjë e tillë 16 February, 2019
  • FSK-ja parakalon për herë të parë si Ushtri për festën e 11 vjetorit të Pavarësisë 16 February, 2019
  • Haradinaj s’ndryshon qëndrim për taksën, thotë se Serbia nuk duhet ta kushtëzojë dialogun 16 February, 2019
  • Jahjaga i flet Ivanka Trumpit për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë 16 February, 2019
  • “11 vjet pauzë”, ironizohet me llogon e 11-vjetorit 16 February, 2019
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 49 306 308
Impresum
Scroll to top