fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 23 February, 2019 12:56 Ministria e Bujqësisë injoron Kuvendin, nuk raporton për grantet milionëshe
  • 23 February, 2019 12:54 Quni: Specialja nuk gjykon pastërtinë e luftës së UÇK-së, por individë të caktuar
  • 23 February, 2019 12:51 Në tregun e Kosovës nuk gjenden mallra të “kamufluara” nga Serbia
  • 23 February, 2019 12:48 Apel Vuçiqit të mos nënshkruajë marrëveshje me Kosovën
  • 23 February, 2019 12:44 “Shteti që mashtron me emblema të Pavarësisë, parakalim të Ushtrisë dhe flamuj të Republikës”
  • 23 February, 2019 11:56 SHBA vazhdon sanksionet ndaj Kosovës
  • 23 February, 2019 11:54 Sindikalistët paralajmërojnë greva dhe protesta
  • 23 February, 2019 11:47 Kusari-Lila: Mogherini s’ka kredibilitet të flasë për Kosovën – taksa s’e dëmton miqësinë me SHBA-në
  • 22 February, 2019 17:55 Luigi Soreca: Vendimi i dorëzimit të mandateve minon progresin e Shqipërisë drejt BE-së
  • 22 February, 2019 17:51 365 kërkesa të reja për legalizim të armëve
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
Gjykata e Tiranës lë në burg abuzuesin italian të fëmijëve
29 October, 2018

Është dhënë sot masa e arrestit për pedofilin italian, ku gjykata e Tiranës ka vendosur të japë masën “arrest me burg”, për 45-vjeçarin.

Bëhet fjala për italianin Massimiliano Pronte, i cili akuzohet për abuzim me fëmijët.

Pak ditë më parë policia bëri të ditur se:

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e përbashkët me Policinë italiane duke arrestuar në Tiranë një shtetas italian, i cili ishte i dënuar nga gjykata atje për krime ndaj të miturve.

Operacioni u krye në bashkëpunim të ngushtë mes Policisë së Shtetit me Shërbimin Qendror Operativ në Drejtorinë e Përgjithshme Antikrim, skuadra e lëvizshme e kuesturës së Romës dhe Zyra e Interforcës pranë Ambasadës Italiane në Shqipëri. Hetimi ka nisur në mes të muajit Tetor dhe u mbyll me sukses në më pak se 15 ditë, falë bashkëpunimit intensiv ndërmjet agjencive tona dhe atyre italiane.

Shtetasi i arrestuar quhet Masimilliano Croce, 45 vjeç, nga Ciampino, Romë, i diplomuar për pedagogji për të mitur.

Sipas vendimit të gjykatës italiane, ky shtetas, në periudhën 2007 – 2014 ka kryer krime kundër të miturve, abuzime me fëmijë, pedofili. Në vitin 2017 është dënuar nga kjo gjykatë me vendim të formës së prerë, me 16 vite burg, për veprën penale “Dhunë seksuale ndaj të miturve”. Ky shtetas, gjatë periudhës së kryerjes së këtyre krimeve, ka shërbyer si mësues komuniteti për fëmijët e varfër dhe jetimë, në provincat e Romës dhe në qytetin e Romës.

Pas shkëmbimit të informacionit në kohë reale midis kolegëve italianë dhe Drejtorisë Hetimore Qendrore pranë Departamentit të Policisë Kriminale, është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i autorit, i cili fshihej në një banesë me qira në një zonë periferike të Tiranës. Autori i arrestuar i fshihej drejtësisë italiane prej më shumë se 4 vitesh.

Operacioni i kryer është rrjedhojë e bashkëpunimit shumë të mirë mes dy vendeve, dhe tregon edhe njëherë rritjen e besimit reciprok mes palëve.

Policia e Shtetit është e angazhuar ndërkohë që prej mesit të muajit Shtator, siç jeni njohur, në një operacion të gjerë për kontrollin e territorit të koduar “Ndëshkimi i të fortëve”. Mbi 300 persona me precedentë dhe të skeduar janë arrestuar për disa javë në këtë kuadër, mes tyre mbi 160 vetë në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.

Policia e Shtetit gjen rastin të përsërisë apelin për çdo qytetar të kontribuojë për rritjen e parametrave të sigurisë, mbrojtjen e rendit, qetësinë publike, respektimin e ligjit nga të gjithë, për vendosjen e autoritetit të shtetit duke telefonuar për çdo problematikë në numrin falas 112.

Lexo të ngjajshme

The Guardian: Kokaina s’ka qenë kurrë kaq e lirë, shkak mafia shqiptar...
Ndahet nga jeta tenori i njohur shqiptar Gaqo Çako
Kubë, një tjetër diplomat amerikan me sëmundje misterioze
‘Ju errën sytë nga dashuria, mbyt veten dhe të dashurën 19 vjeçare...
Lladrovci ndanë mirënjohje për futbollistin Herolind Shala
Vushtrria ende pa Plan të Qendrës Historike, monumentet në rrezik
Gjenden narkotikë në Burgun e Lipjanit
AUV fuqizon laboratoret për analiza të produkteve ushqimore
Ushtruan dhunë ndaj grave, dërgohen prapa grilave tre meshkuj
2 milionë euro kokainë, arrestohet çifti shqiptar, kthehej nga pushime...
Bllokohet rruga për në Llukar (VIDEO)
Arkeologë shqiptarë dhe polakë zbulojnë në Shkodër, qytetin dymijëvjeç...
« Previous Post
Next Post »
Opinione
Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!
14 February, 2019 13:43

Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!

Soros: “BE duket si Bashkimi Sovjetik në 1991, në prag kolapsi”
14 February, 2019 13:41

Soros: “BE duket si Bashkimi Sovjetik në 1991, në prag kolapsi”

Lifestyle
Vonohet tre minuta në takim, ministri japonez kërkon falje publike
22 February, 2019

Vonohet tre minuta në takim, ministri japonez kërkon falje publike

Ministri i Shtetit për Lojërat Olimpike në Japoni, Yoshitaka Sakurada, ka kërkuar falje publike pasi mbërriti tre minuta me vonesë

Lajmet e fundit
  • Ministria e Bujqësisë injoron Kuvendin, nuk raporton për grantet milionëshe 23 February, 2019
  • Quni: Specialja nuk gjykon pastërtinë e luftës së UÇK-së, por individë të caktuar 23 February, 2019
  • Në tregun e Kosovës nuk gjenden mallra të “kamufluara” nga Serbia 23 February, 2019
  • Apel Vuçiqit të mos nënshkruajë marrëveshje me Kosovën 23 February, 2019
  • “Shteti që mashtron me emblema të Pavarësisë, parakalim të Ushtrisë dhe flamuj të Republikës” 23 February, 2019
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 49 306 308
Impresum
Scroll to top