fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 9 December, 2019 17:25 Babai i motrave Hadid ndahet nga modelja 32 vjet më e re
  • 9 December, 2019 17:23 Pas falimentimit, vjehrri i Dua Lipës ndahet nga e dashura 32 vite më e re
  • 9 December, 2019 17:20 Të drejtat e njeriut në shumë raste nuk respektohen në Kosovë
  • 9 December, 2019 17:18 Mohimi i masakrës së Reçakut, Ambasada zvicerane i reagon Vuçiqit
  • 9 December, 2019 17:16 Deputeti i Vetëvendosjes: Këtë javë nënshkruhet koalicioni me LDK-në
  • 9 December, 2019 17:14 Në universitetin më të mirë në Japoni, vetëm 20 për qind janë vajza
  • 9 December, 2019 17:03 Owen Wilson paguan 25 mijë dollarë çdo muaj për të bijën që nuk e ka takuar kurrë
  • 9 December, 2019 16:42 Zbulohen nominimet e Golden Globes, Netflix dominon, ‘Game of Thrones’ jashtë garës
  • 9 December, 2019 16:36 Deputeti i LDK-së: Edhe dy javë Kuvendi fillon punën
  • 9 December, 2019 16:23 Ambasadorja Apostolova do të inaugurojë ndërtimin e ngrohtores së re në Gjakovë
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Haradinaj: Është koha që ne të reagojmë, në vjeshtë aksion gjithëpërfshirës për pastrimin e Kosovës
30 May, 2018

“Ftoj të gjithë, institucionet e BE-së, gjithë partnerët, KFOR-i, FSK-ja, Policia, Zjarrfikësit, njësitë rajonale dhe regjionale të pastrimit të mbeturinave, të bëhen bashkë, që në vjeshtë, ta bëjmë njëherë një pastrim gjeneral në Kosovë, prej mbetjeve nga mbeturinat që janë bërë qe 20 vjet”. Ky ishte mesazhi i Kryeministrit Haradinaj në ditën e parë të Konferencës së Nivelit të Lartë mbi Zhvillimin e Qëndrueshëm, që i dedikohet mjedisit dhe e cila ka nisur sot në Prishtinë.

Në fjalën e tij, Kryeministri Haradinaj tha se gjendja në Kosovë nuk është e kënaqshme sa i përket çështjeve mjedisore, por ky është momenti i fundit kur ne duhet të reagojmë.

“Është koha e fundit, kur ne duhet ta kuptojmë rëndësinë e mbrojtjes së ambientit”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se mungesa e hapësirave të gjelbra në vendet urbane dhe ndotja e ajrit, janë çështje që na preokupojnë në vazhdimësi.

Kryeministri falënderoi me këtë rast Komisionin Evropian dhe organizatat e tjera ndërkombëtare, të cilët në vazhdimësi kanë ndihmuar me fonde, donacione dhe grante, në projekte që i dedikohen ambientit dhe përmirësimit të tij.

“Miqtë tanë ndërkombëtarë na kanë ndihmuar, që të fillojmë jetën në kushte emergjente pas shkatërrimeve që kanë ndodhë në vitin ’99 dhe tani po vazhdojnë të na mbështesin në përmirësimin e ambientit”, tha Kryeministri Haradinaj.

Nga ana e saj, përfaqësuesja e posaçme e BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, tha se resurset natyrore të Kosovës janë te limituara dhe duhet të shfrytëzohen në mënyrë të duhur. “Kosova duhet te ndryshojë qasjen sa i përket mbrojtjes së ambient. Zhvillimi i qëndrueshëm është pjesë e integrimit të Kosovës në BE”, tha Apostolova, duke shtuar se 50 milionë euro nga BE-ja janë investuar në projekte për mjedisin në këto dhjetë vitet e fundit.

Ndërkaq, ministrja e Mjedisit  dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, tha se është hera e parë që jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon, po organizohet një konferencë e tillë që i dedikohet mjedisit. “Do të luftojmë me të gjitha forcat tona që të mos kemi këtë degradim të mjedisit dhe do të krijojmë një Kosovë, një mjedis që do të jetë shembull për rajonin”, tha ministrja Reshitaj.

Me një fjalë të pranishmëve u është drejtuar edhe Ulrike Lunacek, ish-zëvendës presidente e Parlamentit Evropian dhe ish-raportuese për Kosovë,  e cila inkurajoi institucionet dhe akterët e tjerë që të angazhohen për të përmirësuar gjendjen në ambient.

Pjesëmarrës tjerë në këtë konferencë ishin edhe kryetarë komunash, ambasadorë të akredituar në Kosovë dhe ekspertë të mjedisit.

Konferenca njëjavore e Nivelit të lartë për zhvillim të qëndrueshëm organizohet nga Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Zyrën e BE-së në Kosovë dhe KOSID.

Për të ndikuar në përmirësimin e mjedisit në Kosovë, për herë të parë, krahas nismave legjislative dhe projekteve konkrete, qeverisja Haradinaj ka ndarë mjete prej 10 milionë euro për menaxhimin e mbeturinave.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Me Shqipërinë në BE mund të flemë të qetë
29 October, 2019 13:04

Me Shqipërinë në BE mund të flemë të qetë

Kush është djali i ‘El Chapos’ për të cilin karteli i drogës ‘dogji’ qytetin
18 October, 2019 14:56

Kush është djali i ‘El Chapos’ për të cilin karteli i drogës ‘dogji’ qytetin

Lifestyle
Amerikania me 4 burra pret fëmijën e parë
9 December, 2019

Amerikania me 4 burra pret fëmijën e parë

Një grua nga Florida e Shteteve të Bashkuara, e cila jeton në lidhje poligamie me katër burra, është shtatzënë dhe

Lajmet e fundit
  • Babai i motrave Hadid ndahet nga modelja 32 vjet më e re 9 December, 2019
  • Pas falimentimit, vjehrri i Dua Lipës ndahet nga e dashura 32 vite më e re 9 December, 2019
  • Të drejtat e njeriut në shumë raste nuk respektohen në Kosovë 9 December, 2019
  • Mohimi i masakrës së Reçakut, Ambasada zvicerane i reagon Vuçiqit 9 December, 2019
  • Deputeti i Vetëvendosjes: Këtë javë nënshkruhet koalicioni me LDK-në 9 December, 2019
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top