fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 16 February, 2019 21:29 Zaev: Mbështesim edhe ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi, por në vendin tonë s’do të ndodhë një gjë e tillë
  • 16 February, 2019 21:26 FSK-ja parakalon për herë të parë si Ushtri për festën e 11 vjetorit të Pavarësisë
  • 16 February, 2019 21:15 Jahjaga i flet Ivanka Trumpit për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë
  • 16 February, 2019 21:12 “11 vjet pauzë”, ironizohet me llogon e 11-vjetorit
  • 16 February, 2019 21:09 New York-u mbulohet me flamuj të Kosovës
  • 16 February, 2019 20:55 Ministri britanik: Nuk do ta braktisim Ballkanin..
  • 16 February, 2019 20:51 Ky është mesazhi i obeliskut “NEWBORN” në 11 vjetorin e Pavarësisë
  • 16 February, 2019 20:48 Specialja bën veprim të pazakontë, tërheq ‘urdhrin’ për ish-komandantin e UÇK’së
  • 16 February, 2019 20:45 Biden kërkon unitet për dialogun
  • 16 February, 2019 20:42 Haradinaj kërkon përkrahjen e SHBA-sa për konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
Haradinaj:Qeveria pa asnjë kusht do të përkrahë projektet e Komunës së Prishtinës
29 October, 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinaj  ka thënë se Qeveria e vendit, do t’i përkrahë pa asnjë kusht dhe pa hezitim, projektet e Komunës së Prishtinës. Këto deklaratat kryeministri Haradinaj i ka bërë gjatë vizitës së tij në Komunën e Prishtinës, shkruan Informatat.com.

“Qeveria e vendit dhe unë si kryeministër pa asnjë kusht, që në fillim të marrjes së përgjegjësive e kemi thënë publikisht se do të përkrahim temat që i ka Kryetari i Komunës, që i ka kryeqyteti, në shërbim të interesave të qytetarëve dhe vendit, pa marrë parasysh partinë”, ka thënë Haradinaj.

Në këtë takim, është biseduar për temat e mëdha, siç janë Ligji i Prishtinës, Pallati i Rinisë, Salla Koncertale, unaza e qytetit, shpronësimet dhe projekte të tjera që lidhen me kryeqytetin, për të cilat kryeministri Haradinaj tha se, si produkte janë kryer, por se gjatë zbatimit ka ende punë dhe në këtë zbatim ka rol edhe qeveria nacionale.

“Edhe pse këto projekte janë në përgjegjësi të komunës, prapë se prapë zbatimi ndërlidhet me veprimet që duhet të ndërmarrin edhe ministritë, sikurse është rasti për Policinë e kryeqytetit, e që Ministria e Punëve të Brendshme duhet t’i marrë disa përgjegjësi, apo rasti me Spitalin e kryeqytetit, për të cilin Ministria e Shëndetësisë duhet t’i marrë përgjegjësitë”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se edhe për unazën e qytetit janë gjetur disa veprime të cilat duhet t’i ndërmarrë Qeveria.

Në prononcimin para mediave, kryeministri Haradinaj siguroi se pa asnjë kusht, pa asnjë kalkulim të caktuar, temat e kryeqytetit do të përkrahen nga qeveria e vendit, duke theksuar se në kryeqytet jeton një e treta e qytetarëve të këtij vendi.

Haradinaj po ashtu falënderoi kryetarin Ahmeti, që pa asnjë hezitim temat e mëdha i ka diskutuar dhe po i diskuton bashkë me ekzekutivin.

Ndërkaq, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se ky takim me Kryeministrin Haradinaj, është në kuadër të takimeve të rregullta, pas atij që është mbajtur më herët ku edhe janë diskutuar dhe dakorduar disa tema për të cilat siç tha ai,  kanë shpreh gatishmërinë për bashkëpunim.

Ahmeti theksoi se meqenëse po i afrohemi fundit të vitit, edhe ky takim u zhvillua për të bërë një bilancë të atyre dakordimeve dhe marrëveshjeve dhe për të parë se cilat janë punët të cilat kanë mbetur pa u kryer./Informatat.com/

 

Lexo të ngjajshme

Hoti: Të tërhiqet Ligji për Paga, Qeveria të anulojë vendimin për rrit...
Mogherini: Muajt e ardhshëm, vendimtar për dialogun Kosovë-serbi
FED toleron inflacionin
Avokati Koci: Rruga për Plavë ndërtohet vetëm nëse pajtohet Manastiri...
Për Lëvizjen për Bashkim, vetingu në Kosovë të mbikqyret nga ndërkombë...
Hoti ia numëron dështimet qeverisë Haradinaj, përmend edhe prishjen e ...
Goranët e Serbisë duan të përfshihen në dialogun e Brukselit dhe Gorën...
Ministrja Hoxha në Mitrovicë: E ardhmja u takon grave!
Vuçiq: Nuk tërheqemi nga dialogu, duam rezultate konkrete
Kryeparlamentari Veseli në Finlandë për vizat dhe Interpolin
“Asociacioni, sipas ligjeve të Kosovës dhe Marrëveshjes së Bruks...
Komisioni Europian kërkon sqarime për numrin e madh të zëvendësministr...
« Previous Post
Next Post »
Opinione
Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!
14 February, 2019 13:43

Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!

Soros: “BE duket si Bashkimi Sovjetik në 1991, në prag kolapsi”
14 February, 2019 13:41

Soros: “BE duket si Bashkimi Sovjetik në 1991, në prag kolapsi”

Lifestyle
Këto janë arsyet pse disa njerëz e kanë më të vështirë të gjejnë dashurinë
15 February, 2019

Këto janë arsyet pse disa njerëz e kanë më të vështirë të gjejnë dashurinë

Ka disa persona që për një arsye apo një tjetër e kanë shumë të vështirë të gjejnë dashurinë, ose dhe

Lajmet e fundit
  • Zaev: Mbështesim edhe ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi, por në vendin tonë s’do të ndodhë një gjë e tillë 16 February, 2019
  • FSK-ja parakalon për herë të parë si Ushtri për festën e 11 vjetorit të Pavarësisë 16 February, 2019
  • Haradinaj s’ndryshon qëndrim për taksën, thotë se Serbia nuk duhet ta kushtëzojë dialogun 16 February, 2019
  • Jahjaga i flet Ivanka Trumpit për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë 16 February, 2019
  • “11 vjet pauzë”, ironizohet me llogon e 11-vjetorit 16 February, 2019
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 49 306 308
Impresum
Scroll to top