Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, tha se shpenzimet për festën e pavarësisë, janë të papranueshme dhe arsyetimet e kryeministrit Ramush Haradinaj për këto shpenzime, nuk janë të qëndrueshme.
“Vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, sepse ka shpenzime të mjeteve të paligjshme, dhe kjo është arsye që ju duhet të shkoni në shtëpi”, tha Haxhiu në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet për shpenzimet e Qeverisë.