Nga koalicioni PAN i krijuar në zgjedhjet e vitit 2017, nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj po thotë se më së shumti kanë përfituar AAK-ja dhe Nisma.
Hoxhaj ka deklaruar se votuesit e PDK-së nuk janë mobilizuar sa duhet, pasi kandidati për kryeministër ka qenë nga një parti tjetër.
Hoxhaj ka bërë të ditur se në zgjedhjet tjera, kurdo që të mbahen, PDK-ja do të hyjë si e vetme.
“Mendoj se koalicioni PAN nuk i ka shkuar përshtati PDK-së. Më shumë kanë përfituar partitë e vogla sesa PDK-ja si parti e madhe dhe poashtu një fushatë zgjedhor ku kryetari nuk është kandidat për kryeministër nuk është mobilizues. Në zgjedhjet e ardhshme hyjmë si parti e vetme, me kandidatin për kryeministër, dhe të dalim të parët”, ka thënë Hoxhaj.
Nënkryetari i PDK-së e ka mohuar që lëkundja e kësaj partie në zgjedhjet e fundit, ka ardhur si rezultat i largimit të Thaçit.
Përkundër sondazheve të fundit që e vendosin si të dytën ose të tretën, Hoxhaj ka thënë se PDK-ja aktualisht është parti e parë, duke lënë pas vetes LDK-në.
“PDK është parti e parë, por dallimi nuk është i madh. Dallimi mes neve dhe LDK-së gjithmonë ka qenë afër. Nëse zgjedhjet mbahen në 2018 ne do ta kemi numrin e njejtë të deputetëve si në 2014. Në 2017 kemi garuar si koalicion, dhe është parë që një koalicion me AAK dhe Nismën nuk prodhon vota në PDK”, deklaroi Hoxhaj. /Insajderi.com