fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 16 February, 2019 21:29 Zaev: Mbështesim edhe ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi, por në vendin tonë s’do të ndodhë një gjë e tillë
  • 16 February, 2019 21:26 FSK-ja parakalon për herë të parë si Ushtri për festën e 11 vjetorit të Pavarësisë
  • 16 February, 2019 21:15 Jahjaga i flet Ivanka Trumpit për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë
  • 16 February, 2019 21:12 “11 vjet pauzë”, ironizohet me llogon e 11-vjetorit
  • 16 February, 2019 21:09 New York-u mbulohet me flamuj të Kosovës
  • 16 February, 2019 20:55 Ministri britanik: Nuk do ta braktisim Ballkanin..
  • 16 February, 2019 20:51 Ky është mesazhi i obeliskut “NEWBORN” në 11 vjetorin e Pavarësisë
  • 16 February, 2019 20:48 Specialja bën veprim të pazakontë, tërheq ‘urdhrin’ për ish-komandantin e UÇK’së
  • 16 February, 2019 20:45 Biden kërkon unitet për dialogun
  • 16 February, 2019 20:42 Haradinaj kërkon përkrahjen e SHBA-sa për konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
IKD: Përgjegjësit të japin llogari për vdekjen e dyshimtë të Astrit Deharit
5 November, 2018

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka shprehur shqetësimin e thellë që edhe dy vjet nga vdekja e dyshimtë e të ndjerit Astrit Dehari, në institucion korrektues, fatkeqësisht institucionet e drejtësisë ende nuk kanë një përgjigje zyrtare lidhur me këtë rast.

IKD thekson se moszbardhja e rastit Dehari, i cili para dy vitesh ka vdekur në institucionin korrektues, derisa po mbahej nën masën e paraburgimit, dëshmon për papërgjegjësi dhe koordinim jo profesional në mes të institucioneve vendore, të cilat në vend se të ndërmarrin veprime konkrete për zbardhjen e rastit, kanë luajtur rol të gabueshëm në publik, duke u bërë pjesë e luftërave politike.

“IKD ka reaguar për këtë rast dhe raste tjera të vdekjeve të dyshimta në sistemin korrektues në Kosovë. IKD rikujton se në çdo shtet demokratik duhet të aplikohen standardet minimale të kujdesit të personave që janë të privuar nga liria si rezultat i procedurave gjyqësore. Siguria dhe kujdesi i personave të arrestuar/paraburgosur apo atyre që janë në vuajtje të dënimit në institucione korrektuese apo qendra të paraburgimit është drejtpërdrejtë obligim dhe përgjegjësi e shtetit”, thuhet në reagim.

IKD vlerëson se mënyra e trajtimit të rastit Dehari, prej momentit të vdekjes së tij të dyshimtë, ka qenë krejtësisht e gabuar, duke interpretuar secilin veprim dhe mosveprim zyrtarët e institucioneve të drejtësisë dhe institucioneve tjera në kundërshtim me obligimet ligjore.

“Trajtimi joprofesional i rastit prej momentit të vdekjes ka rënduar situatën në tërësi, duke vështirësuar hetimin e drejtë, të pavarur dhe të paanshëm. Fatkeqësisht, një qasje e tillë ende është duke vazhduar, ku lidhur me këtë rast është krijuar amulli, përderisa familja dhe publiku ende nuk kanë një përgjigje zyrtare, dhe të bazuar në fakte dhe prova të besueshme”, thuhet më tej në reagim.

IKD thekson se rasti Dehari duhet të trajtohet me prioritet dhe institucionet shtetërore duhet të kenë në dispozicion të gjitha resurset e nevojshme për zbardhjen sa më të shpejtë të këtij rasti.

“IKD pati kërkuar që të ftohen edhe agjencione të specializuara dhe ekspertë të pavarur të huaj, për të kontribuar në zbardhjen e të vërtetës rreth kësaj vdekje të dyshimtë, dhe përkundër angazhimit në këtë drejtim, ende nuk ka rezultate konkrete për zbardhjen e këtij rasti. Në të njëjtën kohë, IKD kërkon që të gjithë të kursehen nga komentimet dhe interpretimet e këtij rasti, duke i lënë organet e ndjekjes që ta hetojnë rastin në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe profesionale. Prej momentit të informacionit të vdekjes së dyshimtë të Astrit Deharit, IKD ka kërkuar përgjegjësi institucionale për këtë rast, hetim të pavarur, profesional, të drejtë dhe urgjentë për të adresuar saktë përgjegjësinë dhe për të eliminuar mundësinë e keqkuptimeve dhe keqpërdorimeve rreth këtij rasti”, thuhet ndër të tjera në reagimin e IKD-së. /Lajmi.net/

Lexo të ngjajshme

Haradinaj nuk ishte në shtëpi, vjen në Kuvend për të thënë se debati ë...
KQZ-ja ka një njoftim të rëndësishme për persona të angazhuar vjet në...
Dy kërkesat e BE-së: Të hiqet taksa, të vazhdojë dialogu
Vjen reagimi i shefes së BE-së për punimet në rrugën Deçan-Plavë...
Mesazhi i Delawies: Nuk keni kë ta fajësoni për dështimet tuaja
Caktohet çmimi për lëvizje në autostradë
Rajoy planifikon ta bojkotojë Samitin BE-Ballkan, shkaku i Thaçit
Nga doli gjoba prej 53 milionë eurove që shteti ia pagoi Bechtel Enkas...
Haradinaj merr vendim të rëndësishëm për shefat e AKI-së
Parashikimi i motit, ngritje e lehtë temperaturash
Pacolli, akti i bllokimit të karatèistëve të Kosovës akt qyqar dhe i d...
Shpend Ahmeti bashkëpunon ngushtë me ata që i quante mafia e ndërtimit...
« Previous Post
Next Post »
Opinione
Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!
14 February, 2019 13:43

Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!

Soros: “BE duket si Bashkimi Sovjetik në 1991, në prag kolapsi”
14 February, 2019 13:41

Soros: “BE duket si Bashkimi Sovjetik në 1991, në prag kolapsi”

Lifestyle
Këto janë arsyet pse disa njerëz e kanë më të vështirë të gjejnë dashurinë
15 February, 2019

Këto janë arsyet pse disa njerëz e kanë më të vështirë të gjejnë dashurinë

Ka disa persona që për një arsye apo një tjetër e kanë shumë të vështirë të gjejnë dashurinë, ose dhe

Lajmet e fundit
  • Zaev: Mbështesim edhe ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi, por në vendin tonë s’do të ndodhë një gjë e tillë 16 February, 2019
  • FSK-ja parakalon për herë të parë si Ushtri për festën e 11 vjetorit të Pavarësisë 16 February, 2019
  • Haradinaj s’ndryshon qëndrim për taksën, thotë se Serbia nuk duhet ta kushtëzojë dialogun 16 February, 2019
  • Jahjaga i flet Ivanka Trumpit për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë 16 February, 2019
  • “11 vjet pauzë”, ironizohet me llogon e 11-vjetorit 16 February, 2019
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 49 306 308
Impresum
Scroll to top