5 Shtator 2010
 
Ju duhet te instaloni Flash Player qe ta shihni kete pjese te webfaqes ketu...
 
 
vizita: 3170186
 
 
Ju duhet te instaloni Flash Player qe ta shihni kete pjese ketu...
Ju duhet te instaloni Flash Player qe ta shihni kete pjese te webfaqes ketu...
2010/09/04 14:01

Teuta Kurti, e gatshme pėr festivalin “Kėnga Magjike”

Teuta Kurti, e gatshme pėr festivalin “Kėnga Magjike”

Pas një kohe të gjatë pauze sa u përket krijimeve të saja muzikore, Teuta Kurti ka vendosur ta shpaguajë veten dhe mungesën e saj para publikut me pjesëmarrje në festival.

“Sivjet do të marr pjesë në festivalin 'Kënga Magjike'. Këngën e kam incizuar tashmë. Është një tekst i Aida Barakut dhe muzikë e Florent Boshnjakut, do të jetë plotësisht ritëm”, ka theksuar këngëtarja gjate një interviste për “Infopress”.
Ajo ka përfunduar këngën e saj dhe thekson se është shumë e kënaqur me punën e dy bashkëpunëtorëve të saj që punuan në këtë krijim.
“Teksti flet për një mbrëmje, se si e dashura i thotë të dashurit mos pijë shumë, pasi ai është admirues shumë i madh i alkoolit dhe e humb kontrollin. Kjo është për të gjithë atë dëmtim që na e shkakton alkooli”, ka shpjeguar këngëtarja. /Telegrafi/

2010/09/04 13:58

Katy Perry vjedhėse e hoteleve

Katy Perry vjedhėse e hoteleve

Katy Perry pëlqen të vjedhë gjësende nga hotelet. Krijuesja e hitit “California Gurls”, e cila është e fejuar me komikun britanik Russell Brand, ka thënë se ajo nuk mund t’iu rezistojë të vjedhë jastëkët nga vendet ku qëndron nëpër botë, dhe ka zbuluar se njëherë kishte vjedhur gjithçka nga një hotel në Japoni.

“Vjedh jastëkë nga çdo vend ku qëndroj. Kur kam qenë 17 vjeçare, kam shkuar në një hotel shumë të këndshëm në Japoni dhe kam vjedhur gjithçka. I thosha pastrueses së hotelit, ‘Më shumë losion, më shumë çokollatë, ju lutem’,”, ka thënë këngëtarja.

2010/09/04 12:45

Problemi mė i ri i Hiltonit, padia 1 milion dollarėsh

Problemi mė i ri i Hiltonit, padia 1 milion dollarėsh

Ajo do të duhet t’ia paguajë 1 milion dollarë investitorëve për filmin e saj të dështuar “Pledge This!” të vitit 2006, pasi që gjykata ka vendosur se ajo ka dështuar ta promovojë filmin në mënyrë të duhur. Shefat e “Worldwide Entertainment Group” kanë paditur atë dhe kompaninë e saj, “Paris Hilton Entertainment”, për shkak të ndërprerjes së kontratës në vitin 2008, duke pohuar se ajo ka dështuar në plotësimin e obligimeve të promovimit dhe është kërkuar nga ajo që të kthejë 1 milion dollarë./KosovaSot/

2010/09/04 12:30

Dashuria mes Soni Malaj dhe Mirko

Dashuria mes Soni Malaj dhe Mirko

Spektaklin “Dancing with the stars” dikush do ta kujtojë për çmimin e madh, dikush për protagonizmin, ndonjë tjetër si eksperiencë të veçantë, por Soni Malaj do ta kujtojë si spektaklin që i dhuroi dashurinë.

Pas zhgënjimeve dhe dështimeve në dashuri dhe pas shumë kohe pa raporte sentimentale, Soni u hodh në krahët e një balerini italian, Mirko Luccarelli, duke pranuar se është e dashuruar. Madje lidhjen e tyre, e kanë bërë publike pikërisht në natën e skualifikimit, duke e kurorëzuar deklaratën me një puthje.
Tani jetojnë bashkë dhe po përpiqen të ndërtojnë diçka. Zyrtarizimi i lidhjes së tyre ishte një lajm që ka entuziazmuar Sonin dhe familjen saj. Por, a do të vijë pas kësaj periudhe martesa? Vështirë të thuhet që tani! Soni duket te jete e turbulluar nga dashuria dhe ende nuk e di se ç’drejtim do të marrë jeta e saj, shkruan gazeta Shqip. Destinacioni do të jetë Italia, kurse “fluturimi me Mirkon”, sikundër “fluturimi me Florin”, që kishte numrin 3470, ende nuk e ka një numër... /Shqip/Telegrafi/

2010/09/04 12:25

Campbell, me unazė gjigante nė gisht

Campbell, me unazė gjigante nė gisht

Naomi Campbell nuk i reziston dot gurëve të cmuar; Venera e Zezë është shfaqur në publik me një unazë smeraldi gjigante.

Ish-modelja është shfaqur me këtë unazë në Festivalin e Venecias, ne ceremoninë e premierës së filmit "Miral".
Në pasarelë ishte e shoqëruar nga burri i saj i ardhshëm, Vladimir Doronin që duket se ka qenë edhe autori i dhuratës fantastike./Thc/


Faqe 1 2 3 4 5

Ju duhet t'instaloni Flash Player per ta pare webfaqen si duhet!