19 Dhjetor 2014
 
Ju duhet te instaloni Flash Player qe ta shihni kete pjese te webfaqes ketu...
 
 
vizita: 5445847
 
 
Ju duhet te instaloni Flash Player qe ta shihni kete pjese ketu...
Ju duhet te instaloni Flash Player qe ta shihni kete pjese te webfaqes ketu...

Vushtrria

Pak histori
Vushtrria ose Vicianumi (Ana e Viçave) siç është quajtur përpara sipas emrit të vjetër ilir, është lokalitet antik, që daton qysh nga mesjeta, edhe para Perandorisë Romake, përkatësisht që nga koha e dardanëve. Viciana në fund të shekullit I para l. K. pushtohet nga Perandoria Romake. Gjatë periudhës së pushtimit romak (I–V) Viciana kishte arritur një zhvillim të konsiderueshëm ekonomik dhe kulturor. Pas shkatërrimit të Perandorisë Romake, Viciana mbeti në kuadër të Bizantit. Pas ndarjes së krishterizmit më 1054 në katolicizëm dhe ortodoksizëm, pjesa më e madhe e popullatës së Vicianës ishte katolike.
Në shekullin XIV Perandoria Osmane filloi ta pushtojë Ballkanin. Në Vushtrri prezenca e osmanëve së pari shënohet në vitin 1439. Vendosja e administratës osmane në Vushtrri, bëri që në këtë qytet të përhapet feja islame dhe të ndërtohen xhami, hane, medrese, hamame (banjo publike) etj. Gjatë shekujve XV–XVIII, Vushtrria ishte ndër qytetet më të mëdha në Ballkan dhe në Perandorinë Osmane dhe qendër e sanxhakut më të rëndësishëm të Perandorisë Osmane.
Gjatë Luftës së Parë Botërore, përkatësisht gjatë viteve 1915 – 1918, Vushtrria u pushtua nga Austro-Hungaria. Në Luftën II Botërore (1941-1945) Vushtrria me rrethinë i takonte zonës së pushtuar nga gjermanët. Në nëntor 1944, në Vushtrri u vendos administrata komuniste jugosllave.
Në mars 1989, dhuna shtetërore serbe e rrënoi Kushtetutën e Kosovës të vitit 1974, gjë që rezultoi përfundimisht me luftën e armatosur të popullit të Kosovës, e organizuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) dhe e ndihmuar nga ndërhyrja e forcave të NATO-s, (mars - qershor 1999). Gjatë kësaj lufte, në Vushtrri me rrethinë janë vrarë mbi 500 shqiptarë civilë dhe janë zhdukur mbi 100 të tjerë. Forcat e NATO-s hynë në Vushtrri më 16 qershor 1999.
..
Gjeografia
Territori i komunës së Vushtrrisë gjendet në pjesën veriore të Kosovës. Komuna ka formë të zgjatur në drejtim të veriut(gjatësia max. afër 34 km)dhe është më tepër e zgjeruar në mes(gjersia max.23 km)dhe me një gjatësi të vijës kufitare prej afro 104.5 km. Territori i komunës së Vushtrrisë gjendet në mes këtyre kordinatave gjeografike:X1:20°50’09” dhe X2:21°07’05”Y1:42°41’20” dhe Y2:42°55’18”.
Kultura
Para masave të dhunëshme serbe të viteve 1990-1999, komuna e Vushtrisë ka pasur 9 biblioteka publike me 77. 284 libra. Biblioteka kryesore ka pasur 34. 049 libra, kurse degët në Maxhunaj, Dumnicë, Samadrexhë, Pantinë, Strofc, Duboc, Smrekonicë dhe Prelluzhë kanë pasur 43. 235 libra. Lufta serbe, ka goditur bibliotekat e këtij qyteti. Dy biblioteka, në Strofc dhe Duboc kanë qenë djegur nga zjarri i dorës serbe, derisa bibliotekat e Smrekonicës dhe të Prelluzhës kanë qenë dëmtuar. Në këtë komunë, 38.564 libtra dhe inventari kanë qenë zhdukur.
Jeta kulturore në Vushtri është e begatëshme. Për këtë ndër të tjera përkujdeset edhe shoqëria "Vicianum" e cila ka hapur shkollën me drejtime të ndryshme duke filluar nga drejtimi për vallëzim, këndim e deri tek drejtimi për aktrim. Sukseset e tyre nxënsit e kësaj shkolle i prezentojnë në festivalet dhe gara të orgaizuara nga vetë shoqëria drejtorë i së cilës është Qamil Sahiti.

  Komunat e Kosovës
Ju duhet t'instaloni Flash Player per ta pare webfaqen si duhet!
  Marketingu
Ju duhet t'instaloni Flash Player per ta pare webfaqen si duhet!
Ju duhet t'instaloni Flash Player per ta pare webfaqen si duhet!