Sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës është miratuar vendimi për emërimin e stadiumit të kryeqytetit.
Impianti ku Kosova do t’i luajë ndeshjet ndërkombëtare edhe zyrtarisht ka marrë emrin “Fadil Vokrri”.
Me 39 vota pro dhe një kundër është miratuar vendimi në fjalë. I vetmi që ka qenë kundër këtij vendimi ka qenë asambleisti nga radhët e Alternativës Rifat Deri, shkruan Indeksonline.
Rifat Deri ishte kandidat për kryetar të Prishtinës nga radhët e Alternativës, në zgjedhjet lokale të mbajtura vitin e kaluar.