Në vitet e 90-ta futbolli kosovar luftonte për ekzistencë në Kosovës e okupuar!
Vitet e 90-ta ishin të vështira për Kosovën dhe popullin e saj nën ish-regjimin e Serbisë.
Sot futbolli kosovar është anëtar i UEFA-s dhe FIFA-s, ndërsa Kosova po merr pjesë në të gjitha garat ndërkombëtare të këtyre dy organizatave.
Por, krejt ndryshe ishte në vitet e 90-ta kur futbolli i mëvetësuar kosovar prej atij të ish-Jugosllavisë po luftonte kundër shuarjes.
Sporti më i popullarizuar në botë në atë kohë zhvillohej në kushte të tmerrshme në vendin tonë sa që sakrificat e vështirësitë nuk i harrojnë kurrë ata që merreshin me futboll në atë kohë.
Në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi e skuadrës së Llapit i cili në atë kohë po udhëtonte me traktor për t’i zhvilluar ndeshjet e futbollit në mungesë të një autobusi. /Gazeta Express