fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 23 February, 2019 12:56 Ministria e Bujqësisë injoron Kuvendin, nuk raporton për grantet milionëshe
  • 23 February, 2019 12:54 Quni: Specialja nuk gjykon pastërtinë e luftës së UÇK-së, por individë të caktuar
  • 23 February, 2019 12:51 Në tregun e Kosovës nuk gjenden mallra të “kamufluara” nga Serbia
  • 23 February, 2019 12:48 Apel Vuçiqit të mos nënshkruajë marrëveshje me Kosovën
  • 23 February, 2019 12:44 “Shteti që mashtron me emblema të Pavarësisë, parakalim të Ushtrisë dhe flamuj të Republikës”
  • 23 February, 2019 11:56 SHBA vazhdon sanksionet ndaj Kosovës
  • 23 February, 2019 11:54 Sindikalistët paralajmërojnë greva dhe protesta
  • 23 February, 2019 11:47 Kusari-Lila: Mogherini s’ka kredibilitet të flasë për Kosovën – taksa s’e dëmton miqësinë me SHBA-në
  • 22 February, 2019 17:55 Luigi Soreca: Vendimi i dorëzimit të mandateve minon progresin e Shqipërisë drejt BE-së
  • 22 February, 2019 17:51 365 kërkesa të reja për legalizim të armëve
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
Konjufca: Ka nisur shantazhi i Veselit ndaj kryeministrit
29 January, 2019

Liderët kosovarë nuk po mund të pajtohen sa i përket taksës 100 për qind, e së fundmi qëndrimet e tyre janë diametralisht të kundërta. Përderisa PDK-ja po që do të tërhiqet nga vendimi për të cilin dikur krenoheshin se e kishin marrë vetë, i pari i ekzekutivit nuk po lëkundet. Shefi i Grupit Parlamentar të VV’së, Glauk Konjufca, duke folur për zhvillimet e fundit ka thënë se heqja e taksës është shantazh i kryeparlamentarit Kadri Veseli ndaj kryeministrit dhe se vendi urgjentisht duhet të shkojë në zgjedhje.

Dy partnerët e koalicionit, ata që thonin se i kishin dhënë mësim Serbisë me vendimin për taksën, dje gjatë ditës i shfaqën shkëndijat e para publikisht të thyerjes dhe dallimeve në qëndrime.

I pari, kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj, përmes një letre dërguar vendeve të Quint-it propozoi mbajtjen e një konference ndërkombëtare ku do të diskutohej për Kosovën dhe Serbinë, duke u krijuar kështu kushtet për heqjen e taksës, e pas tij, kryeparlamentari Kadri Veseli u takua me ambasadorin amerikan e propozoi pezullim të masës së 100 për qindëshit për 120 ditë.

PDK-ja e AAK-ja nuk po pajtohen me mendimet e njëra tjetrës, e si rrjedhojë, Haradinaj iu përgjigj Veselit se taksa nuk do të hiqet, edhe nëse kjo do të thotë prishje e marrëdhënieve me SHBA-në.

Për këto luhatje të partnerëve të koalicionit, ka folur për Gazetën Express, shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjuca.

Konjufca deklaroi se ka parë të dy qëndrimet e liderëve të shtetit, duke i cilësuar të dy këto si të gabuara.

“Unë dje i pashë dy reagime, në të vërtetë letrën e kryeministrit i cili ua dërgoi faktikisht shteteve të jashtme dhe qëndrimin politik të Kadri Veselit që taksa duhet të pezullohet. Sa i përket të parës pra letrës që thelbi i së cilës ishte thirrje e një konferencë ndërkombëtare mendoj që është krejtësisht e gabuar sepse faktikisht kjo e vulos Kosovën si një projekt të pazgjidhur për të cilën ka nevojë me u mbajt një konferencë ndërkombëtare”, pohoi Konjufca, duke shtuar se problemi kryesor mes dy shteteve, atij serb dhe atij kosovar, është mosnjohja nga Serbia.

“Mendoj që problemi kryesor i Kosovës e Serbisë është mos njohja nga Serbia, mosnjohja e Serbisë ka qëllime politike dhe nuk ja vlen një konferencë ndërkombëtare për mosnjohjen e Serbisë, faktikisht vetë ideja do të ishte e rrezikshme sepse do ta vendoste në pikëpyetje shtetësinë e Kosovës do ta kategorizonte atë si një problem të pazgjidhur mes shteteve të botës në të cilin do të marrin pjesë të gjithë mirëpo si palë kryesore Kosova dhe Serbia e cila do ta kthente Kosovën përpara vitit 2008”, shtoi ai.

Ndër të tjera, shefi i grupit parlamentar të VV-së, tha se çfarëdo kompromisi që do të bëhej në këtë konferencë e prek shtetin e Kosovës.

“Në theksin ndërkombëtar vendimi i GJND-së është kapital dhe ne po e tretim këtë vendim duke dhënë ide si kjo e kryeministrit për konferenca ndërkombëtare, kjo e vendos në pikë pyetje statusin e Kosovës sepse i bie se Kosova ka problem shumë të madh me Serbinë i cili do të bëhet problem ndërkombëtar për të cilin duhet të ketë konferenca dhe ku dy palët do të pozicionohen me pozicionin e tyre pastaj meqë rast prej tyre kërkohet një far lloj kompromisi. Kompromisi mund ta prek në kurriz shtetin e Kosovës dhe ky është gabimi i kryeministrit pse e ka thirrë konferencën ndërkombëtare për Kosovën, mendoj që nuk ka nevojë për kurrfarë konference, ka nevojë që Serbia me e njoftë Kosovën dhe trysnia ndërkombëtare me u bo mbi Serbinë që me e njoftë Kosovën nuk ka pse i jep Kosova as territor as kurgjo sa i përket njohjes”, theksoi Konjuca.

Nga Lëvizja Vetëvendosje, këto qëndrime të kundërta po shihen më shumë si lëkundje e PDK-së, se sa e koalicionit qeverisës e se partia e Veselit edhe njëherë është duke u tërhequr nga fjalët e veta.

“Kjo është më shumë lëkundje e PDK-së, mund të jetë pastaj edhe lëkundje e koalicionit qeverisës, por është më së pari lëkundje e PDK-së, ishte PDK-ja ajo që shumë i dhanë zor edhe me pompozitet për taksën, bile bënin gara me Ramushin se kush ishte autori a ishte Enver Hoxhaj a të tjerët, apo ishte kryeministri Haradinaj, në të vërtetë tash PDK-ja po i han fjalët e veta gjë që s’është risi në skenën politike të Kosovës sepse ka ndodh shumë shpesh kjo nuk ka befason fare, tash ta shohim edhe kryeministri sa i përket kësaj ndryshimit të qëndrimit të partisë politike a do të shkojë edhe ai rrugës të cilën po e ndjek Partia Demokratike. D.m.th. ndryshimi i qëndrimeve shumë shpesh, bash qysh e ka thanë kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së duke i akuzuar të tjerët që po ndryshojnë sikur moti. Me të vërtetë ai më duket e kish pas për PDK-në për Veselin”, tha Konjufca.

Tutje, deklaratën e kryeparlamentarit Veseli për pezullim të taksës për 120 ditë ai e sheh si shantazh ndaj kryeministrit Haradinaj.

“E kuptova deklaratën e z. Veselit si shantazh ndaj kryeministrit Haradinaj që të hiqet taksa. Faktikisht i pari që e ka kërku heshtjen e taksës është presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe nëse prej këtij pozicioni që Vuçiq ka thënë që nuk do të shkonte në tavolinë të bisedimeve pa u hequr taksa, qeveria jonë e merr një vendim të tillë e pastaj e heq, e shkon në bisedime pa kurrë far pozicioni, pa kurrfarë kushti, kjo do të ishte debakël, për Qeverinë e Kosovës, për shtetin e Kosovës, por veçanërisht për kryeministrin Haradinaj që kur e mori taksën e shpalli si një lloj triumfi të paparë në historinë e pasluftës së Kosovës, nifar vendimi që nuk ka guxuar ta merr askush. Atëherë nëse asgjë nuk ndodh, e taksa vetëm hiqet e këta shkojnë në negociata me Serbinë, kjo do të ishte një fitore për Aleksandër Vuçiqin dhe një humbje shumë e madhe për Kosovën”, shtoi Konjuca.

Në fund, ai ka shtuar se është shumë e nevojshme që vendi të shkojë sa më shpejt në zgjedhje, por duke pohuar se Vetëvendosje nuk pranon asnjë Qeveri teknike./Express/

 

Lexo të ngjajshme

Kurz: Austria mbështet fuqishëm vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugë...
Haradinaj: Maqedonia në NATO, hap i madh për tërë rajonin
Ambasadori Philip Kosnett takohet me Ardian Gjinin
Për Abdixhikun, Qeveria Haradinaj është më e dobëta që ka njohur Kosov...
Aliu: Dialogu duhet të ndërpritet menjëherë
Zonja Trump i nënshtrohet operacionit në veshkë
Shkëmbim territoresh? Serbia mirëpret deklaratat e Thaçit
Serbia alarmon për shtim të popullsisë atje ku ka shqiptarë e boshnjak...
Maqedonia kundërshon idenë e shkëmbimit të territoreve në Ballkan
Kërkohet pension jetësor për familjet e personave që vdesin në vendin ...
Sheshel: “Jam krenar me krimet që më janë atribuar”
Shtatore, autostradë e park me emrin e Demaçit
« Previous Post
Next Post »
Opinione
Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!
14 February, 2019 13:43

Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!

Soros: “BE duket si Bashkimi Sovjetik në 1991, në prag kolapsi”
14 February, 2019 13:41

Soros: “BE duket si Bashkimi Sovjetik në 1991, në prag kolapsi”

Lifestyle
Vonohet tre minuta në takim, ministri japonez kërkon falje publike
22 February, 2019

Vonohet tre minuta në takim, ministri japonez kërkon falje publike

Ministri i Shtetit për Lojërat Olimpike në Japoni, Yoshitaka Sakurada, ka kërkuar falje publike pasi mbërriti tre minuta me vonesë

Lajmet e fundit
  • Ministria e Bujqësisë injoron Kuvendin, nuk raporton për grantet milionëshe 23 February, 2019
  • Quni: Specialja nuk gjykon pastërtinë e luftës së UÇK-së, por individë të caktuar 23 February, 2019
  • Në tregun e Kosovës nuk gjenden mallra të “kamufluara” nga Serbia 23 February, 2019
  • Apel Vuçiqit të mos nënshkruajë marrëveshje me Kosovën 23 February, 2019
  • “Shteti që mashtron me emblema të Pavarësisë, parakalim të Ushtrisë dhe flamuj të Republikës” 23 February, 2019
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]ormatat.com
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 49 306 308
Impresum
Scroll to top