fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 21 February, 2019 17:56 Reçica: Papunësia nuk zbutet nëse s’bëhet një plan nacional nga Qeveria
  • 21 February, 2019 17:41 Disa zona të Suharekës marrin flakë
  • 21 February, 2019 17:40 Kundërshtohet dokumenti i ZRRE-së që parasheh dyfishim të çmimit të energjisë
  • 21 February, 2019 17:34 Brahimaj pas ftesës së Speciales për Kuçin: Nga më të mirët jemi – s’dyshoj në luftën dhe fitoren tënde
  • 21 February, 2019 17:06 RrGK falënderon deputetët për mbështetje buxhetore viktimave të dhunës
  • 21 February, 2019 17:04 Kosova ka bërë një punë e madhe në menaxhimin e migrimit
  • 21 February, 2019 17:01 Tahiri: Gjykata Komerciale jetike për të bërit biznes në Kosovë
  • 21 February, 2019 16:54 Universiteti i Prizrenit dhe Telekomi i Kosovës lidhin marrëveshje
  • 21 February, 2019 16:35 Fero dënohet me burg dhe gjobë për posedim të marihuanës
  • 21 February, 2019 16:31 Pacolli: Nuk i prishim punët me SHBA-në
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
Kosova merr kryesimin e RYCO-s, ministri Gashi kryeson Këshillin Drejtues të saj
7 February, 2019

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, mori pjesë në konferencën e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim të Rinisë (RYCO), “Fuqizimi i rrugës për pajtim dhe bashkëpunim rajonal. Debati për të ardhmen evropiane të të rinjve kosovarë”. Në konferencën e cila u mbajt në Prishtinë, Ministri foli për bashkëpunimin e deritashëm dhe i falënderoi drejtuesit e RYCO-s dhe të pranishmit për organizimin e konferencës si dhe për vazhdimin e realizimit të objektivave në të mirë të rinisë, raporton Informatat.com.

Këtë vit, kryesimin e Bordit Drejtues të RYCO-s do ta ketë Kosova dhe ministri e konsideroi këtë si një privilegj dhe një nxitje për të punuar edhe më shumë për rininë.

“Në momentin që po flasim RYCO ndodhet në një pozicion shumë më të favorshëm krahasuar me vitin e kaluar; me një strukturë të konsoliduar dhe me objektiva të qarta strategjike se ku e sheh veten në të ardhmen”, vlerësoi ministri, duke shtuar se themelimi i RYCO-s është një mundësi e mirë e shkëmbimeve rinore rajonale e cila duhet të shfrytëzohet nga të rinjtë.

“Në asnjë rrethanë, përpjekjet e deritanishme kryesisht të bëra nga organizata jo qeveritare apo iniciativa të tjera për të mbështetur bashkëpunimin rajonal nuk janë më pak të rëndësishme. Përkundrazi, janë pikërisht ato iniciativa te cilat kanë vënë gur themelet e RYCO-s. Por natyra unike e përbërjes së RYCO-s në gjitha strukturat e saj e bën atë një institucion gjithëpërfshirës dhe me vizion të qartë për fuqizimin e bashkëpunimit të të rinjve në Ballkanin Perëndimor” u shpreh ministri Gashi.

Ministri Gashi po ashtu e cilësoi se RYCO bashkëvepron në një mjedis kompleks dhe për këtë duhet më shumë punë për të bërë. Duke e parë të kaluarën si një sfidë vështirë të tejkalueshme, por jo të pamundur, ministri dhe se si Kryesues i Bordit të RYCO-s por edhe si përfaqësues i Qeverisë së Kosovës në drejtimin e këtij institucioni rajonal, tha se është e nevojshme në mbështetja e RYCO-s në mënyrë të veçantë nga ana e gjashtë qeverive të Ballkanit Perëndimor.

“Të gjitha qeveritë e rajonit, duke përfshire edhe atë të Kosovës duhet ta mbështesin sa me shumë këtë institucion i cili mundëson rritjen e lëvizjes dhe bashkëpunimit rajonal të të rinjve dhe jo vetëm RYCO-n por edhe institucionet tjera komplementare me RYCO-n, dhe assesi të bëjnë veprime kontradiktore. RYCO nuk mund t’i përmbush synimet e saj e vetme andaj duhet t’i bashkojmë forcat të gjithë në mënyrë që bashkëpunimi i të rinjve në rajon të rritet sa më shumë”, ka thënë ministri në konferencën e sotme.

“Aq sa ju keni nevojë për vendimmarrës mbështetës, po aq edhe ne kemi nevojë për të rinj aktiv, të motivuar dhe të vendosur për të ndryshuar gjendjen aktuale dhe imazhin e këtij rajoni”, ka porositur ministri Gashi, duke bërë thirrje që të mësohen gabimet nga e kaluara dhe që ato të mos përsëriten duke e parë të ardhmen e tërë rajonit plotësisht të integruar në Bashkimin Evropian.

RYCO është mekanizëm i pavarur institucional i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë për bashkëpunim rajonal në fushën e rinisë./Informatat.com/

Lexo të ngjajshme

Kushtrim Hoxha si agjent turk në “Madame Secretary” me yje botërore...
Marigona Qerkezi me rol debutues si Gilda në Teatrin e Operës në Cagli...
Aktori Fisnik Ademi kryeson Këshillin Drejtues të Teatrit Kombëtar
Gashi paraqet koncept dokumentin për Filarmoninë, Operën dhe Baletin e...
“Sot të rinjtë do të kenë një hapësirë të re dhe moderne për aft...
Publikohet paraqitja e re e shkurtër e filmit biografik për Neil Armst...
Shqipëria kualifikohet për finalen e Eurovizionit
Lansohet projekti “Ndërmjetësimi në Punë për të Rinjtë”
Historia shqiptare e mesjetës pasurohet me pesë vepra
Këta shkrimtarë vareshin nga droga
10 gjuhët më të vështira në botë, ja ku renditet shqipja
“Meeting Of Styles” mbledh artistët e grafiteve në Prishtinë
« Previous Post
Next Post »
Opinione
Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!
14 February, 2019 13:43

Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!

Soros: “BE duket si Bashkimi Sovjetik në 1991, në prag kolapsi”
14 February, 2019 13:41

Soros: “BE duket si Bashkimi Sovjetik në 1991, në prag kolapsi”

Lifestyle
Dëshironi të humbni peshë? Mjafton të ndizni televizorin
21 February, 2019

Dëshironi të humbni peshë? Mjafton të ndizni televizorin

Në rast të mungesës së disponimit, si dhe dëshpërimit për të humbur peshë, juve do iu mjaftonte të ndeznit televizorin.

Lajmet e fundit
  • Reçica: Papunësia nuk zbutet nëse s’bëhet një plan nacional nga Qeveria 21 February, 2019
  • Një muaj paraburgim të miturit për vrasjen në Ferizaj 21 February, 2019
  • DASH, thirrje opozitës të mos dorëzojë mandatet 21 February, 2019
  • Mustafa tregon qëndrimin përfundimtar të LDK-së për marrëveshjen me Serbinë 21 February, 2019
  • Disa zona të Suharekës marrin flakë 21 February, 2019
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 49 306 308
Impresum
Scroll to top