fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 23 February, 2019 12:56 Ministria e Bujqësisë injoron Kuvendin, nuk raporton për grantet milionëshe
  • 23 February, 2019 12:54 Quni: Specialja nuk gjykon pastërtinë e luftës së UÇK-së, por individë të caktuar
  • 23 February, 2019 12:51 Në tregun e Kosovës nuk gjenden mallra të “kamufluara” nga Serbia
  • 23 February, 2019 12:48 Apel Vuçiqit të mos nënshkruajë marrëveshje me Kosovën
  • 23 February, 2019 12:44 “Shteti që mashtron me emblema të Pavarësisë, parakalim të Ushtrisë dhe flamuj të Republikës”
  • 23 February, 2019 11:56 SHBA vazhdon sanksionet ndaj Kosovës
  • 23 February, 2019 11:54 Sindikalistët paralajmërojnë greva dhe protesta
  • 23 February, 2019 11:47 Kusari-Lila: Mogherini s’ka kredibilitet të flasë për Kosovën – taksa s’e dëmton miqësinë me SHBA-në
  • 22 February, 2019 17:55 Luigi Soreca: Vendimi i dorëzimit të mandateve minon progresin e Shqipërisë drejt BE-së
  • 22 February, 2019 17:51 365 kërkesa të reja për legalizim të armëve
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
Kuvendit sot vazhdon seancën, në rend dite votimi i rezolutës për dialog
7 November, 2018

Kuvendi i Kosovës sot vazhdon seancën plenare e ku në rend të ditës janë 33 pika.

Pika e parë e kësaj seance është votimi i propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo seancë pritet të fillojë në ora 11:00.

Kujtojmë se kjo rezolutë për “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, u inicua nga Lidhja Demokrtatike e Kosovës dhe në seancën e kaluar dështoi të votohet për shkak të mungesës së votave të mjaftueshme.

 

 

Rendi i plotë ditës:

1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë,

2. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore,

3. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-036 për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës,

4. Votimi për Emërimin e 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore,

5. Votimi për shkarkimin e z. Shqiprim Pula nga pozita e anëtarit të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen e ajrit nga ndotja,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për peticione,

8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Referendum,

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për të drejtën ndërkombëtare private,

11. Votimi në parim i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës,

12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-079 për Efiçiencë të energjisë,

13. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Lirinë e Asociimit në organizata joqeveritare,

14. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,

15. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për produkte të ndërtimit,

16. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për caktimin e kompensimit për një (1) anëtar të Komisionit për Kërkesa Pronësore dhe dy (2) anëtarëve të Komisionit për Verifikim dhe Vendosje për Prona,

17. Emërimi i kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,

18. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë për vitin 2017,

19. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare,

20. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi,

21. Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2017,

22. Shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin vjetor të Auditimit për vitin 2017,

23. Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala,

24. Kërkesa e GP të PSD për caktimin e kryesuesit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë,

25. Kërkesa e GP të PSD për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

26. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,

27. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/ L-010 për Noterinë,

28. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-067 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Kosovës,

29. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-038 për shërbimet postare,

30. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,

31. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,

32. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë,

33. Votimi i Propozim Rezolutës nga Debati parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj-Bujupi, mbështetur edhe nga 7 deputetët nënshkrues nga GP i AAK-së, në lidhje me shtesat e fëmijëve

Lexo të ngjajshme

Jack Smith emërohet në krye të Zyrës së Prokurorit të Specializuar...
Serbia synon të hulumtojë pasojat e bombardimeve të NATO-s në Kosovë...
BBC-ja raporton për taksën: Kosova goditi Serbinë
Në Skenderaj dyshohet për 25 veteranë të rremë
Njësitet elitare të mbrojtjes të Maqedonisë pa shqiptarë
Abuzimi i 16-vjeçares nga Drenasi, sot protestohet para Policisë së Ko...
I thyhet vetura dhe i vidhet stoli ari
Deputetët bëjnë thirrje që Prokuroria të hetojë gjendjen e Telekomit...
Komunat heshtin për milionat e paarkëtuar dhe borxhet ndaj të tjerëve...
Situata politike ndikon në investimet e huaja
Haradinaj kujton dëshmorët e Brigadës 162 të Kaçanikut
Partitë pa dakordim, Thaçi me ‘korrigjim’
« Previous Post
Next Post »
Opinione
Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!
14 February, 2019 13:43

Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!

Soros: “BE duket si Bashkimi Sovjetik në 1991, në prag kolapsi”
14 February, 2019 13:41

Soros: “BE duket si Bashkimi Sovjetik në 1991, në prag kolapsi”

Lifestyle
Vonohet tre minuta në takim, ministri japonez kërkon falje publike
22 February, 2019

Vonohet tre minuta në takim, ministri japonez kërkon falje publike

Ministri i Shtetit për Lojërat Olimpike në Japoni, Yoshitaka Sakurada, ka kërkuar falje publike pasi mbërriti tre minuta me vonesë

Lajmet e fundit
  • Ministria e Bujqësisë injoron Kuvendin, nuk raporton për grantet milionëshe 23 February, 2019
  • Quni: Specialja nuk gjykon pastërtinë e luftës së UÇK-së, por individë të caktuar 23 February, 2019
  • Në tregun e Kosovës nuk gjenden mallra të “kamufluara” nga Serbia 23 February, 2019
  • Apel Vuçiqit të mos nënshkruajë marrëveshje me Kosovën 23 February, 2019
  • “Shteti që mashtron me emblema të Pavarësisë, parakalim të Ushtrisë dhe flamuj të Republikës” 23 February, 2019
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 49 306 308
Impresum
Scroll to top