fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 16 February, 2019 21:29 Zaev: Mbështesim edhe ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi, por në vendin tonë s’do të ndodhë një gjë e tillë
  • 16 February, 2019 21:26 FSK-ja parakalon për herë të parë si Ushtri për festën e 11 vjetorit të Pavarësisë
  • 16 February, 2019 21:15 Jahjaga i flet Ivanka Trumpit për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë
  • 16 February, 2019 21:12 “11 vjet pauzë”, ironizohet me llogon e 11-vjetorit
  • 16 February, 2019 21:09 New York-u mbulohet me flamuj të Kosovës
  • 16 February, 2019 20:55 Ministri britanik: Nuk do ta braktisim Ballkanin..
  • 16 February, 2019 20:51 Ky është mesazhi i obeliskut “NEWBORN” në 11 vjetorin e Pavarësisë
  • 16 February, 2019 20:48 Specialja bën veprim të pazakontë, tërheq ‘urdhrin’ për ish-komandantin e UÇK’së
  • 16 February, 2019 20:45 Biden kërkon unitet për dialogun
  • 16 February, 2019 20:42 Haradinaj kërkon përkrahjen e SHBA-sa për konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
Lëshohet urdhërarrest për Milan Radojçiqin, i dyshuar për vrasjen e Ivanoviqit
24 January, 2019

Prokuroria Speciale ka lëshuar udhërarrest për Milan Radojciqin, i cili dyshohet për përfshirje në vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq. Ndërsa pritet që brenda ditësh, të lëshohet edhe urdhërarrest ndërkombëtar.

Prokurori i rastit, Sylë Hoxha ka konfirmuar për Express se në fillim të kësaj jave është lëshuar urdhërarrest ndaj nënkryetarit të Listës Srpska, Milan Radojiciq.

“Po mund të ju konfirmoj që Prokuroria Speciale e Kosovës më datë 21 janar ka lëshuar urdhërarrest vendor për Milan Radojciqin, si të dyshuar për përfshirje në rastin e Oliver Ivanoviqit”, ka thënë Syla.

Ndësa, brenda pak ditësh pritet që ndaj nënkryetarit të arratisur të Listës Srpska, të lëshohet urdhërarrest ndërkombëtar.

“Prokuroria në bazë të kompetencave të saja pritet që së shpejti të lëshojë urdhërarrest ndërkombëtar”, ka thënë Syla.

Radojciq, i cili konsiderohet si njeriu më i fuqishëm i Veriut, ka qenë target në një operacioni të kryer nga njësitë speciale të Kosovës në orët e para të mëngjesit të 23 nëntorit.

Zyrtafri i lartë i Listës Srpska, që cilësohet si i dyshuari kryesor në rastin e Ivanoviqit, ishte arratisur, ndërsa policia arrestoi tre të tjerë, të cilët po mbahen në paraburgim.

Në mesin e të arrestuarve është Marko Rosiq, pjesëtar i Policisë së Kosovës, dhe Ndeljko Spasojeve e Dragisha Mirkoviq.

Ndërsa dy ditë pas kësaj bastisjeje, Radojçiq u shfaq në publik nga Beogradi dhe tregoi se ndodhej në Serbi.

Tutje, ai po organizonte disa tubime në fshatrat me shumicë serbe në Kosovë, mirëpo vetë nuk u duk asnjëherë.

Ditë më parë, prokurori Hoxha ka thënë në Televizionin 7 se të gjitha provat e siguruara nga Prokuroria Speciale tregojnë se Radojciq është përfshirë në vrasjen e Ivanoviqit.

Oliver Ivanoviq, ish-ministër dhe ish-deputet në Kuvendin e Kosovës ka udhëhequr SDP’në, ndërsa u vra më 16 janar të vitit 2018.

Lexo të ngjajshme

New York-u mbulohet me flamuj të Kosovës
Haradinaj takon koleksionisten e veprave të Skënderbeut, Patricia Nuge...
Në Mal të Zi mblidhen 30.000 nënshkrime për tërheqjen e njohjes së Kos...
A do të largohet Bale nga Reali? Përgjigjet agjenti
16-vjeçarja nga Kaçaniku ikën nga shtëpia, u lë letër prindërve: “Dua ...
Vuçiq para takimit me Thaçin: Pozicion i vështirë i Serbisë
Qeveria kundër nismës së LDK-së për ndryshimin e tri ligjeve
Dalin para gjykate vjehrri e burri që e rrahën nusën për dy euro
Haradinaj: Vuçiq e do një pjesë të Veriut për ta njohur Kosovën
Fshati pa telefon
21 nxënës të lënduar nga aksidenti në Graçanicë
Krasniqi: Nëse s’hiqen vizat, BE-ja po ia kthen shpinën Kosovës
« Previous Post
Next Post »
Opinione
Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!
14 February, 2019 13:43

Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!

Soros: “BE duket si Bashkimi Sovjetik në 1991, në prag kolapsi”
14 February, 2019 13:41

Soros: “BE duket si Bashkimi Sovjetik në 1991, në prag kolapsi”

Lifestyle
Këto janë arsyet pse disa njerëz e kanë më të vështirë të gjejnë dashurinë
15 February, 2019

Këto janë arsyet pse disa njerëz e kanë më të vështirë të gjejnë dashurinë

Ka disa persona që për një arsye apo një tjetër e kanë shumë të vështirë të gjejnë dashurinë, ose dhe

Lajmet e fundit
  • Zaev: Mbështesim edhe ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi, por në vendin tonë s’do të ndodhë një gjë e tillë 16 February, 2019
  • FSK-ja parakalon për herë të parë si Ushtri për festën e 11 vjetorit të Pavarësisë 16 February, 2019
  • Haradinaj s’ndryshon qëndrim për taksën, thotë se Serbia nuk duhet ta kushtëzojë dialogun 16 February, 2019
  • Jahjaga i flet Ivanka Trumpit për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë 16 February, 2019
  • “11 vjet pauzë”, ironizohet me llogon e 11-vjetorit 16 February, 2019
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 49 306 308
Impresum
Scroll to top