Afër 80 përfaqësues shtetesh, presidentë, kryeministra dhe kryediplomatë të vendeve që promovojnë gjuhën frënge dhe frankofoninë, janë mbledhur këto ditë në Jerevan të Armenisë dhe sot në mëngjes e kanë bërë bashkë edhe një “Family Picture”.

Në mesin e liderëve botërorë, si Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, ishin edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Frankofonia ka shtrirje në 5 kontinente të botës dhe pjesë e kësaj bashkësie vlerësohet se janë rreth 900 mijë profesorë të gjuhës frënge me gjithsej 220 milionë frëngjishtfolës, ku 60 për qind e tyre vlerësohet se janë më të rinj se 30 vjet.
Si tërësi, Frankofonia numëron gjithsej 890 milionë banorë, pra rreth 13% të popullsisë botërore. Gjuha frënge vlerësohet se është gjuha e 9-ta më e folur në botë, kurse ajo vlerësohet se është gjuhë e 2-të amtare në Bashkimin Evropian.
