fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 22 January, 2021 15:52 Zyra për Certifikim rekomandon që Kurtit t’i lejohet kandidimi
  • 22 January, 2021 15:33 Ahmetaj për votimin jashtë vendit: 134 mijë emaila të pahapura do t’i procedojmë gjatë ditëve në vazhdim
  • 22 January, 2021 15:19 Kandidati i PDK’së për deputet: Vetëvendosje po pretendon ta instalojë diktaturën
  • 22 January, 2021 15:10 Frashër Krasniqi: Glauk Konjufca dhe Haki Abazi ndjehen të dyshuar nga lideri suprem
  • 22 January, 2021 15:08 Edhe Sali Berisha e komenton çështjen e certifikimit të Albin Kurtit
  • 22 January, 2021 14:52 Seanca për rastin e Ivanoviqit mbahet më 5 shkurt
  • 22 January, 2021 14:43 Dave Chappelle infektohet me COVID-19
  • 22 January, 2021 14:30 Gigi Hadid bën të ditur emrin e vajzës së saj me Zayn Malik
  • 22 January, 2021 14:26 Punëtorët e Postës ankohen për mospagesat e pagave dhe konkursin për punëtorë të rinj
  • 22 January, 2021 14:19 Dështon gjykimi ndaj Haki Rugovës, mungon prokurori i rastit dhe i akuzuari Rugova
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Lluka: Sektori minerar të hapet për investime të huaja
10 May, 2019

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, po merr pjesë në konferencën e dytë “Zhvillimi Integral i Industrisë Minerare me Ndikim Minimal në Mjedis”, konferencë kjo e organizuar në mes Kosovës dhe Shqipërisë që po mbahet në Tiranë.

Lluka në adresimin e tij para pjesëmarrësve të Konferencës theksoi rëndësinë e bashkërendimit të aktiviteteve në mes të dy vendeve tona në fushën ekonomike, me fokus në rritjen e konkurrueshmërisë si një treg i përbashkët ekonomik.

“Trepça”, miniera e magnezitit në Golesh, miniera e re e thëngjillit dhe 11 zonat me interes të veçantë ishin potencialet e përmendura nga ministri Lluka që kanë marrë vëmendje nga Qeveria e Kosovës për të zhvilluar këtë sektor jetik për vendin.

“Shtetet në tranzicion që kanë arritur të zhvillojnë sektorin minerar, kanë kaluar fazën e tranzicionit më shpejtë, kryesisht për shkak se ky sektor ka kapacitet të thithë investime të huaja më shpejtë se sa sektorët tjerë, që rezulton në punësime të reja, rritje të aktivitetit ekonomik dhe rritje të eksportit, të gjitha këto duke ndikuar në rritje të bruto produktit vendor. Prandaj, është jetike për mirëqenien e vendeve tona që këtij sektori t’i jepet prioritet në zhvillim”,  tha ministri Lluka gjatë fjalimit të tij.

Bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve tona, së fundi ka rezultuar edhe me investimin e Baltin Group në Ferronikel dhe i cili sot është një nga eksportuesit më të mëdhenj të vendit tonë, gjithësesi me potencial për zhvillim edhe më të hovshëm. Ky investim duhet të përdoret si model i bashkëpunimit në mes të dy vendeve tona.

 

“Ministrinë të cilën e drejtoj, përveç tjerash, e ka prioritet krijimin e një ambienti sa më konkurrues në sektorin minerar, si një parakusht për tërheqje të investimeve të huaja dhe zhvillimin e sektorit minerar. Ne, tashmë kemi edhe Ligjin për Investime Strategjike i cili eliminon burokracinë dhe krijon bazë të favorshme ligjore për ardhjen e brendeve më të njohura në vendin tonë”, u shpreh Lluka .

Konferenca e dytë me temë “Zhvillimi Integral i Industrisë Minerare me Ndikim Minimal në Mjedis” ka mbledhur institucionet e dy vendeve, bizneset dhe ekspertët e fushës dhe do të zgjas dy ditë. Rekomandimet e kësaj konference kanë për qëllim që të ndihmojnë politikbërësit të përmirësojnë ambientin e të bërit biznes në sektorin minerar.

 

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Zbuloni rëndësinë e dimrit për gjumin, infeksionet dhe lëkurën
22 January, 2021

Zbuloni rëndësinë e dimrit për gjumin, infeksionet dhe lëkurën

Moti i ftohtë mund të duket si ndëshkimi më i madh për dikë që preferon pranverën a verën, megjithatë, ai

Lajmet e fundit
  • KQZ-ja nuk certifikon Nisman dhe kandidatët e saj për deputetë 22 January, 2021
  • KQZ’ja certifikon listat e LDK’së dhe PDK’së 22 January, 2021
  • KQZ nuk certifikon listën për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje 22 January, 2021
  • Në mesin e të vdekurve nga COVID-19 është edhe një 47 vjeçar 22 January, 2021
  • 14 të vdekur dhe 289 raste të reja me koronavirus 22 January, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top