fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 18 February, 2019 14:41 Kush e do qëndrimin njëshekullor të KFOR-it në Kosovë
  • 18 February, 2019 14:38 Eli Fara dhe Aurela Gaçe tregojnë se çfarë kanë zili tek njëra-tjetra
  • 18 February, 2019 14:36 Shkoi në pushime me babain, Ritës i ndodhi diçka aspak e këndshme
  • 18 February, 2019 14:30 Çmimi marramendës i kostumit të Loredanës
  • 18 February, 2019 14:26 Artisti i njohur botëror poston për Ditën e Pavarësisë: Vajzat e Kosovës po marrin botën në duar
  • 18 February, 2019 13:46 Historia e një prej fotografive më të dhimbshme nga lufta e Kosovës
  • 18 February, 2019 13:44 Rita Ora me emocion kujton koncertin që mbajti në Kosovë: Mirënjohëse që të quaj shtëpi
  • 18 February, 2019 13:42 The Sun: Vajza e refugjatëve nga Kosova u bë artistja më e nominuar në Brit Awards për dy vite radhazi
  • 18 February, 2019 13:39 Kim Kardashian e tepron me veshjen në eventin më të fundit
  • 18 February, 2019 13:34 Kelmendi: Festimi me shampanjë për pavarësi, manifestim që fyen Kosovën
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
Mbi 60 pasagjerë mashtrohen nga agjencia fantome “Kosova Reiseburo”
8 August, 2018

600 euro kishte paguar për dy bileta një familje shqiptare në Gjermani, për të ardhur në Kosovë gjatë pushimeve. Por, kur ata shkuan në aeroport e kuptuan se biletat ishin false dhe nuk u lejuan të fluturonin. Thonë se u mashtruan nga një agjenci e quajtur “Kosova Reiseburo”, për të cilën e kuptuan se ishte agjenci fantome, raporton KTV.

Me të njëjtën agjenci, sipas kësaj familjeje nuk kishin mundur të udhëtonin edhe mbi 60 pasagjerë të tjerë, të cilët edhe pse kishin kryer pagesat nuk kishin vende të rezervuara në aeroplan.

Familja Pajaziti nga Shala e Lipjanit, e cila jeton në Shtutgart të Gjermanisë, u mashtrua nga një agjenci e rrejshme udhëtimesh nga Prishtina.

Muaj më parë, atyre përmes viberit në vazhdimësi u kishin shkuar oferta të biletave për të udhëtuar drejt Kosovës.

Kur vendosën që pushimin ta bëjnë në vendlindje, ata kontaktuan me agjencinë në fjalë, e quajtur “Kosova Reiseburo”, ku edhe i rezervuan dy bileta.

Atyre iu kërkua që fillimisht të kryhej pagesa prej 600 eurosh përmes llogarisë bankare, dhe më pas konfirmimin e rezervimit do ta pranonin në email.

Por, kur Fidaim Pajaziti shkoi bashkë me bashkëshorten në Aeroportin e Shtutgardit, aty e kuptoi se biletat nuk ishin të vlefshme dhe se ata nuk kishin fare rezervim.

Ai thotë se po në të njëjtën kohë edhe 60 kosovarë të tjerë mbetën pa udhëtuar për në Kosovë, pasi edhe biletat e tyre ishin të gjitha njësoj, false, ndonëse kishin kryer pagesën.

Kur pasagjerët provuan të kontaktonin me shitësit e biletave, u lajmërua sekretaria telefonike, e cila u tha: “ky numër nuk ekziston”.

Pajaziti dhe të tjerët iu drejtuan policisë gjermane në aeroport, të cilët veçse ishin të njoftuar me mashtrime të tilla.

Sipas këtij mërgimtari, policia gjermane u kishte thënë se shumë kosovarë janë duke u mashtruar me bileta, të cilat kryesisht blihen përmes internetit.

Sidoqoftë, kjo familje u detyrua që me autobus të vijë në Kosovë, ndërkaq nga mosbesimi ndaj agjencive tash kanë shkuar direkt në aeroport për t’i rezervuar biletat kthyese.

Ndërkaq, rastin nuk e kanë lajmëruar fare në Policinë e Kosovës, pasi që nuk duan që pushimin ta kalojnë duke u marrë me këtë çështje, e cila, sipas tyre, nuk do të ketë zgjidhje. Ata besojnë se institucionet në Kosovë janë neglizhente ndaj dukurive të tilla.

Lexo të ngjajshme

Loja e BE-së me “Trepçën”
Krasniqi: Loja me kufij është me rreziqe të mëdha
Liberalizimi i vizave, pengesë edhe ndërrimi i shpeshtë i ministrave t...
Thaçi dekoron Ilir Shaqirin me titullin ‘Nderi i Republikës së K...
Polici i Kosovës shtrin përtoke rusin në Spanjë!
Veseli: Ushtria e Kosovës do të jetë nderi dhe krenaria jonë
Kosovës nuk i bëjnë përshtypje pengesat e Serbisë në rrugën drejt INTE...
Vuçiqi të tregojë ç’ka premtuar për Kosovën, thotë Tadiqi
Gjykata Speciale nis sot intervistimin e disa ish-pjesëtarëve të UÇK-s...
66 deputetë pasivë në Kuvendin e Kosovës
Xhavit Haliti: Anton Quni po rren për 8 milionë markat
Ftesa të reja nga Specialja
« Previous Post
Next Post »
Opinione
Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!
14 February, 2019 13:43

Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!

Soros: “BE duket si Bashkimi Sovjetik në 1991, në prag kolapsi”
14 February, 2019 13:41

Soros: “BE duket si Bashkimi Sovjetik në 1991, në prag kolapsi”

Lifestyle
Pse disa vezë janë kafe dhe disa të bardha?
18 February, 2019

Pse disa vezë janë kafe dhe disa të bardha?

Keni pyetur ndonjëherë se pse disa vezë janë të bardha dhe disa kafe? Ngjyra e vezës zakonisht varet nga ngjyra

Lajmet e fundit
  • Veseli merr çmimin “Udhëheqësi më i mirë i Evropës Juglindore që mbështetë zhvillimin ekonomik përmes digjitalizimit” 18 February, 2019
  • Pse disa vezë janë kafe dhe disa të bardha? 18 February, 2019
  • Kujdes nëse flisni keq për Facebook-un, mund t’ju ndodh kjo 18 February, 2019
  • Kush e do qëndrimin njëshekullor të KFOR-it në Kosovë 18 February, 2019
  • Eli Fara dhe Aurela Gaçe tregojnë se çfarë kanë zili tek njëra-tjetra 18 February, 2019
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 49 306 308
Impresum
Scroll to top