fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 19 February, 2019 16:55 Lluka ndan mirënjohje për minatorët e Trepçës
  • 19 February, 2019 16:49 “U qyqe”, ishte reagimi i Haradinaj kur pyetet për Halil Matoshin
  • 19 February, 2019 16:33 Berisha në Kroaci, pro thellimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë
  • 19 February, 2019 16:29 Komisioni hetimor s’ka kujt t’ia paraqesë raportin për dëbimin e shtetasve turq
  • 19 February, 2019 16:19 Vetëvendosje kundër një qeverie gjithëpërfshirëse, thotë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje
  • 19 February, 2019 16:07 Kadaj-Bujupi: Mogherini po shfrytëzon dialogun për ngritje në karrierë
  • 19 February, 2019 15:58 Rriten pensionet në Kosovë
  • 19 February, 2019 15:40 Mehmeti: Procesi i kurrikulës shkollore ka ngecur shumë
  • 19 February, 2019 15:18 PSD kërkon rritje të pagës minimale më vend
  • 19 February, 2019 15:10 Daçiq synon “tërheqjen edhe të 6 njohjeve për Kosovën, pastaj në pension”
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
Më pak nxënës në shkollat e Kosovës, shkak rënia e natalitetit dhe mërgimi
25 October, 2018

Ai ka theksuar se rënia e nxënësve në shkolla në vendet rurale është për shkak të migrimit si dhe të zhvendosjes në vendet urbane.

Ndërsa, gjendja më keq është në Komunën e Podujevës, ku për shkak të rënies së numrit të nxënësve, janë mbyllur pesë shkolla.

Nazmi Elezi, shefi i Zyrës për Informim në Komunën e Podujevës ka thënë se në disa zona malore ka shkolla që janë me numër të vogël të nxënësve.

“Ka një rënie të lehtë të numrit të nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm në Komunën e Podujevës. Në komunën tonë kemi disa shkolla në zona malore që janë me numër të vogël të nxënësve, sidomos disa paralele të ndara të shkollave amë, ku vazhdon të ketë rënie të numrit të nxënësve nga viti në vit”, ka thënë në një përgjigje Nazmi Elezi.

Ai ka paralajmëruar se nëse vazhdon trendi i rënies së numrit të nxënësve, disa paralele mund të mbyllën.

“Për shkak të numrit të vogël të nxënësve, gjithsej pesë sish, sivjet është mbyllur paralelja e ndarë e SH.F.M.U. “Shefki Latifi” në fshatin Sllatinë dhe për nxënësit kësaj shkolle Komuna ka siguruar transportin për në shkollën amë në Pollatë. Nëse vazhdon trendi i rënies së numrit të nxënësve, disa paralele të ndara mund të mbyllen viteve në vijim dhe nxënësit të vijojnë mësimet në shkollat amë”, ka theksuar mes të tjerash Nazmi Elezi.

Edhe në Rahovec gjendja nuk qëndron mirë. Në bazë të statistikave për numrin e nxënësve, këtë vit në shkollat e kësaj komune ka 636 nxënës më pak të regjistruar.

Drejtori i DKA-së, Avni Morina ka thënë se fatkeqësisht rendi i rënies së numrit të nxënësve po vazhdon si në viset rurale, ashtu edhe në shkollat e qytetit.

“Drejtoria Komunale e Arsimit në Rahovec ka evidencuar numrin e nxënësve të regjistruar në këtë vit shkollor, në të gjitha nivelet. Nga kjo evidence rezulton se në komunën tone kemi gjithsej 10048 nxënës, nga niveli parafillor deri te niveli I mesëm I lartë. Fatkeqësisht, trendi i rënies së numrit të nxënësve po vazhdon, si në viset rurale, ashtu edhe në shkollat e qytetit. Këtë vit shkollor kemi 636 nxënës më pak të regjistruar sesa në vitin shkollor 2017/2018”, ka thënë Morina.

Ai ka shtuar se ka shkolla me numër të vogël të nxënësve, por nuk ka ndodhur që ndonjë të mbyllet.

“Ne mendojmë se për rënien e numrit të nxënësve ndikojnë shumë faktorë socio -ekonomik, por dy janë faktorët themelorë. Faktori i parë është rënia e natalitetit, ndërsa i dyti është migrimi në qytete të mëdha dhe migrimi jashtë vendit”, ka theksuar ndër të tjerash Morina.

Ndërsa, në Drenas ka klasë me vetëm nga dy nxënës.Drejtori i DKA-së, Tafil Halilaj  ka thënë se në vitin shkollor 2018/2019 janë 592 nxënës më pak.

“Nga zonat rurale dhe nga numri i përgjithshëm kemi rënieje të numrit të nxënësve. Në vitin shkollor 2017/2018 kemi pasur 13034 nxënës, ndërsa në vitin shkollor 2018/2019 kemi të regjistruar 12442 nxënës”, ka thënë Halilaj.

Ai ka shtuar se janë mbyllur tri paralale të ndara.

“Nuk kemi shkolla të mbyllura për shkak të numrit të vogël të nxënësve, edhe pse kemi klasë me dy nxënës, mirëpo kemi tri paralele të ndara të mbyllura, apo të fuzionuara më mire më thënë”, ka thënë mes të tjerash ai, derisa ka theksuar se arsyejet janë “shpërngulja nëpër vendet urbane, por edhe planifikimi i familjeve”.

Ndërsa, nga Komuna e Skenderajt thonë se ka numër të vogël të nxënësve, por jo edhe mbyllje të shkollave.

“Në dy vitet e fundit është mbyllur paralelja e ndarë në Fshatin Izbicë shfmu,,Skender Skenderi” Vojnik për mungesë te nxënësve. Disa paralele të ndara janë me nr. të vogël te nxënësve mirëpo për shkak se nuk kemi dashtë qe këta nxënës te udhëtojnë në distanca të gjata, nuk kemi marr asnjë vendim për mbylljen e tyre. Z. Bekim Jashari, kryetari Komunës se Skenderajt i ka mbështetur këto paralele me te gjitha mjetet që nevojitën për mbarëvajtjen e procesit mësimor”, ka thënë Bekim Latifi, drejtor i Drejtorisë për Arsim në Skenderaj.

Gjendja e njëjtë konfirmohet edhe në Komunën e Mitrovicës, ku në një përgjigje nga Drejtoria e Arsimit thuhet se në përgjithësi ka rënie të numrit të nxënësve nga viti në vit.

“Të gjitha të dhënat për nxënës janë të regjistruara në databazën SMIA (Sistemi i Menaxhimit të Informatave në Arsim) në nivel të shkollës. Ne, si Drejtori e Arsimit kemi qasje në këtë databazë. Po ashtu edhe MASHT-i ka qasje në këtë databazë. Këto të dhëna përditësohen nga shkollat sipas periudhave të caktuara që janë të përcaktuara me Udhëzim Administrativ. Në përgjithësi ka rënie të numrit të nxënësve nga viti në vit. Kjo rënie në viset rurale vërehet më shumë për shkak të numrit më të vogël të nxënësve. Këtë vit në nivel komune i kemi 279 nxënës më pak, sesa në vitin e kaluar”, thuhet në përgjigjën e DKA-së së Mitrovicës.

Ndërsa, bëhet e ditur se ka shkolla me gjashtë, nëntë dhe 14 nxënës.

“Shkolla që janë mbyllur nuk kemi, mirëpo shkolla me numër të vogël të nxënësve kemi duke filluar nga 6 nxënës, pastaj 9 nxënës dhe 14 nxënës. Këto janë 3 shkollat e viseve rurale më të thella që e kanë numrin më të vogël të nxënësve në nivel komune. Rënia e numrit të nxënësve në viset rurale kryesisht është i lidhur me numrin e vogël të banorëve që jetojnë në këto vise, rënia e natalitetit dhe shpërnguljet në zonat urbane”, theksohet në përgjigjën e tyre.

Në anën tjetër, Blerim Thaçi, drejtor në Drejtorinë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës ka thënë se rënia e numrit të nxënësve me e theksuar është ne vendet rurale.

”Numri i nxënësve ka rënie të lehët nëpër shkollat tona, pak më e theksuar është në vendet rurale. Në komunën tonë nuk kemi shkolla që janë mbyllur për shkak të numrit të vogël të nxënësve. Për rënien e numrit të nxënësve janë shumë faktorë, po i përmendi disa: nataliteti, emigrimi jashtë vendit, lëvizja drejt qendrave urbane,(qendra më të mëdha)”, ka thënë shkurt ai për redaksinë.

Kurse, Rasim Hasani, drejtor i DKA-së në Lipjan ka thënë se me vendim të inspektoratit është mbyllur një paralele e ndarë fizike.

“Numri i nxënësve në tërësi është duke rënë e me e theksuar kjo dukuri është në fshatra. Kemi shumë paralele të ndara nga shkolla amë, të cilat kanë numër të vogël të nxënësve, ndërsa një paralele e ndarë fizike është mbyllur me vendim te inspektoratit”, thuhet në përgjigjën e tij.

Këtë gjendje nëpër shkollat në komunat e Kosovës e pohon edhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Enver Mekolli nga sistemi për menaxhimin e informative në Arsim ka dërguar disa statistika për numrin e nxënësve në vendet rurale, ku vërehet një rënie e numrit të nxënësve ndër vite në ato vende.

Për dallim nga viti 2017/2018, në regjistrimin e nxënësve për vitin 2018/2019, në vendet rurale ka 3 mijë e 748 nxënës me pak.

Lexo të ngjajshme

Pas vërshimeve, Haradinaj viziton Suharekën
Kryeparlamentari Xhaferi nuk konfirmon fuqizimin e Ligjit për Gjuhët
Prishtina s’i përmbush kriteret bazë që dalin nga MSA-ja
Në mbështetje të Xhakës e Shaqirit, Rama prezanton llogarinë ”Mos Kini...
Vijojnë ‘fërkimet’ Presidencë- qeveri, Balluku: “Unaza” pë...
Dalin detaje të reja dhe të papritura nga rasti ku ishte e përfshirë E...
Thaçi nënshkruan kopjet e para të librit në Hagë
Policia raporton të dhënat e fundit nga vrasja në Lipjan
Shfrytëzuan viktimën seksualisht, arrestohet një grua dhe një burrë në...
Konkluzionet e Maqedonisë rreth raportit të Komisionit Evropian
Shqipëria ka fshirë pa dashje regjistrimin e arratisjes së Gruevskit...
Llapushnik, arrestohet një person për mosmarrëveshje për pronë
« Previous Post
Next Post »
Opinione
Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!
14 February, 2019 13:43

Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!

Soros: “BE duket si Bashkimi Sovjetik në 1991, në prag kolapsi”
14 February, 2019 13:41

Soros: “BE duket si Bashkimi Sovjetik në 1991, në prag kolapsi”

Lifestyle
Gjendet diamanti i rrallë 300 milionë vjeçar, është në formë zemre
19 February, 2019

Gjendet diamanti i rrallë 300 milionë vjeçar, është në formë zemre

Një diamant i rrallë në formë zemre është zbuluar në Rusi. Diamanti u gjet në fund të muajit janar në

Lajmet e fundit
  • Lluka ndan mirënjohje për minatorët e Trepçës 19 February, 2019
  • “U qyqe”, ishte reagimi i Haradinaj kur pyetet për Halil Matoshin 19 February, 2019
  • BE-ja kërkon kthimin e PD-së në Kuvend, “dialog shumicë-opozitë për zgjidhjen e krizës” 19 February, 2019
  • Haradinaj: S’jam i gatshëm me shku në zgjedhje, jam i gatshëm me punu 19 February, 2019
  • Berisha në Kroaci, pro thellimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë 19 February, 2019
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 49 306 308
Impresum
Scroll to top