Presidenti i republikës së Shqipërisë Ilir Meta, e ka nisur këtë mëngjes me një urim për të gjithë shqiptarët, në një ditë të veçantë, siç është pavarësia.
Kreu i shtetit ka kujtuar përvjetorin e 28 nëntorit 1912, kur u ngrit flamuri i pavarësisë në Vlorë, me një video nga Dacaj i Rozhajës. Me emocionet e marra nga fëmijët shqiptarë në Dacaj në Mal të Zi, Meta ka shpërndarë në rrjetin social Facebook video me nxënësit, teksa një vajzë reciton vargje patriotike.
“Një urim të veçantë për çdo shqiptar kudo ndodhet, me këtë poezi, të recituar me shpirt, shumë dashuri dhe emocion nga dy nxënëse shqiptare të shkollës 9-vjeçare në Dacaj të Rozhajës”, shkruan Presidenti Ilir Meta në rrjetin social Facebook.