fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 19 February, 2019 17:54 Bilall Sherifi i bën një propozim LDK-së për të hyrë në Qeveri
  • 19 February, 2019 17:51 Këshilli Atlantik: Zgjidhje për Kosovën, sipas modelit Greqi-Maqedoni Veriore
  • 19 February, 2019 17:27 Gjashtë muaj burgim e 500 euro gjobë për gruan që ndihmoi të bijën dhe mbesën në prostitucion
  • 19 February, 2019 17:24 Vuçiq: Kosova ka një mbështetje të fshehtë për taksën, në Amerikë dhe në Evropë
  • 19 February, 2019 17:06 Hasmëria Elshani-Kelmendi në Pejë, biseda private zbulon se u dërguan njerëz të kryejnë vrasje me pagesë
  • 19 February, 2019 16:55 Lluka ndan mirënjohje për minatorët e Trepçës
  • 19 February, 2019 16:49 “U qyqe”, ishte reagimi i Haradinaj kur pyetet për Halil Matoshin
  • 19 February, 2019 16:33 Berisha në Kroaci, pro thellimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë
  • 19 February, 2019 16:29 Komisioni hetimor s’ka kujt t’ia paraqesë raportin për dëbimin e shtetasve turq
  • 19 February, 2019 16:19 Vetëvendosje kundër një qeverie gjithëpërfshirëse, thotë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
Mesdheu “përpin” rreth 170 jetë emigrantësh
20 January, 2019

Rreth 170 persona dyshohet të kenë vdekur në dy incidente të ndara në ujërat e Mesdheut. Lajmi jepet nga agjencia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, UNHCR.

Marina italiane raporton mbytjen e një anijeje pranë brigjeve të Libisë, me 117 persona në bord, ndërkohë që autoritetet marokene dhe spanjolle janë përpjekur, me sa duket pa sukses, të gjejnë një varkë të humbur në Mesdheun perëndimor.

Agjencia e OKB-së për Refugjatët, gjithsesi kujdeset të theksojë se nuk mund ta verifikojë në mënyrë të pavarur numrin e viktimave. Por, në një përmbledhje për vitin 2018, ajo nënvizon se më shumë se 2.200 njerëz kanë humbur jetën në përpjekjet e tyre të dështuara për të kaluar Mesdheun.

“Nuk mund të bëjmë një sy ‘qorr’ përpara këtij numri kaq të lartë njerëzish që po humbasin jetën pranë dyerve të Europës”, tha Komisioneri i lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi, në një deklaratë për shtyp. “Asnjë përpjekje nuk duhet të kursehet, apo të pengohet, për shpëtimin e jetëve në rrezik në mes të detit”, theksoi më tej ai.

Varka e parë, me 53 persona në bord, raportohet të jetë zhdukur në detin Alboran në cepin më perëndimor të Mesdheut. Një i mbijetuar po trajtohet në një spital të Marokut, pasi kaloi rreth 24 orë i bllokuar në det. Kërkimet për të kanë qenë të pasuksesshme prej disa ditësh.

Një varkë e dytë tip gomoneje u nis nga Libia të shtunën, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Emigracionin (IOM). Zëdhënësi Flavio Di Giacomo thotë se 3 të mbijetuar u kanë thënë atyre se në bordin e saj ishin 120 persona, të cilët u nisën nga brigjet e Garabullit në Libi.

Një avion i Forcave Ajrore italiane hodhi dy mjete pluskuese të premten, teksa pikasi mbytjen e gomones në ujëra ndërkombëtare. Tri personat e mbijetuar vuajnë tashmë nga hipotermia, e u shpëtuan me helikopter për të marrë ndihmën e shpejtë në ishullin e Lampeduzës.

IOM-ja thotë se 4.216 emigrantë kanë kaluar në Europë përmes detit në 16 ditët e para të vitit 2019, më shumë sesa dyfishi i atyre që erdhën në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Disa shtete europiane, mes të cilave edhe Italia, kanë refuzuar të pranojnë emigrantë në vitet e fundit.

Lexo të ngjajshme

Çifti gjerman dënohen për abuzim dhe vrasje të grave
Propozohet reformë e monedhës Rialit të Iranit, shkak humbja e vlerës...
Shoferi padit Trumpin: Më ka borxh për punë jashtë orarit
Merkel me qasje përafruese ndaj Qeverisë së re italiane
Vrasin vajzën sepse donte të martohej me një italian
Rritet në 13 numri i viktimave nga cikloni në Oman
Me kaq vite burg dënohet Jankullovska
Nëntë persona kanë vdekur si pasojë e stuhisë së fuqishme në Itali...
SHBA bllokon projektin hekurudhor mes dy Koreve
Mitchell: ShBA-ja dhe BE-ja duan reformimin e Ballkanit
Parlajmërim për sulme terroriste në Belgjikë
BE nis me tarifat hakmarrëse ndaj importeve të SHBA-së
« Previous Post
Next Post »
Opinione
Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!
14 February, 2019 13:43

Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!

Soros: “BE duket si Bashkimi Sovjetik në 1991, në prag kolapsi”
14 February, 2019 13:41

Soros: “BE duket si Bashkimi Sovjetik në 1991, në prag kolapsi”

Lifestyle
Gjendet diamanti i rrallë 300 milionë vjeçar, është në formë zemre
19 February, 2019

Gjendet diamanti i rrallë 300 milionë vjeçar, është në formë zemre

Një diamant i rrallë në formë zemre është zbuluar në Rusi. Diamanti u gjet në fund të muajit janar në

Lajmet e fundit
  • Bilall Sherifi i bën një propozim LDK-së për të hyrë në Qeveri 19 February, 2019
  • Këshilli Atlantik: Zgjidhje për Kosovën, sipas modelit Greqi-Maqedoni Veriore 19 February, 2019
  • Mos i qëndroni afër shporetit të druve, mund t’ua shkaktojë këtë sëmundje mendore 19 February, 2019
  • Tahiri: Ligji për Qeverinë duhet t’i zvogëloj ministritë 19 February, 2019
  • Kosova do të hapë ambasada në Tajlandë, Bangladesh, Kolumbi dhe Ganë 19 February, 2019
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 49 306 308
Impresum
Scroll to top