Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka thënë se Kosovës më shumë se kurrë, i duhet një president i ri, raporton informata.com. Negavci në një konferencë për media, tha se shprehja e presidentit Thaçi për korrigjim të kufijve është e rrezikshme.
“Kosova ka më shumë se asnjëherë, për një president të ri, që nuk ju frikësohet gjykatave dhe nuk e ka hallin e vet personal. Për një president që bashkë ndjen hallin e popullit dhe jo për një, që çon dëm pozitën e tij, për të ju dhënë favore njerëzve të tij të ngushtë ” pohoi Nagavci.
Gjithashtu ajo shtoi se Serbia i ka shumë më tepër borxh Kosovës dhe se duhet të kërkojë falje, për krimet e luftës. Ndërsa e quan të rrezikshme, shprehjen për korrigjim të kufijve.
“Ajo që po deklaron Hashim Thaçi, është jo adekuate dhe e rrezikshme. Shprehja e korrigjimit të kufijve që po përsërit vazhdimisht me intensitet të shtuar këto ditë d.m.th vetëm korrigjim aty-këtu i ndonjë hapësire të vogël, por jo edhe përfshirja e një krahine të tërë, siç është territori i Medvegjës, Preshevës dhe Bujanovcit. Duhet të kemi parasysh se këto pjesë duhet të trajtohen si tërësi dhe jo si të ndara nga njëra-tjetra”, tha ajo .
Kurse, deputetja Albulena Haxhiu ka thanë se gjatë kësaj periudhe kohore ka pasur diskutime jo të qarta lidhur me Draft Statutin. Ndërsa i quan skandaloze deklaratat e presidentit Thaçi.
“Çfarë Qeverie është kjo kur nuk ka as një informacion në lidhje me draft statuti dhe shtrohet pyetja se pse duhet lejuar, që ky dokument ndonëse jo kushtetues të shkojë në Bruksel. Gjatë këtyre ditëve kemi dëgjuar deklarata skandaloze të presidentit Thaçi në lidhje me raportin Kosovë-Serbi. Ne si subjekt politik patëm paditur Thaçi për tradhti ndaj vendit, me rastin e nënshkrimit tij, mbi një marrëveshje që i fal mbi 8000 hektar Malit të Zi. Ai është njeri që na ndryshojë kufirin me Malin e Zi, duke na humbur 82000 hektarë. Prandaj nuk ka as legjitimitet e as kredibilitet të flas tash për ndryshim të kufijve me Serbinë” përfundoi Haxhiu.