fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 22 January, 2021 15:52 Zyra për Certifikim rekomandon që Kurtit t’i lejohet kandidimi
  • 22 January, 2021 15:33 Ahmetaj për votimin jashtë vendit: 134 mijë emaila të pahapura do t’i procedojmë gjatë ditëve në vazhdim
  • 22 January, 2021 15:19 Kandidati i PDK’së për deputet: Vetëvendosje po pretendon ta instalojë diktaturën
  • 22 January, 2021 15:10 Frashër Krasniqi: Glauk Konjufca dhe Haki Abazi ndjehen të dyshuar nga lideri suprem
  • 22 January, 2021 15:08 Edhe Sali Berisha e komenton çështjen e certifikimit të Albin Kurtit
  • 22 January, 2021 14:52 Seanca për rastin e Ivanoviqit mbahet më 5 shkurt
  • 22 January, 2021 14:43 Dave Chappelle infektohet me COVID-19
  • 22 January, 2021 14:30 Gigi Hadid bën të ditur emrin e vajzës së saj me Zayn Malik
  • 22 January, 2021 14:26 Punëtorët e Postës ankohen për mospagesat e pagave dhe konkursin për punëtorë të rinj
  • 22 January, 2021 14:19 Dështon gjykimi ndaj Haki Rugovës, mungon prokurori i rastit dhe i akuzuari Rugova
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Opozita e painformuar për bisedimet në Bruksel
25 June, 2018

Vizitë e jashtëligjshme po cilësohet nga partitë opozitare, vizita në Bruksel e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaqi, me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq, transmeton Informatat.com.

Pavarësisht bazës ligjore, deputet e Kuvendit të Kosovës thonë se ata nuk dinë se çfarë ka biseduar presidenti në bisedimet e fundit në Bruksel.

Ata thonë se i pari i vendit nuk do të duhej të shkonte këtë vikend në Bruksel pa e marrë mandatin nga parlamenti.

Deputeti i Partis Social Demokrate (PSD), Dardan Sejdiu e cilëson si keqpërdorim të detyrës zyrtare, madje ai thotë se nuk di asgjë se çfarë u bisedua në takimin e fundit.

“Takimi i presidentit Thaçi me presidentin e Republikës së Serbisë është një takim , i cili është bërë pa mandate dhe si president ai po e keqpërdor këtë. Ne si parti Social Demokrate kemi treguar që vendi ku duhet ndërtuar konsensusi është kuvendi. Kuvendi është ai që legjitimon dhe përkrah presidentin për ta bërë një gjë të tillë”, ka thënë Sejdiu.

“Ne nuk dimë asgjë se çfarë u bisedua atje, përveç asaj që kemi parë në media. Kjo mendoj unë se është e paktë dhe e mangët”, shtoi Sejdiu.

Edhe deputeti tjetër nga Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, e cilësoi gabim shkuarjen e Thaqit në bisedimet e Brukselit me Serbinë.

Sipas saj, Thaçi ka shkuar atje për interesa personale.

“Duke qenë se ne jemi Republikë Parlamentare dhe rrjedhimisht kjo është përgjegjësi e parlamentit. Ai ka shkuar në këto bisedime thjesht të përfaqëson veten e tij. Ligjërisht ai nuk e përfaqëson Republikën e Kosovës”, tha Nagavci.

Nga ana tjetër, presidenti Thaçi pas takimit me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropain, Federika Mogherini dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq të kenë debatuar probleme të cilat janë shekullore ndërmjet dy vendeve.

“Realisht ka qenë më i vështirë sesa që po flas dhe më i rëndë por të gjithë duhet kuptuar që këto janë probleme një shekulli të grumbulluara prandaj unë nuk jam naiv të mendoj se do të gjejmë zgjidhje magjike të menjëhershme për të ardhmen”, ka thënë Thaçi para gazetarëve.

Por, i pari i vendit nuk ka treguar se për cilat tema konkretisht kanë biseduar.

Qeveria e Kosovës muaj më parë kishte proceduar në Kuvend platformën për bisedimet finale me Serbinë.

Por, ajo vendosi që ta tërheq atë nga parlamenti pas kundërshtimit të fuqishëm nga ana e partive opozitare.

Sipas partive opozitare, ky dokument i ekzekutivit ishte i varfër dhe nuk paraqet se cilat janë temat që duhet të diskutohen në Bruksel me palën serbe.

Qëndrimi zyrtar i Qeverisë Haradinaj ishte se bisedimet finale me Serbinë duhet të fillojnë pas miratimit të strategjisë në Kuvend.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia që tetë vite kanë filluar negociatat për arritjen e një pajtimi. Gjatë këtyre viteve, Kosova ka nënshkruar disa marrëveshje, siç është ajo për menaxhimin e kufijve, marrëveshjen për fusnotën dhe atë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe./Informatat.com/

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Zbuloni rëndësinë e dimrit për gjumin, infeksionet dhe lëkurën
22 January, 2021

Zbuloni rëndësinë e dimrit për gjumin, infeksionet dhe lëkurën

Moti i ftohtë mund të duket si ndëshkimi më i madh për dikë që preferon pranverën a verën, megjithatë, ai

Lajmet e fundit
  • KQZ-ja nuk certifikon Nisman dhe kandidatët e saj për deputetë 22 January, 2021
  • KQZ’ja certifikon listat e LDK’së dhe PDK’së 22 January, 2021
  • KQZ nuk certifikon listën për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje 22 January, 2021
  • Në mesin e të vdekurve nga COVID-19 është edhe një 47 vjeçar 22 January, 2021
  • 14 të vdekur dhe 289 raste të reja me koronavirus 22 January, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top