fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 18 February, 2019 14:41 Kush e do qëndrimin njëshekullor të KFOR-it në Kosovë
  • 18 February, 2019 14:38 Eli Fara dhe Aurela Gaçe tregojnë se çfarë kanë zili tek njëra-tjetra
  • 18 February, 2019 14:36 Shkoi në pushime me babain, Ritës i ndodhi diçka aspak e këndshme
  • 18 February, 2019 14:30 Çmimi marramendës i kostumit të Loredanës
  • 18 February, 2019 14:26 Artisti i njohur botëror poston për Ditën e Pavarësisë: Vajzat e Kosovës po marrin botën në duar
  • 18 February, 2019 13:46 Historia e një prej fotografive më të dhimbshme nga lufta e Kosovës
  • 18 February, 2019 13:44 Rita Ora me emocion kujton koncertin që mbajti në Kosovë: Mirënjohëse që të quaj shtëpi
  • 18 February, 2019 13:42 The Sun: Vajza e refugjatëve nga Kosova u bë artistja më e nominuar në Brit Awards për dy vite radhazi
  • 18 February, 2019 13:39 Kim Kardashian e tepron me veshjen në eventin më të fundit
  • 18 February, 2019 13:34 Kelmendi: Festimi me shampanjë për pavarësi, manifestim që fyen Kosovën
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
Projekti i artistes Rudina Xhaferi pranohet në Fashion Film Festival Chicago
6 July, 2018

Në jetë gjithçka mund të kthehet në art, por jo gjithkush mund ta bëjë një gjë të tillë. Është artistja Rudina Xhaferi ajo e cila arrin që çdo gjë ta trajtojë në këtë mënyrë. Veshjet të cilat i krijon ajo nuk janë në trend dhe nuk mund t’i shohësh askund tjetër, sepse ato janë krijuar nga një artiste e cila me kreativitetin e saj arrin t’i transformojë gjërat dhe t’i përkthejë në stilin e saj unik, shkruan Koha.net.

I tillë është edhe projekti “Love Emotion Dream Rhythm Inspiration”, të cilin Rudina e punoi me shumë dashuri e përkushtim. Pikërisht ky projekt është pranuar në edicionin e këtij viti të Fashion Film Festival Chicago, shkruan KultPlus.

Gara ishte e fortë dhe ishin rreth 1500 aplikime, por komiteti selektues e pa të arsyeshme që puna e artistes kosovare të jetë pjesë e festivalit pasi i përqafon vlerat e organizimit kulturor në fjalë.

Rudina ndihet shumë e lumtur që projektit të saj iu hapën dyert tutje.

“Jam befasuar për të mirë meqenëse shumica e festivaleve si kusht e kanë që filmat të jenë të realizuar vitin e fundit. Projekti me të cilin jam pranuar “Love Emotion Dream Rhythm Inspiration”, është realizuar në vitin 2013. Jam lumturu shumë, se kam aplikuar vjet, ndërkohë më ka dalë prej mendjes, të dielën më erdhi emaili që kam hy në mesin e 73 projekteve që janë përzgjedhë për vitin 2018. Çdo ditë e më shumë po bindem që kur nuk ke pritshmëri, ndodhin mrekulli”, është shprehur artistja Rudina Xhaferi për KultPlus.

Ky është festivali i 7-të vjetor i Fashion Film Festival Chicago dhe këtë fundjavë publikoi selektimin e 73 filmave të shkurtër dhe të angazhuar në konkurrencë. Filmat e përzgjedhur përfshijnë filma ndërkombëtarë dhe të SHBA-së që ishin në mesin e 1,387 konkurrentëve. Ekipi i Festivalit vazhdon synimet për diversitetin dhe përfshirjen. Rrjedhimisht, 38% e zgjedhjeve të këtij stinori drejtohen nga regjisorët femra. Filmat do të paraqiten në programe të ndryshme të konkurrencës duke përfshirë narrativin, dokumentarin, animacionin, eksperimentimin dhe thelbin e modës. Më shumë se 60% e zgjedhjeve të këtij viti janë filma ndërkombëtarë me 20 vende të përfaqësuara, shkruan Koha.net

Finalistët do të shpallen më 1 shtator, por Rudina gjatë kësaj kohe do të fokusohet në një projekt të ri.

Lexo të ngjajshme

Një francez zbulon mitet
Ministri Gashi: Uroj që filmi ‘Në mes’ të arrijë ndonjë çmim në ‘Berli...
Edhe një artiste shqiptare e suksesshme, i shfaqet filmi në Sidnej
“Psycho”, roman që flet për kurva
Muzeu zbulon se më shumë se gjysma e tablove të tij janë false
Në një varrezë të lashtë në Turqi gjendet një shishe me krem për sy...
Filmi “Agnus Dei” tash edhe në platformat më të mëdha në botë...
Në Gjermani gjenden tunele sekrete të përdorura në Luftën e Dytë Botër...
Djemtë që e ngrenë në nivel tjetër zanatin e rrobaqepësit
Klithma e Kosovës
“Mollëkuqet” e Gjilanit përfaqësojnë Kosovën në Bjellorusi
Filigrani, në shërbim të turizmit dhe ruajtjes së zejeve të moçme...
« Previous Post
Next Post »
Opinione
Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!
14 February, 2019 13:43

Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!

Soros: “BE duket si Bashkimi Sovjetik në 1991, në prag kolapsi”
14 February, 2019 13:41

Soros: “BE duket si Bashkimi Sovjetik në 1991, në prag kolapsi”

Lifestyle
Pse disa vezë janë kafe dhe disa të bardha?
18 February, 2019

Pse disa vezë janë kafe dhe disa të bardha?

Keni pyetur ndonjëherë se pse disa vezë janë të bardha dhe disa kafe? Ngjyra e vezës zakonisht varet nga ngjyra

Lajmet e fundit
  • Pse disa vezë janë kafe dhe disa të bardha? 18 February, 2019
  • Kujdes nëse flisni keq për Facebook-un, mund t’ju ndodh kjo 18 February, 2019
  • Kush e do qëndrimin njëshekullor të KFOR-it në Kosovë 18 February, 2019
  • Eli Fara dhe Aurela Gaçe tregojnë se çfarë kanë zili tek njëra-tjetra 18 February, 2019
  • Shkoi në pushime me babain, Ritës i ndodhi diçka aspak e këndshme 18 February, 2019
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 49 306 308
Impresum
Scroll to top