fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 19 February, 2019 17:54 Bilall Sherifi i bën një propozim LDK-së për të hyrë në Qeveri
  • 19 February, 2019 17:51 Këshilli Atlantik: Zgjidhje për Kosovën, sipas modelit Greqi-Maqedoni Veriore
  • 19 February, 2019 17:27 Gjashtë muaj burgim e 500 euro gjobë për gruan që ndihmoi të bijën dhe mbesën në prostitucion
  • 19 February, 2019 17:24 Vuçiq: Kosova ka një mbështetje të fshehtë për taksën, në Amerikë dhe në Evropë
  • 19 February, 2019 17:06 Hasmëria Elshani-Kelmendi në Pejë, biseda private zbulon se u dërguan njerëz të kryejnë vrasje me pagesë
  • 19 February, 2019 16:55 Lluka ndan mirënjohje për minatorët e Trepçës
  • 19 February, 2019 16:49 “U qyqe”, ishte reagimi i Haradinaj kur pyetet për Halil Matoshin
  • 19 February, 2019 16:33 Berisha në Kroaci, pro thellimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë
  • 19 February, 2019 16:29 Komisioni hetimor s’ka kujt t’ia paraqesë raportin për dëbimin e shtetasve turq
  • 19 February, 2019 16:19 Vetëvendosje kundër një qeverie gjithëpërfshirëse, thotë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
Provat e prokurorisë për zyrtarin e lartë të LDK-së
8 November, 2018

Prokuroria e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj Sali Asllanajt, ish- kryetar i Suharekës, dhe dy zyrtarëve tjerë – Sherif Berishës, në cilësinë e drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Suharekë dhe Milazim Hajdarit, në cilësinë e drejtorit të SHFMU “Bajram Curri”të Nishorit.

 

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, të cilën e ka siguruar kallxo.com, Sali Asllanaj nga data 01.09.2014 e deri më 27.11.2014, në cilësinë e personit zyrtar – kryetar i Komunës së Suharekës, duke e shfrytëzuar pozitën zyrtare, i tejkalon kompetencat e tij me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personin tjetër.

Sipas aktakuzës njëkohësisht edhe duke i shkaktuar dëm buxhetit të Republikës së Kosovës, Sali Asllanaj me dije ka shkelur ligjin lidhur me detyrat e tij dhe ka keqpërdor pasurinë që ka rënë në kujdesin e tij si rezultat i detyrës së tij.

Aktakuza më tutje sqaron në mënyrë të hollësishme veprimet që i ka ndërmarrë i akuzuari Sali Asllanaj.

Sipas aktakuzës, Asllanaj në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik dhe Ligjin për menaxhimin e financave publike, pa procedurë të tenderimit nënshkruan në emër të Komunës së Suharekës “Marrëveshjen për mirëkuptim për bashkëfinancim” ndërmjet Komunës së Suharekës dhe ”Kosovo Hope”, të cilën e përfaqësonte Berat Gegaj.

Kjo marrëveshje kishte të bënte me projektin “Transporti i nxënësve”, marrëveshje kjo në vlerë prej 22.390.00 euro.
Më tutje aktakuza sqaron se Sali Asllanaj më 01.09.2014 lejon që OJQ “Kosovo Hope” të lidhë kontratë me “Saba Tours” për bartjen e nxënësve për fshatin Nishor ShFMU “Bajram Curri”, duke u bazuar gjoja në marrëveshjen e bashkëfinancimit  nëpërmjet tij dhe përfaqësuesit të OJQ-së, e cila marrëveshje është lidhur më vonë, pra më 08.10.2014.

Sipas aktakuzës, Sali Asllanaj nuk kujdeset për implementimin në tërësi të kësaj marrëveshjeje nga ana e OJQ-së “Kosova Hope”, me ç’rast i ka shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës në vlerë prej shumës 10.556.00 euro.

Në të njëjtën aktakuzë janë të përfshirë edhe Sherif Berisha, në cilësinë e drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Suharekë dhe Milazim Hajdari, në cilësinë e drejtorit të ShFMU “Bajram Curri” të fshatit Nishor.

Aktakuza e Prokurorisë Themelore Prizren ngarkon Sherif Berishën me veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, sepse prej datës 16.09.2014, e deri më datë 27.11.2014 në Suharekë, në cilësi të drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit të Suharekës, duke e shfrytëzuar pozitën zyrtare, i tejkalon kompetencat e tij me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personin tjetër,  njëkohësisht duke i shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës. Me këtë rast i njëjti me dije ka shkelur ligjin lidhur me detyrat e tij dhe ka keqpërdorur pasurinë që ka rënë nën kujdesin e tij si rezultat i detyrës së tij.

Sipas aktakuzës veprimet inkriminuese të Sherif  Berishës lidhen me atë se gjatë menaxhimit të “Marrëveshjes për mirëkuptim për bashkëfinancim” ndërmjet Komunës së Suharekës dhe “Kosovo Hope”,  kjo marrëveshje kishte të bënte me projektin “Transporti i nxënësve”, i akuzuari ka vepruar në kundërshtim me dispozitat ligjore të Ligjit për Prokurimin Publik, ashtu që ka lejuar që drejtori i shkollës ”Bajram Curri”, të fshatit Nishor, Milazim Hajdari, të lëshojë raporte për bartjen e nxënësve në periudhën nga data 16.09.2014 e deri më 27.11.2014 operatorit ekonomik “Saba Tours”, gjoja se ky operator ka kryer shërbimin e transportin e nxënësve në relacion Breshancë – shkollë dhe anasjelltas.

Sipas aktakuzës, po ashtu për periudhën e njëjtë kohore i akuzuari Sherif  Berisha  i ka lëshuar tri raporte edhe operatorit “Shiproni Tours”, duke i shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës në vlerë prej 6.372.00 euro, ngase kjo shumë i ishte paguar “Saba Tours”, për shërbimin që nuk e kishte kryer, po ashtu dëmin prej 3.984.72 Euro, ngase Sherif Bajrami si përgjegjës për menaxhimine projektit nuk i kishte kërkuar mjetet të cilat nuk ishin shpenzuar nga pjesa e investimit të përgjithshëm në “Marrëveshjen e mirëkuptimit për bashkëfinancim” me OJQ-në “Kosovo Hope”.

Ndërsa drejtori i shkollës “Bajram Curri”, i akuzuari i tretë, Milazim Hajdari, sipas aktakuzës nga data 08.10.2014 e deri me datë 25.08.2016, në fshatin Nishor, ka përpiluar raporte për bartjen e nxënësve në periudhën nga data 16.09.2014 e deri me 27.11.2014.

I njëjti operatorit ekonomik “Saba Tours” dhe lëshon raporte për NTSH ”Shqiproni Tours”, gjoja se ky operator ka kryer shërbimin e transportit të nxënësve në relacionin Breshancë – shkollë dhe anasjelltas, e në bazë të cilit raport OJQ “Kosovo Hope” bën pagesën e mjeteve për transportin e nxënësve për këtë operator, e të cilin transport faktikisht nuk ia kishte kryer operatori ekonomik “Saba Tours”.

Më tutje aktakuza sqaron se i njëjti për periudhën e njëjtë kohore të cekur si më lartë, i ka lëshuar tri raporte edhe operatorit NTSH “Shqiproni Tours”, duke i shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës në vlerë prej 6.572.00 euro.

Sipas Prokurorisë me këtë ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoriteti zyrtar.

Shqyrtimi fillestar për këtë rast do të mbahet më 19 nëntor në Gjykatën e Prizrenit.

Lexo të ngjajshme

Në Malaj do të ndërtohet kompleksi “Ibrahim Rugova”
Rritet numri i vizitorëve nga Kosova në Shqipëri
Euro dëmtoi eksportet. Prodhuesit: Nga rënia janë zeruar fitimet
Pushuesit nga Kosova “pushtojnë” Morinën, radhë të gjata në pikën kufi...
Komuna e Skenderajt: Shpenzimet për dreka zyrtare janë 60% më të ulëta...
Policia arreston 12 të dyshuar
Nesër në Kosovë, temperaturat deri në 13 gradë
Nezir Çoçaj i PDK-së lë mandatin e deputetit
Largohet deponia e mbeturinave në Pestovë të Vushtrrisë
Aksident në rrugën Prishtinë – Pejë
Arrestohet Action Bronson në “Sunny Hill”, kjo është arsyeja
213 raste të reja me virusin e Nilit në Serbi
« Previous Post
Next Post »
Opinione
Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!
14 February, 2019 13:43

Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!

Soros: “BE duket si Bashkimi Sovjetik në 1991, në prag kolapsi”
14 February, 2019 13:41

Soros: “BE duket si Bashkimi Sovjetik në 1991, në prag kolapsi”

Lifestyle
Gjendet diamanti i rrallë 300 milionë vjeçar, është në formë zemre
19 February, 2019

Gjendet diamanti i rrallë 300 milionë vjeçar, është në formë zemre

Një diamant i rrallë në formë zemre është zbuluar në Rusi. Diamanti u gjet në fund të muajit janar në

Lajmet e fundit
  • Bilall Sherifi i bën një propozim LDK-së për të hyrë në Qeveri 19 February, 2019
  • Këshilli Atlantik: Zgjidhje për Kosovën, sipas modelit Greqi-Maqedoni Veriore 19 February, 2019
  • Mos i qëndroni afër shporetit të druve, mund t’ua shkaktojë këtë sëmundje mendore 19 February, 2019
  • Tahiri: Ligji për Qeverinë duhet t’i zvogëloj ministritë 19 February, 2019
  • Kosova do të hapë ambasada në Tajlandë, Bangladesh, Kolumbi dhe Ganë 19 February, 2019
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 49 306 308
Impresum
Scroll to top