Qeveria e Kosovës akoma nuk i ka marrë letrat e dorëheqjeve të kryetarëve të katër komunave me shumicë serbe në veri të vendit.
Sot kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut e Zveçanit deklaruan publikisht se kanë dhënë dorëheqje nga postet që mbanin dhe se kanë shkëputur raportet me Prishtinën zyrtare.
Në një përgjigje për Koha.net, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka thënë se është në pritje të këtyre letrave, ndërsa ka treguar se për veprimet e ardhshme është në kontakt me zyrën e Presidentit.
“Jemi vetëm duke pritur zyrtarisht të pranojmë letrat e dorëheqjes. Jemi në kontakt me zyrën e Presidentit për të ndjekur të gjitha veprimet ligjore”, ka thënë Rozafa Ukimeraj, Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së.