fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 16 February, 2019 21:29 Zaev: Mbështesim edhe ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi, por në vendin tonë s’do të ndodhë një gjë e tillë
  • 16 February, 2019 21:26 FSK-ja parakalon për herë të parë si Ushtri për festën e 11 vjetorit të Pavarësisë
  • 16 February, 2019 21:15 Jahjaga i flet Ivanka Trumpit për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë
  • 16 February, 2019 21:12 “11 vjet pauzë”, ironizohet me llogon e 11-vjetorit
  • 16 February, 2019 21:09 New York-u mbulohet me flamuj të Kosovës
  • 16 February, 2019 20:55 Ministri britanik: Nuk do ta braktisim Ballkanin..
  • 16 February, 2019 20:51 Ky është mesazhi i obeliskut “NEWBORN” në 11 vjetorin e Pavarësisë
  • 16 February, 2019 20:48 Specialja bën veprim të pazakontë, tërheq ‘urdhrin’ për ish-komandantin e UÇK’së
  • 16 February, 2019 20:45 Biden kërkon unitet për dialogun
  • 16 February, 2019 20:42 Haradinaj kërkon përkrahjen e SHBA-sa për konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
RTK-ja largohet nga ligji për pagat, bën thirrje që Kuvendi të miratojë ligjin e ri
2 February, 2019

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së, ka njoftuar se RTK-ja është larguar nga ligji për pagat.

SPERTK, gjithashtu i bën thirrje Kuvendit që sa më parë të miratojë ligjin e ri të RTK-së, me të cilin do të zgjidheshin problemet e brendshme.

“Sindikata e Punëtorëve e RTK-së falënderon të gjithë kolegët e RTK-së dhe Shoqatën Sindikale të Radio Kosovës për mbështetje në dy protestat e mbajtura para pak ditësh, ku me mbështetjen e të gjithë kolegëve të RTK-së ia arritëm ta largojmë RTK-në nga ligji për pagat, sipas të cilit gazetarët do të trajtoheshin si shërbyes civilë, ndërsa RTK do të shndërrohej nga një medium publik në atë shtetëror”, thuhet në komunikatën për media, transmeton Koha.net.

SPERTK, thuhet tutje, i bën thirrje Kuvendit të Kosovës, që sa më parë ta miratojë ligjin e ri të RTK-së, i cili do t’i zgjidhte të gjitha problemet brenda RTK-së, përfshirë çështjen kryesore – atë të financimit të pavarur. SPERTK kërkon që ky ligj të miratohet sa më parë, në të kundërtën çdo vonesë tjetër është e papranueshme për kolegët e RTK-së.

“Në rastin e kundërt, ne do t’i vazhdojmë protestat së shpejti dhe do të përdorim masa të tjera të lejuara me ligjin sindikal. SPERTK më nuk do të tolerojë që RTK të mbetet në gjendjen e tanishme e krejt kjo në mungesë të ligjit të ri, i cili duhet të miratohet urgjentisht”, thuhet tutje.

Kujtojmë se 7 milionë e 444 mijë euro nga buxheti i shtetit, janë shpenzuar për të paguar pagat e 784 punëtorëve të punësuar në Televizionin Publik të Kosovës, përfshirë menaxhementin dhe Bordin, në vitin 2017. Në këtë shifër nuk përfshihen rreth 200 punëtorë që kanë kontratë mbi vepër, raporton KTV.

Bazuar në të dhënat e raportit të auditimit të fundi të RTK-së, një anëtar i Bordit është paguar 1 mijë e 268 euro në muaj. Por, Kuvendi i Kosovës i cili deri tash ka ndarë buxhetin çdo vit për RTK-në, kishte vendosur t’u vë një tavan pagave në televizionin publik.

Kështu, koeficientet për punëtorët aty janë nga 1 deri në 7, që i bie që paga më e lartë bazë në RTK do të jetë 1 mijë e 673 euro.

Kjo kishte nxjerrë në rrugë njërën nga Sindikatat e RTK-së, që kanë kundërshtuar një gjë të tillë duke e cilësuar këtë si ndërhyrje në pavarësinë e saj. Por, bazuar në rregulloren e brendshme të RTK-së, që përcakton pagat, rrogën më të lartë e ka zëvendësdrejtori i RTK-së, që paguhet 1 mijë e 803 euro.

Kurse, gazetarët kanë pagën bazë nga 654 deri në 739 euro.

Në këtë dokument nuk përcaktohet rroga e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, por bazuar në deklarimin e pasurisë drejtori i deritanishëm i RTK-së, Mentor Shala, ka pasur një rrogë neto vjetore prej 22 mijë e 724 eurosh.

RTK-ja, aktualisht, është duke funksionuar me ushtrues detyre të drejtorit, sepse konkursi është anuluar nga Bordi me arsyetimin se nuk ka pasur kandidat që i plotësonin kriteret e kërkuara.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Lexo të ngjajshme

Kuçi: Taksa ka arritur efektin me Serbinë
Një vit nga vrasja e Ivanoviqit, Serbia nuk i jep provat e duhura Koso...
“Blick” e fut Thaçin në listën e 9 liderëve më të fuqishëm të botës...
Enver Hoxhaj shpik pozitë të re për Rexhep Hotin, paguhet sa një minis...
Pacolli: Arritje e jashtëzakonshme për Maqedoninë Veriore
Protesojnë punëtorët e KEDS-it të këtyre qyteteve
Hoti: Ideja e shkëmbimit të territoreve është tragjike
Të dyshuarit për vrasjen e Oliver Ivanoviqit sot dalin para gjyqit
SHBA-ja e interesuar të rrisë bashkëpunimin me Kosovën, sidomos në fus...
Zbulohen detaje të reja rreth vrasjes në ndërtesë të AKI-së
Seanca ndaj ish-kryeshefit të PTK-së shtyhet për në nëntor
Grupi punues për vizat, javën tjetër në Kosovë
« Previous Post
Next Post »
Opinione
Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!
14 February, 2019 13:43

Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!

Soros: “BE duket si Bashkimi Sovjetik në 1991, në prag kolapsi”
14 February, 2019 13:41

Soros: “BE duket si Bashkimi Sovjetik në 1991, në prag kolapsi”

Lifestyle
Këto janë arsyet pse disa njerëz e kanë më të vështirë të gjejnë dashurinë
15 February, 2019

Këto janë arsyet pse disa njerëz e kanë më të vështirë të gjejnë dashurinë

Ka disa persona që për një arsye apo një tjetër e kanë shumë të vështirë të gjejnë dashurinë, ose dhe

Lajmet e fundit
  • Zaev: Mbështesim edhe ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi, por në vendin tonë s’do të ndodhë një gjë e tillë 16 February, 2019
  • FSK-ja parakalon për herë të parë si Ushtri për festën e 11 vjetorit të Pavarësisë 16 February, 2019
  • Haradinaj s’ndryshon qëndrim për taksën, thotë se Serbia nuk duhet ta kushtëzojë dialogun 16 February, 2019
  • Jahjaga i flet Ivanka Trumpit për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë 16 February, 2019
  • “11 vjet pauzë”, ironizohet me llogon e 11-vjetorit 16 February, 2019
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 49 306 308
Impresum
Scroll to top