Ka vdekur aktivisti shumëvjeçar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Nazim Këpuska – Ximi.
Lajmin e ka bërë të ditur vet kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, i cili i ka shprehur ngushëllime familjes Këpuska nga Gjakova.
“Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Familjes Këpuska dhe degës së LDK-së në Gjakovë për ndarjen nga jeta të aktivistit shumëvjeçar, Nazim Këpuska – Ximi”.
“Nazim Këpuska ishte shumë vite anëtar i kryesisë së LDK-së në Gjakovë, i burgosur politik dhe luftëtar i UÇK-së. LDK-ja dhe qytetarët e Gjakovës do ta përkujtojnë përherë veprën e Nazim Këpuskës dhe veprimtarinë e tij në shërbim të qytetit të Gjakovës”, thuhet në njoftim.