fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 12 December, 2019 14:59 Ambasadori gjerman në Beograd: Të rifillojë sa më shpejtë dialogu Kosovë-Serbi
  • 12 December, 2019 12:24 Këto lagje të Prishtinës sot nuk kanë ujë
  • 12 December, 2019 12:17 Gjuriq, zyrtarët e Kosovës i quan nekrofila e terroristë, kërcënon me një tragjedi të mundshme
  • 12 December, 2019 12:15 Tokat bujqësore nuk do të taksohen as vitin e ardhshëm
  • 12 December, 2019 12:07 Kryesia e radhës së OSBE-së, mundësi dhe sfidë për Shqipërinë
  • 12 December, 2019 12:06 Shëndetësia të premten në grevë: Presim pagat me Ligjin e ri
  • 12 December, 2019 12:00 Kushtet për koalicion, as VV e as LDK nuk ndërrojnë mendje
  • 12 December, 2019 11:41 Rritja e çmimit të sigurimit të automjeteve ka rënduar shportën e konsumatorëve
  • 12 December, 2019 11:33 Ku qëndron Kosova në luftën kundër pastrimit të parave
  • 12 December, 2019 11:26 Ligji për Paga, Dogana i bashkohet bllokadës së sindikatave
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
VV: Gjasat e liberalizimit të vizave janë zero, duhet luftuar korrupsioni e krimi i organizuar
18 March, 2018
Sot, Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti konferencë për media në lidhje me mungesën e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe raportin e ekspertëve të BE-së.
Anëtarja e Kryesisë dhe deputetja Fitore Pacolli foli për raportin e ekspertëve evropian në lidhje me luftën që Qeveria e Kosovës po bën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, që është kusht kyq për liberalizimin e vizave.
“Raporti konstaton thjeshtë dhe qartë se sistemi i drejtësisë ka dështuar në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Shqetësim kryesor mbetet mungesa e pavarësisë së gjyqësorit dhe autonomia e prokurorëve sidomos në luftimin e korrupsionit në nivelin e lartë. Gjyqësori konsiderohet të jetë joprofesional, joefikas, pasiv, i ndikuar politikisht dhe i korruptuar”, tha Fitore Pacolli.
Ky raport vjen vetëm disa ditë para seancës për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit, që do të thotë se nuk do të mund të ketë liberalizim vizash edhe po të ndodhte një ratifikim i tillë, pa luftim të krimit e korrupsionit.
Anëtarja tjetër e Kryesisë dhe deputetja Albulena Haxhiu foli në lidhje me deklarimet e zbrazëta të qeverive të deritanishme për zero tolerancë ndaj korrupsionit e për më shumë jo që nuk janë ndëshkuar kriminelët asnjëherë, por janë parashkruar shumë rastë të rënda të krimit e korrupsionit.
“Vetëm këto muajt e fundit kemi qenë dëshmitarë se si të korruptuarit mbeten të paprekshëm. Pak ditë më parë u lirua nga paraburgimi për rastin Toka, Azem Syla. Më tutje kemi hezitimin e hetimeve për Devollin dhe Z-mobile në dëm të  Telekomit të Kosovës, humbjen dhe heshtjen e hetimeve dhe mosfillimi i procesit për aferen Pronto. Poashtu rasti i Enver Hasanit që u dënua me kusht për veprime korruptive por edhe shumë raste të tjera të korrupsionit që qëllimshëm parashkruhen.”, tha Albulena Haxhiu.
Albulena Haxhiu poashtu foli edhe për procedimin e projektligjit për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme.
“Ky projektligj do të forcojë kompetencat e prokurorisë por po ashtu e vendos barrën e provës tek personi i dyshuar dhe jo tek prokurori siç është aktualisht”, shtoi ajo.
Poashtu në fund u njoftua se Lëvizja VETËVENDOSJE! nesër do të ftojë interpelancë me Ministren e Integrimeve në lidhje me të gjeturat e raportit të ekspertëve nga BE.

 

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Me Shqipërinë në BE mund të flemë të qetë
29 October, 2019 13:04

Me Shqipërinë në BE mund të flemë të qetë

Kush është djali i ‘El Chapos’ për të cilin karteli i drogës ‘dogji’ qytetin
18 October, 2019 14:56

Kush është djali i ‘El Chapos’ për të cilin karteli i drogës ‘dogji’ qytetin

Lifestyle
Misteri i fëmijëve albin në Afrikë, vriten për të shitur eshtrat e tyre, një trup vlen 75 mijë euro
12 December, 2019

Misteri i fëmijëve albin në Afrikë, vriten për të shitur eshtrat e tyre, një trup vlen 75 mijë euro

Në Malavi, të lindurit me albinizëm mund të jetë një dënim me vdekje. Në katër vitet e fundit, të paktën

Lajmet e fundit
  • Ambasadori gjerman në Beograd: Të rifillojë sa më shpejtë dialogu Kosovë-Serbi 12 December, 2019
  • Kurti: S’ka ende marrëveshje me LDK-në, sot nuk takohemi me Mustafën 12 December, 2019
  • Arrestohen 13 persona në Ferizaj për bixhoz, konfiskohen mbi 40 mijë euro para të gatshme 12 December, 2019
  • Haradinaj: Fitoret e sportistëve po e lartësojnë imazhin e Kosovës në botë 12 December, 2019
  • Këto lagje të Prishtinës sot nuk kanë ujë 12 December, 2019
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top