fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 16 February, 2019 21:29 Zaev: Mbështesim edhe ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi, por në vendin tonë s’do të ndodhë një gjë e tillë
  • 16 February, 2019 21:26 FSK-ja parakalon për herë të parë si Ushtri për festën e 11 vjetorit të Pavarësisë
  • 16 February, 2019 21:15 Jahjaga i flet Ivanka Trumpit për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë
  • 16 February, 2019 21:12 “11 vjet pauzë”, ironizohet me llogon e 11-vjetorit
  • 16 February, 2019 21:09 New York-u mbulohet me flamuj të Kosovës
  • 16 February, 2019 20:55 Ministri britanik: Nuk do ta braktisim Ballkanin..
  • 16 February, 2019 20:51 Ky është mesazhi i obeliskut “NEWBORN” në 11 vjetorin e Pavarësisë
  • 16 February, 2019 20:48 Specialja bën veprim të pazakontë, tërheq ‘urdhrin’ për ish-komandantin e UÇK’së
  • 16 February, 2019 20:45 Biden kërkon unitet për dialogun
  • 16 February, 2019 20:42 Haradinaj kërkon përkrahjen e SHBA-sa për konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Ekologji
  • Energjia
VV: Reformat në administratë publike sa për të legjitimuar rritjen e pagës së qeveritarëve
9 November, 2018

Vetëvendosje njofton se amendamentet e dorëzuara për paketën ligjore të Administratës publike janë në mbështetje të arsimit, shëndetësisë, drejtësisë e sigurisë.

Përmes një njoftimi për media, ajo thekson se pas më shumë se katër vjetësh Ministria e Administratës Publike dërgoi në Kuvend ndryshimet për paketën e Administratës publike, ku përfshihen dhe pagat në këtë sistem.

Kësaj pakete i parapriu vendimi arbitrar, i paligjshëm dhe i padrejtë i Qeverisë Haradinaj për t’ia rritur pagat vetes, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes, përmes të cilës njofton për amendamentet që ka dorëzuar ndaj paketës së ligjeve të Administratës publike.

Në thelb edhe pse kjo paketë ligjore ishte parashikuar që të realizonte një reformë në administratën publike, përfundoi duke qenë një mbulesë legjitimuese për rritjen e paligjshme të pagave që i bëri vetes dhe të tijve kryeministri aktual, thuhet në vazhdim të njoftimit.

Me këtë paketë ligjore do të duhet të kishim edhe diskutimin e gjerë e përmbajtjesor mbi modelin e Administratës publike të Kosovës. Por fatkeqësisht kjo mungon. Duhet të kishim edhe standardizimin e agjencive dhe institucioneve të tjera, përveç ekzekutivit e legjislativit. Edhe kjo mungon. Në të kundërtën, kjo paketë sjell pështjellime e paqartësi duke i kthyer nën varësi të qeverisë plot instiucione e agjenci që duhet të jenë të pavarura.

Kjo paketë duhet të paraprihej nga diskutimi e debatimi i plotë mbi profesionet, shkollimin dhe karakteristikat e profesioneve brenda shërbimit publik të Kosovës. Dhe mbi kritere të drejta e të barabarta duhej të përkufizonte ato. Si rrjedhim do të duhet të kishim ligjin dhe klasifikimet për pagat. As kjo nuk ndodhi. Kjo paketë nuk garanton pagë të barabartë për punë të barabartë. Dhe nuk arrin të shquaj profesionet me vështirësi të lartë e kërkesë shkollimi superior.

Reforma në administratë do të duhet të adresonte fillimit shërbyesit e nëpërkëmbur ata që janë në nivelin më të ulët të pagesave dhe të trajtimit. Nuk e kanë bërë, përkundrazi janë kujdesur që zyrtarët publik të lartë edhe ashtu me plot privilegje t’i rehatojnë edhe më tej.

Si pasojë punonjësit shëndetësor, sistemi arsimor parauniversitar e parashkollor në përgjithësi, stafi mbështetës i sistemit të drejtësisë, zjarrfikësit e plot kategori të tjera nuk janë adresuar nga qeveria.

Edhe pse ne kemi kritika thelbësore dhe kërkesë për ta nisur ndryshimin që në thelb të kësaj pakete siç janë bërë publike dhe janë adresuar në komisione parlamentare nga përfaqësuesit tanë, duke qenë se mazhoranca ka gjetur votat për ta kaluar në lexim të parë, deputetët tanë në konsultim me profesionistët e punëtorët e sektorit publik kanë adresuar tre fusha bazë, si arsimi, shëndetësia dhe drejtësia. Shtuar këtyre dhe kërkesat për ulje dhe heqje të shtesave për zyrtarët e lartë.

Ne besojmë se Administrata publike është zemreku i shtetit. Ne e duam punonjësin e sektorit publik si përshpejtim i shtetësisë sonë, jo si peng i shtetit të kapur, vazhdon njoftimi.

Republika e Kosovës duhet sa më parë të adresoj në një tjetër mënyrë e platformë llojin e organizimit të admistratës ku paga e Presidentit nuk është 17 herë me e lartë se paga minimale e sanksionuar me ligj në Kosovë. Ku drejtuesit e kabineteve të ministrave paguhen e vlerësohen më shumë se kirurgët e arsimtarët. Ku stafet e ministrave paguhen 10 fish më shumë se edukatorët e çerdheve.

Përveç amandementeve që Lëvizja Vetëvendosje i dorëzoi dje në Kuvend nëpërmjet deputeteve të saj dhe nëpërmjet komisioneve, ku bëjnë pjesë, gjatë ditëve në vijim do të thërrasë në takim konsultuese e diskutim publik sindikatat e përfaqësuesit e institucioneve që kanë pasur probleme me këtë paketë.

Po ashtu të gjitha shqetësimet e tyre po përpiqemi që t’i bëjmë pjesë të ndryshimeve në grupin punues të Komisionit parlamentar për Administratë Publike.

Lexo të ngjajshme

Vuçiq flet për demarkacionin mes Kosovës dhe Serbisë
Hetimet pritet të çojnë në ndërprerjen e pagave për veteranët “mashtru...
Oficeri i FSK-së nderohet me dy çmime në SHBA
Parlamenti Evropian sot voton për liberalizimin e vizave për Kosovën...
LDK mohon përfshirjen në dialog
Tahiri: Do t’i japë fund pasigurisë juridike për pronën publike...
Raporti i KE-së, Dimitrov: Shpresoj të kemi rekomandim të pastër
Molliqaj: Drejtori i ri i Policisë është njeri i SHIK-ut, i përfshirë ...
ShBA rishprehë zotimin për sigurinë në Kosovë
Thaçi dhe Vuçiqi nuk e ndajnë të njëjtin optimizëm për marrëveshje...
Kocijançiq thotë se Prishtina dhe Beogradi e përcaktojnë dialogun
Policia me njoftim para protestës së nesërme
« Previous Post
Next Post »
Opinione
Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!
14 February, 2019 13:43

Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!

Soros: “BE duket si Bashkimi Sovjetik në 1991, në prag kolapsi”
14 February, 2019 13:41

Soros: “BE duket si Bashkimi Sovjetik në 1991, në prag kolapsi”

Lifestyle
Këto janë arsyet pse disa njerëz e kanë më të vështirë të gjejnë dashurinë
15 February, 2019

Këto janë arsyet pse disa njerëz e kanë më të vështirë të gjejnë dashurinë

Ka disa persona që për një arsye apo një tjetër e kanë shumë të vështirë të gjejnë dashurinë, ose dhe

Lajmet e fundit
  • Zaev: Mbështesim edhe ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi, por në vendin tonë s’do të ndodhë një gjë e tillë 16 February, 2019
  • FSK-ja parakalon për herë të parë si Ushtri për festën e 11 vjetorit të Pavarësisë 16 February, 2019
  • Haradinaj s’ndryshon qëndrim për taksën, thotë se Serbia nuk duhet ta kushtëzojë dialogun 16 February, 2019
  • Jahjaga i flet Ivanka Trumpit për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë 16 February, 2019
  • “11 vjet pauzë”, ironizohet me llogon e 11-vjetorit 16 February, 2019
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 49 306 308
Impresum
Scroll to top