13 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në Shqipëri të dielen, nga 260 të testuar, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri. Të gjitha këto raste janë nga qarku i Durrësit.
Që nga paraqitja e rasteve të para, 76 për qind e të prekurve tashmë janë të shëruar, raporton tch.
“Janë testuar 260 qytetarë si të dyshuar si të prekur me Covid19 dhe kanë rezultuar pozitivë 13 qytetarë, të gjithë në Qarkun Durrës. Rastet e reja janë kontakte të personave që tashmë rezultojnë pozitivë në vatrën e re të Durrësit, ndërkohë që po vazhdon hetimi epidemiologjik aktiv në terren”, ka thënë Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri.