Pa u mbushur ende 24 orë nga urdhëri i dhënë një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, dorëhiqen 7 drejtorë në Shkodër.
“Stop!”- Kryetarja e këshillit bashkiak të Shkodrës vihet në siklet përpara gazetarëve, kërkon… on Vidnews.
‘Panorama’ mëson se të dorëhequrit e parë janë:
Kadri Ymeri, drejtor te zyra vendore e Arsimit
Astrit Beci, drejtor i Shendetit Publik
Mustaf Kraja drejtor i Bujqesise
Luan Heta, drejtor i Hidrocentralit
Agim Dardha, drejtor i zonave te Mbrojtura
Edmond Emini, drejor i Postes dhe kryetar i PS Shkoder
Dhe pritet gjithashtu Ardian Dajti, drejtor i Spitalit Shkodër
Një ditë më parë, Kryetarja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Brisela Kadia, në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së kryeministrit Edi Rama me drejtuesit politik të qarkut Shkodër, tha se është marrë vendimi që të shkarkohen të gjithë drejtorët aktualë rajonalë dhe se prioritet për plotësimin e vendeve vakante do të kenë femrat.
Kadia shtoi se gratë dhe vajzat do të kenë prioritetet për të qenë në krye të drejtorive të Shkodrës.
“Ndjej të domosdoshme të bëj një komunikatë. Të gjithë drejtorët e bashkisë Shkodër iu komunikua se duhet të japin dorëheqjen. Vendet do të plotësohen nga persona që do jenë brenda këtyre institucioneve. Do ngrihet një komision qytetar për të përcaktuar zëvendësuesit. Prioritet do të kenë në këto vende vakante që do të krijohen gratë, për të qenë drejtuese të këtyre institucioneve”, tha Kadia.