fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 22 January, 2021 15:33 Ahmetaj për votimin jashtë vendit: 134 mijë emaila të pahapura do t’i procedojmë gjatë ditëve në vazhdim
  • 22 January, 2021 15:19 Kandidati i PDK’së për deputet: Vetëvendosje po pretendon ta instalojë diktaturën
  • 22 January, 2021 15:10 Frashër Krasniqi: Glauk Konjufca dhe Haki Abazi ndjehen të dyshuar nga lideri suprem
  • 22 January, 2021 15:08 Edhe Sali Berisha e komenton çështjen e certifikimit të Albin Kurtit
  • 22 January, 2021 14:52 Seanca për rastin e Ivanoviqit mbahet më 5 shkurt
  • 22 January, 2021 14:43 Dave Chappelle infektohet me COVID-19
  • 22 January, 2021 14:30 Gigi Hadid bën të ditur emrin e vajzës së saj me Zayn Malik
  • 22 January, 2021 14:26 Punëtorët e Postës ankohen për mospagesat e pagave dhe konkursin për punëtorë të rinj
  • 22 January, 2021 14:19 Dështon gjykimi ndaj Haki Rugovës, mungon prokurori i rastit dhe i akuzuari Rugova
  • 22 January, 2021 14:17 Reagon edhe ambasada e Francës në Kosovë: KQZ’ja të lejohet ta bëjë punën pa ndërhyrje
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
24 organizata reagojnë ndaj doktorit kosovar, i cili arsyetoi përdhunuesit e grave
1 August, 2019

Organizatat e shoqërisë civile kanë reaguar ndaj deklaratave të patologut kosovar, Dr. Nazim Qehaja, i cili justifikoi dhunimet seksuale, të cilat, sipas tij, ndodhin për shkak se një vajzë/grua vishet në një mënyrë që për të konsiderohet e “pamoralshme dhe antikombëtare”.

 

Reagimi i përbashkët i 24 organizatave të shoqërisë civile:

Nuk kanë kaluar as gjashtë ditë qëkur patologu kosovar, Dr. Nazim Qehaja, shkaktoi skandal kur haptazi justifikoi dhunimet seksuale, të cilat, sipas tij, ndodhin për shkak se një vajzë/grua vishet në një mënyrë që për të konsiderohet e “pamoralshme dhe antikombëtare”.

Pas disa reagimeve në media sociale nga aktivistët e të drejtave të njeriut, të drejtave të grave dhe vajzave si  dhe nga aktivistët e të drejtave të personave LGBT, Dr. Qehaja vazhdoi duke arsyetuar qëndrimet dhe bindjet e tij, se dhuna seksuale në disa raste është e arsyeshme, dhe se përdhunuesit nuk duhet të dënohen, as nuk duhet të përgjigjen para ligjit.

Duke u thirrur në “profesionalizmin” e tij prej mjeku, profesion ky që në parim ka trajtimin e barabartë dhe me dinjitet të të gjithëve pa dallim, Dr. Qehaja tha se “…jo vetëm në aspektin human, por edhe profesional, psikomjekësor, dhunuesit e femrave të këtilla, publikisht, skajshëm provokative, nuk duhet të përgjigjen para ligjit”, tutje, për ta arsyetuar këtë deklaratë, disa ditë më vonë ai shtoi se “…për komentimin tim profesional, duke trajtuar si objekt të mundshëm të dhunimit nga persona me çrregullime mentale, sepse vetëm këta dhunojnë, në veçanti kur janë të provokuar”. Kështu ai minimizoi problemin e dhunimeve seksuale, duke përgënjeshtruar se vetëm personat me “çrregullime mentale” dhunojnë. Për më tepër, edhe pas reagimeve të aktivistëve, i njejti u shpreh se një komb është në rrezik “Kur për moralin flasin laviret, kurvarët, homoseksualët dhe të tjerët me çrregullime të ngjashme psikosomatike!”.

Përmes kësaj letre, ne të poshtë shënuarit rikujtojmë Dr. Qehajën se në qoftë se dhunimi seksual do të ishte specifikë e personave me çregullime mendore, atëherë shteti ynë përmes ligjeve që janë të harmonizuara me ligjet e vendeve të zhvilluara demokratike, nuk do ta përkufizonte dhunimin seksual si vepër penale, të dënueshme me 2-10 vjet burgim, por si çrregullim të shëndetit mendor. Andaj, ky qëndrim dhe kjo bindje e tij është e pabazë dhe për më tepër e kundërligjshme.

Thirrja dhe arsyetimi i veprave të tilla kriminale, duke fajësuar veshjen “provokative”, është nxitje publike e urrejtjes, vepër kjo e cila sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet.

Ne poashtu i rikujtojmë Dr. Qehajës, i cili pos të tjerash bëri edhe deklataratë skandaloze me përmbajtje jashtëzakonisht homofobike, se komuniteti i profesionistëve mjekësor ndërkombëtar që nga viti 1990, përmes Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka vërtetuar se homoseksualiteti nuk karakterizohet si sëmundje, aq më pak si sëmundje psikosomatike siç e ka definuar ai.

Për mungëse të njohurive bazike dhe për nxitje të urrejtjes, në një vend demokratik, një personi si Nazim Qehaja do t’i revokohej diploma dhe do t’i ndalohej ushtrimi i detyrës së mjekut.

Ne kërkojmë nga Komisioni i Mjekëve që publikisht të distancohen nga gjuha e urrejtjes që Dr. Qehaja ka përdorur ndaj grave, vajzave dhe personave LGBT, si dhe ta dënojnë këtë gjuhë dhe mungesën e profesionalizmit mjekësor të tij.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës garanton liri dhe siguri për çdo qytetar, pa marrë parasysh gjininë, identitetin gjinor, orientimin seksual, kombin, racën ose fenë. Në bazë të ligjit, çdo person që përhap urrejtje dhe përçarje, duhet të marrë dënimin e merituar. Andaj, kërkojmë gjithashtu nga Prokuroria e Shtetit që urgjentisht të marrin masa ndaj Dr. Qehajës

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Zbuloni rëndësinë e dimrit për gjumin, infeksionet dhe lëkurën
22 January, 2021

Zbuloni rëndësinë e dimrit për gjumin, infeksionet dhe lëkurën

Moti i ftohtë mund të duket si ndëshkimi më i madh për dikë që preferon pranverën a verën, megjithatë, ai

Lajmet e fundit
  • Në mesin e të vdekurve nga COVID-19 është edhe një 47 vjeçar 22 January, 2021
  • 14 të vdekur dhe 289 raste të reja me koronavirus 22 January, 2021
  • Zyra për Certifikim rekomandon që Kurtit t’i lejohet kandidimi 22 January, 2021
  • Ahmetaj për votimin jashtë vendit: 134 mijë emaila të pahapura do t’i procedojmë gjatë ditëve në vazhdim 22 January, 2021
  • Adebayor: Nuk do të jap para për bamirësi, bëj e ha ç’të dua 22 January, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top