Policia ka bërë të ditur përmes raportit se 26 vjeçari i cili u gjet i vdekur në Qendrën e Azilit në Magurë të Lipjanit, është shtetas maroken.
“Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, thuhet më tej në raportin 24 orësh.
Ndërkohë lajmin për vdekjen e tij, e ka konfirmuar dje për Klankosova.tv, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.
Borovci tha se policia ka nisur hetimet dhe me kujdes të shtuar po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura.