Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë regjistruar 29 raste të reja me COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas raportit, në 24 orët e fundit janë shëruar 36 pacientë, ndërsa vazhdojnë të mbesin 538 raste aktive.
Deri më tani në total janë administruar 1 milion e 823 mijë e 118 doza të vaksinës, ku 901 mijë e 723 qytetarë janë vaksinuar me dozën e parë, 820 mijë e 842 me dozën e dytë dhe janë dhënë 100 mijë e 387 doza të treta apo përforcuese.