Shqipëria do të vazhdojë të blejë grurë nga Serbia, pavarësisht vendimit të qeverisë serbe për të ndaluar eksportimin e grurit.
“Edhe nëse nëse nuk kemi korrje, me sasinë që kemi në gjendje mund të ofrojmë shumë për rajonin dhe më gjerë. Rusia dhe Ukraina janë prodhuesit e dytë dhe të katërt të grurit në botë. Ne do të ndihmojmë tregtarët, çmimi është i mirë”, tha Vuçiç.
Disa ditë më parë, pasi qeveria serbe tha se do të ndalojë eksportin e grurit dhe misrit, për shkak të luftës në Ukrainë, kryeministri Edi Rama, tha se përmes ‘Ballkanit të Hapur’, Shqipëria mund të negociojë me Serbinë dhe të vazhdojë të tërheqë sasinë e mallit pëqr të cilin kompanitë shqiptare kishin rënë dakord më herët,
Përfaqësuesit e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, që përbëjnë nismën “Ballkani i Hapur”, kishin planifikuar të mbanin një takim të ri në mes të marsit, por e kanë shtyrë për në maj, për shkak të luftës në Ukrainë.