fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 16 January, 2021 22:21 Vasfije Krasniqi do të jetë kandidate për deputete në listën e VV-së
  • 16 January, 2021 22:20 Shala dorëzon listën e Nismës: Do jemi befasia e këtyre zgjedhjeve
  • 16 January, 2021 22:18 28 subjekte politike garojnë për zgjedhjet e 14 shkurtit
  • 15 January, 2021 21:11 Disa zona në Prishtinë, Fushë-Kosovë e Obiliq sonte mbesin pa ujë të pijshëm
  • 15 January, 2021 21:09 Anëtari i Kryesisë së PDK’së: Hoxhaj po e pret Kurtin në debat, le ta merr edhe Osmanin me vete
  • 15 January, 2021 21:06 Hoti për aderimin e Osmanit: Ajo e vendosi në ballë logon e VV’së
  • 15 January, 2021 21:02 Anëtarët e VV-së: Reagimi i KQZ-së për aplikacionin online për mërgimtarët, absurd dhe i dëmshëm
  • 15 January, 2021 20:58 Në fund të janarit vijnë vaksinat kundër COVID-19 për personelin shëndetësor
  • 15 January, 2021 15:57 Meta: Masakra e Reçakut shokoi botën,është dëshmi e pakundërshtueshme e gjenocidit dhe spastrimit etnik
  • 15 January, 2021 15:30 Germin dorëzon ankesë në Supreme për votat nga diaspora
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
36 raste të reja në Kosovë, shkon në 423 numri i të infektuarve me Covid-19
16 April, 2020

Në Kosovë vazhdon të rritet numri i të infektuarve me koronavirus. Sipas IKSHPk-së sot janë shënuar 36 raste të reja duke e çuar numri në total në 423 të infektuar.

Ndërsa sot, më 15 prill 2020, janë shëruar edhe pesë pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 71.

Njoftimi i plotë i IKSHPK:

PESË TË SHËRUAR DHE TRIDHJETË E GJASHTË RASTE ME COVID-19! Sot më 15 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 173 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Me SARS-CoV-2, pozitiv sot janë diagnostikuar gjithsej tridhjetë e gjashtë (36) raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti, nëntë (9) raste nga komuna e Ferizajit (sipas vendbanimit: katër (4) raste Ferizaj, katër (4) raste Talinovc dhe një (1) rast Mirash), tetë (8) raste nga komuna e Kamenicës (sipas vendbanimit: katër (4) raste Topanicë, katër (4) raste Hodonovc), pesë (5) raste nga komuna e Prizrenit (sipas vendbanimit: katër (4) raste Prizren dhe një(1) rast Skorobishte), tre (3) raste me vendbanim në Gjakovë, dy (2) raste me vendbanim në Prishtinë, dy (2) raste me vendbanim në Mitrovicë e veriut dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Suharekë, Lipjan, Ramjan-Viti, Banjë-Malishevë, Studenicë-Istog, Lëbushë-Deçan dhe Zveçan.

Sot më 15 prill 2020, janë shëruar edhe pesë (5) pacient, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej shtatëdhjetë e një (71).

Më datë 15 prill 2020, nga Klinika Infektive është raportuar edhe një rast i vdekjes, i gjinisë mashkull me moshë 69 vjeç nga Semetisht-Suharekë, i konfirmuar me COVID-19 me datë 11.04.2020. Pacienti është hospitalizuar në gjendje të rëndë me datë 10.04.2020 dhe ka patur sëmundje shoqëruese kardiake.

Nga data 08 shkurt deri më 15 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.720 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej katërqind e njëzet e tre (423) me 9 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 5.279 kontakte të rasteve.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 15 prill 2020 sipas Ëorldometers, janë raportuar gjithsej 2.067.893 raste të COVID-19 dhe 133.275 raste të vdekjes.

QYTETARË TË DASHUR!

Sot ka filluar aplikimi i një cikli të ri të masave parandaluese ndaj përhapjes së COVID-19 në vendin tonë! Duke qenë se këto masa janë në funksion të ruajtjes dhe mbrojtjes së shëndetit tuaj, të familjes dhe popullatës në tërësi, kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj në aplikimin e tyre. Në ballafaqimin me pandeminë e COVID-19 këto janë masa të ndërmarra dhe të aplikuara edhe nga vendet tjera dhe të cilat i kanë treguar efektet e tyre.

Prandaj, ju lutemi që t’iu përmbaheni të gjitha masave të shpallura dhe të respektoni në përpikëri oraret e lëvizjes të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Edhe kur dilni në orët e përcaktuara të lëvizjes, ju lutemi të respektoni masat e distancimit fizik dhe të mos qëndroni në grumbuj qoftë edhe në oborret e shtëpive tuaja apo para hapësirave tregtare dhe sporteleve, që të mos rrezikoni veten dhe familjet tuaja!
Të nderuar familjarë të të moshuarve: Ju lutemi kujdesuni për më të dashurit tuaj të moshuar dhe për nevojat e tyre, duke u siguruar që të mos dalin nga shtëpia!

Të dashur qytetarë,

Ju lutemi që t’i përmbaheni të gjitha rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Mbani distancën fizike për së paku 2 metra dhe aplikoni masat e nevojshme higjienike. Virusi nuk ka këmbë! Mos ia jepni këmbët ju!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
35-vjeçari që hodhi 240 milionë euro në mbeturina kërkon ndihmën e shtetit
15 January, 2021

35-vjeçari që hodhi 240 milionë euro në mbeturina kërkon ndihmën e shtetit

Një inxhinier britanik që thotë se aksidentalisht kishte humbur një disk për ruajtjen e të dhënave në të cilën kishte

Lajmet e fundit
  • Vasfije Krasniqi do të jetë kandidate për deputete në listën e VV-së 16 January, 2021
  • Shala dorëzon listën e Nismës: Do jemi befasia e këtyre zgjedhjeve 16 January, 2021
  • 28 subjekte politike garojnë për zgjedhjet e 14 shkurtit 16 January, 2021
  • VV e publikon listën me emrat e deputetëve: Kurti i pari – Osmani e dyta 16 January, 2021
  • PDK-ja publikon listën e kandidatëve për deputetë, dhjetëshja e parë pa befasi 16 January, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top