fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 21 March, 2023 23:42 Murati thotë se me qeverinë “Kurti” ekonomisë çdo vit i shtohet nga 1 miliard euro
  • 21 March, 2023 23:41 Kjo është polica e re kufitare
  • 21 March, 2023 23:40 Pas humbjeve në Trust, opozita kritikon Qeverinë që refuzoi tërheqjen nga kontributpaguesit
  • 21 March, 2023 23:38 200 metra afër, incidenti i dy avionëve mbi qiellin e Kosovës [video] 200 metra afër, incidenti i dy avionëve mbi qiellin e Kosovës
  • 21 March, 2023 23:35 Arrestohet postieri, e fshehu një zarf me disa fotografi të ndjeshme brenda
  • 21 March, 2023 23:34 Dalin rezultatet, ky është çifti që votuan shqiptarët për të nxjerrë në nominim
  • 21 March, 2023 23:33 “Unë nuk luaj me zemrën time”/ Keisi flet për ndërprerjen e marrëdhënies me Kristin
  • 21 March, 2023 23:32 Vazhdon historia e debatit mbi sytjenat, pas Shota Baraliut reagon edhe Ana Kabashi (FOTO)
  • 21 March, 2023 23:31 Abdixhiku: DASh me deklaratë zhgënjyese ndaj Kosovës, për herë të parë në histori
  • 21 March, 2023 23:30 Hasani: Marrëveshja e Ohrit është autonomi territoriale për serbët
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
41-vjeçari që la punën për t’u bërë miliarder me robotin që bën kafe
31 December, 2021

Të lësh punën është gjithmonë një situatë që mbart një rrezik në vetvete, veçanërisht kur puna nuk lihet për të nisur një tjetër, por për t’u futur në një sektor pak të eksploruar. Në rastin e Keith Tan, biznesi i robotëve që bëjnë kafe e ka bërë atë miliarder.

Në vitin 2015, 41-vjeçari vendosi të linte punën si financier për të ndryshuar jetën e tij: “Po punoja dhe mendova: është shansi im, duhet të bëj diçka, të ndërtoj diçka për veten time”.

Ai krijoi zinxhirin e tij të kafeneve. Ai i vendosi ato në vende strategjike në Singapor dhe Japoni: zyra, aeroporte dhe stacione transporti. Surpriza për klientët që hynin në këto objekte ishte se aty nuk kishte personel njerëzor. Në vend të kamarierëve kishte vetëm një makineri të quajtur “Ella”. Ky robot është i aftë që të përgatisë, në vetëm pak sekonda, deri në 300 kombinime kafeje, nga një kapuçino deri në një “latte”.

Kjo makineri, që ka një krah robotik, funksionon 24 orë në ditë dhe është e aftë të shërbejë rreth 200 njësi në orë, që është katërfishi i performancës së një kamarieri. Kështu, totali ditor arrin në 4800 kafe. Ky efikasitet ka një efekt të drejtpërdrejtë në çmimin për konsumatorin: kushton 3 dollarë, për çmimin mesatar prej 4,5 dollarë në Singapor.

Mirëmbajtja e robotit është gjithashtu e thjeshtë: nevojitet vetëm qumësht i freskët dhe kokrra kafeje për çdo 360 porosi. Pas tre vitesh punë të palodhur nga kompania e themeluar nga Tan, Croën Digital dhe pas partneritetit me Techman Robot, makineria “lindi” në vitin 2018.

Ideja ishte tashmë në funksion para ardhjes së COVID, por ky ishte një faktor që promovoi përdorimin e tij. Kufizimet bënë që konsumatorët të interesoheshin shumë për këtë lloj teknologjie. “Ka raste kur thjesht dëshironi shpejtësi, qëndrueshmëri dhe lehtësi në porositje, dhe pikërisht këtu mund të futet robotika”, thotë krijuesi i saj.

Që nga hyrja në treg, pajisja Croën Digital ka qenë e pranishme në 1657 stacione treni dhe 30 stacione metroje: çdo ditë, më shumë se 18 milionë udhëtarë mund të shijojnë kafenë që duan në vetëm pak sekonda. Megjithatë, lind pyetja nëse ky robotizim i proceseve mund t’i japë fund punës së njerëzve në këtë sektor. Sipas Forumit Ekonomik Botëror, vlerësohet se ky automatizim do të zhvendosë rreth 85 milionë vende pune deri në vitin 2025. Megjithatë, si rezultat i kësaj teknologjie të shtuar, do të krijohen rreth 97 milionë vende pune për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e saj për të njëjtën periudhë kohore./A2CNN

« Previous Post
Next Post »
Opinione
“Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….”
21 March, 2023 23:47

“Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….”

Lifestyle
Puna me orë të zgjatura, si të kujdesemi?
21 March, 2023

Puna me orë të zgjatura, si të kujdesemi?

Edhe pse puna me orë të gjata në zyrë mund të ndihmojë progresin e korporatës, ajo nuk ju ndihmon ju

Lajmet e fundit
  • Kërkesa e qartë e BE-së dhe SHBA-së drejt Kurtit e Vuçiqit: Zbatojeni Marrëveshjen e Ohrit 22 March, 2023
  • Kryhet një operacion i rrallë në Spitalin e Pejës, 67-vjeçares i hiqet masa tumorale 21 March, 2023
  • “Lufta” në OFK: Gjyqi i Nderit e rikthen Jakupin, anëtarët e Kuvendit iniciojnë zgjedhjen e kryetarit të ri 21 March, 2023
  • “Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….” 21 March, 2023
  • Është koha për të marrë përgjegjësi dhe për të ecur drejt BE-së 21 March, 2023
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top