5 mijë e 992 raste aktive me COVID-19 janë në Kosovë.
Të dielën Ministria e Shëndetësisë ka raportuar edhe 393 raste të reja me COVID-19.
Ndërkaq të shëruar ishin 928 sosh, duke e ulur numrin e rasteve aktive.
Ndryshe 3,184 persona kanë vdekur që nga paraqitja e rasteve të para në Kosovë, të cilat ishin konfirmuar më 13 mars të vitit 2020.