Prishtina vazhdon të jetë e para në listën e qyteteve me më së shumti raste aktive me COVID-19 në Kosovë, ku numri i rasteve aktive vazhdon të mbetet 6,287.
Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, pas Prishtinës me më shumë raste aktive janë Peja me 2,323 dhe Gjilani me 1,836 raste.
Derisa gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 1,283 raste të reja pozitive me COVID-19, ndërsa janë shëruar 4,397 persona të infektuar deri më sot.